web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vrasja e dyfishtë në Durrës/ Si u ekzekutuan me kallashnikov vëllezërit Haxhia

27 Prill 2020, 16:17, Kronika CNA

Janë zbardhur detajet e para nga vrasja e dyfishtë që tronditi Durrësin pasditen e sotme.

Viktimat janë Viktor dhe Besmir Haxhia, vëllezër. Teksa udhëtonin në një automjet tip Golf afër Spitallës atyre u është zënë pritë nga një tjetër automjet i cili ka qëlluar me breshëri plumbash duke i lënë të vdekur në vend.

Dy viktimat nuk rezultojnë persona në kërkim apo të akuzuar për ndonjë ngjarje kriminale, edhe pse policia vijon hetimet.

Ndërkohë, në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policore./CNA.al





Lajmet e fundit nga