Trump kërcënon Iranin: Do të godasim urat dhe termocentralet nëse nuk riktheheni në negociata
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Presidenti i Republikës Ilir Meta i ka dërguar një letër Këshillit të Lartë Gjyqësor, Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Prokurorit të Përgjithshëm, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministrisë së Brendshme, Ministrisë së Drejtësisë, Institutit të Shëndetit Publik dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit lidhur me ndryshimet në kodin penal.
Pasi dekretoi ndryshimet e bëra nga maxhoranca në Kodin Penal që kanë të bëjnë me situatën që po kalon vendi nga pandemia me anë të një letre, Meta kërkon koordinim mes 8 institucioneve për zbatimin e unifikuar të tyre.
Letra i është dërguar për dijeni edhe Kryetarit të Kuvendit, kryeministrit dhe Avokatit të Popullit.
Të nderuar,
Në datën 16 prill 2020, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë miratoi Ligjin nr. 35/2020 ?Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7895, datë 27.1.1995, ?Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë?, i ndryshuar.
Ky ligj u shpall me dekret në datën 22 prill 2020 dhe në datën 23 prill 2020 u botua në Fletoren Zyrtare.
Dekretimi i këtij ligji në datën 22 prill, u shoqërua me një deklaratë për shtyp ku shprehimisht u kërkua që, përpara hyrjes në fuqi të dispozitave të reja në Kodin Penal:
? Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Komiteti i Ekspertëve dhe Komiteti Ndërministror i Emergjencave Civile, të vlerësojnë plotësimin e kuadrit ligjor apo nënligjor që lidhet drejtpërdrejt me aplikimin e legjislacionit penal, si dhe përcaktimin e qartë dhe shterues sipas ligjit nr. 15/2016 të listës së sëmundjeve infektive të rrezikshme, që lidhen me zbatimin e masave të jashtëzakonshme, procedimin administrativ apo penal;
? Të gjitha kufizimet, masat e veçanta apo rregullat, shkelja e të cilave sjell sanksione administrative e më pas, penale, të nxjerra nga ministri i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave apo çdo organ tjetër i ngarkuar nga ligji, t`i nënshtrohen një fushate të gjerë e të vazhdueshme informimi publik, përpos botimit të detyrueshëm dhe brenda afatit në Fletoren Zyrtare;
? Fushata e informimit duhet të përfshijë edhe normat e reja penale;
? Pushteti vendor dhe Qeveria duhet të rrisin kapacitetet e tyre për t`iu përgjigjur në kohë kërkesave dhe nevojave më jetësore të shtresave më në nevojë dhe sidomos të pensionistëve, të cilëve iu është kufizuar liria e qarkullimit;
? Njoftimi i menjëhershëm dhe i drejtpërdrejtë i personave të diagnostikuar, karantinuar apo izoluar, dhe i të afërmve të tyre dhe personave të tyre të kontaktit, të jetë i dokumentuar.
Deri më sot, nuk kemi administruar informacion zyrtar se si është punuar nga ana juaj në këtë drejtim, por sjell në vëmendjen tuaj edhe një herë nevojën për bashkëpunim dhe koordinim mes institucioneve shtetërore përgjegjëse për sa më sipër.
Gjithashtu, ritheksoj se, zbatimi i ndryshimeve në Kodin Penal që përmbajnë figurat e dy veprave të reja penale, e që lidhen në mënyrë të drejtpërdrejtë me situatën në të cilën ndodhemi për shkak të pandemisë COVID- 19, nuk duhet të lërë asnjë shteg për keqinterpretim sa i takon rrethit të subjekteve dhe veprimeve apo mosveprimeve që ngarkojnë me përgjegjësi penale.
Për shkak të rëndësisë së madhe që kanë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, që mund të preken apo ndikohen nga legjislacioni penal, bëjnë të domosdoshme që normat e reja penale, të aplikohen me transparencë, objektivitet, dhe në respektim të parimit të ligjshmërisë dhe të sigurisë juridike.
Një normë e re penale rrezikon të aplikohet me vështirësi dhe të cenojë të drejta, nëse përmbajtja e saj nuk kuptohet në mënyrë të unifikuar, e për pasojë, as nuk zbatohet në mënyrë të unifikuar. Në këtë këndvështrim, zbatimi i normës penale në mënyrë të unifikuar, ka një funksion garantues për liritë themelore të njeriut dhe mbrojtjen e dinjitetit njerëzor.
Përpos sa më sipër, lind nevoja e një bashkëpunimi midis Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Institutit të Shëndetit Publik, Ministrisë së Brendshme, Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Ministrisë së Drejtësisë, Prokurorit të Përgjithshëm, Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, për hartimin e udhëzuesve integralë që do të orientojnë Policinë e Shtetit, dhe sistemin e drejtësisë penale në tërësi, për aplikimin e dispozitave të reja të Kodit Penal, bazur në kritere të qarta teknike dhe aktet ligjore e nënligjore në fuqi që lidhen me kuptimin e termave si ?gjendje e epidemisë?, ?masa të jashtëzakonshme?, ?urdhër i organeve kompetente për karantinim ose izolim?, ?person mbartës?, ?detyrimi i njoftimit nga autoritetet shtetëtrore përkatëse?, apo ?sëmundje infektive me rrezikshmëri të lartë për shëndetin?.
Miratimi i këtyre udhëzuesve dhe publikimi i tyre, duhet t`i paraprijë hyrjes në fuqi të dispozitave të reja të Kodit Penal, për të patur një zbatim objektiv, në përputhje me parimet kushtetuese dhe me rrethanat që kanë diktuar miratimin e këtyre normave të reja penale në këto momente.
Orientimet e unifikuara do të garantojnë që këto norma të reja penale të aplikohen në mënyrë sistematike, për përmbushjen e funksioneve të këtyre figurave të reja të veprave penale, funksionin garantues se do të zbatohen këto dispozita vetëm sipas elementëve që janë përcaktuar qartë në ligj, ashtu si dhe funksionin mbrojtës ndaj lirive dhe të drejtave themelore që lidhen me jetën e shëndetin e njeriut, ashtu si dhe me shëndetin publik në tërësi./CNA.al
Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu iu bën thirrje ins...
Tërmeti i 26 nëntorit 2019, la pasoja katastrofike në vendin...
Presidenti Ilir Meta ka pritur sot në një takim Kryetarin e ...
Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri ka ...
Kryetari i Republikës së re, Lulzim Basha ka krijuar një “us...
Bashkimi Europian ka vendosur të mbështesë me 50 milionë eur...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bard...
Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, i është përgjigjur m...
Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me akuzat që...
Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka bërë sot thirrje për...
Ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, ka reaguar përmes nj...
Ish-zëvendës ministri i Arsimit Taulant Muka, duke marrë shk...
Akademiku dhe profesori Artan Fuga, ka ironizuar me propozim...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, i është për...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video të kara...
Ish kryeministri Sali Berisha ka shpërndarë në rrjetet socia...
Opinioni publik sot ndodhet përballë disa fakteve dhe përpla...
Ministria e Shëndetësisë konfirmoi këtë të hënë lajmin se Sh...
Grupi i ekspertëve të shëndetësisë për Covid 19 në PD kanë d...
Pasi vizitoi dje kanionet e Osumit, presidenti Ilir Meta, ës...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...