PD publikon dokumentet zyrtare/ Një vjedhje e re me kontratat sekrete, prokuroria të nisë hetimet
Partia Demokratike i ka kërkuar sot Prokurorisë të hetojë vj...
Kryetarja e Komisionit të Medias, Fationa Dhimitri ka reaguar në lidhje me kërkesën e Akademisë së Shkencave për ristrukturim e paga të reja.
Përmes një shkrese, Dhimitri i ka cilësuar të paligjshme kërkesat e Gjinushit, ndërsa bën thirrje SPAK që të hetojë mbi veprimtarinë e Akademisë së Shkencave.
Dhimitri thekson se ASH po bën përpjekje abuzive për të ligjëruar strukturën e pagave, dhe theksoi se Ministria e Financave këtë kërkesë e quajti në kundërshtim me ligjin.
Sipas Dhimitrit, Ministria e Financave tha se pagat e kërkuara nuk parashikohen në ligj. Mes te tjerash ajo tha se kerkesa e kreut te ASH-se, Skender Gjinushi ishte e paligjshme.
?Si mund të heshtë politika dhe drejtësia shqiptare për atë çfarë po ndodh sot në Akademinë e Shkencave? Në vendet perëndimore tempulli i shkencës prodhon ide shkencore përmes metodave shkencore, krejt e kundërta me atë çfarë ndodh në Shqipëri, aty ku shkenca vihet në shërbim të udhëheqjes politike e transformohet në çerdhe abuzimesh për përfitime vetjake. Ne fakt Akademia e Shkencave po tregon që nuk ka përparuar që nga koha e komunizmit e cila ishte në shërbim të diktaturës.
I bëj thirrje organeve të drejtesise dhe në veçanti SPAK-ut të hetojë faktet e publikuara si dhe të iniciohet një procedurë për atë cfarë po fsheh Akademia e Shkencave. Shqipëria ka nevojë të orientohet drejt novacioneve për të avancuar në harmoni me shtete të përparuara Europiane dhe të tilla nisma për të shpërdoruar buxhetin e shtetit deri në babëzi nuk sjellin gjë tjetër veç varfëri dhe plakje të trurit.?, thuhet ne reagimin e Dhimitrit.
Reagimi:
Akademia Abuzive e Shkencave
Përpjekjeve të Kryesisë së Akademisë së Shkencave për të ligjëruar strukturën, organikën, nivelin e fryrë të pagave i pret hovin shkresa Nr. 5249/1 Prot, datë 19/03/2020 e Ministrisë së Financave Dhe Ekonomise . Kjo e fundit vërteton atë çfarë unë vazhdimisht kam pohuar që nga momenti i marrjes së detyrës së Kryetares në Komisionin e Edukimit dhe Mjeteve për Informim Publik .
Më datë 12.02.2020 në kërkesën për informacion të hollësishëm ( shkresa me Nr. Prot 612 Prot , datë 12.02.2020) drejtuar Kryesisë së Akademisë së Shkencave, ndër të tjera kërkoj :
1.?Ku e bazoni ju në ligj kërkesën tuaj për aprovimin e organigramës dhe personelit të Akademisë së Shkencave?
2.Në cilin ligj bazoheni ju për aprovimin e pjesshëm të pagave të administratës të Akademisë së Shkencave?
3.Përse Komisioni për Edukim dhe Mjetet e Informimit Publik duhet të marrë në shqyrtim kërkesën e Kryetarit të Akademisë së Shkencave lidhur me miratimin e strukturës, organikës, nivelin e pagave të Akademisë së Shkencave ndërkohë që ne kemi aprovuar një buxhet akademie, pra së bashku me buxhetin e shtetit ka kaluar edhe buxheti që i alokohet kësaj të fundit??
Përfshirja e qëllimshme në paligjshmërinë në të cilën është zhytur sot kjo Akademi, reflektohet edhe në përgjigjet aspak shteruese te Sekretarit Shkencor, Z. Shaban Sinani, referuar shkresës me Nr. 144/1 Prot , datë 17.02.2020, ??Struktura, organika dhe niveli i pagave të propozuara është në përputhje të plotë me buxhetin e miratuar dhe nuk prodhon efekte financiare shtesë e më tej ?? pa pozicione punë të tepërta, me funksione dhe organikë të mirëpërcaktuar??
Për sa më sipër, në shkresën drejtuar Kuvendit të Shqiperisë nuk ka një relacion mbështetës lidhur me shpenzimet që janë bërë dikur prej Akademisë së Shkencave ashtu sikundër pretendohet, që struktura, organika, niveli i pagave nuk prodhojnë kosto shtesë në buxhetin e shtetit.
Struktura, organika dhe niveli i pagave të sjella për miratim në Kuvend prej kryetarit të vetshpallur të Akademisë së Shkencave Z. Skënder Gjinushi, dëshmojnë dyfish paligjshmërinë e këtij dokumenti pasi ai jo vetëm mban firmën e kryetarit te paligjshëm të Akademisë, por nga ana tjetër ky i fundit zhytet edhe më thellë në sferën e abuzimeve përmes firmosjes së dokumentave me efekte financiare në dëm të buxhetit të shtetit.
?Por si munden këta zotërinj që ulen në kolltukun e akademikut të mos respektojnë ligjin që aq shumë e propaganduan për të vënë kontrollin absolut mbi mendimin shkencor?!
?Si mund të pohojnë që struktura, organika dhe niveli i pagave të propozuara nuk prodhojnë pozicione pune të tepërta kur vetë kryesia e Akademisë shpërndan para për komisione vetëm për pjesëmarrje në mbledhje, madje edhe për njësitë e pambështetura në ligjin i cili u miratua në shkelje te Kushtetutës përsa i përket relacionit financiar?!
?Ngrejnë institutet kërkimore paralele duke shpenzuar fondet e buxhetit të shtetit e si rrjedhojë taksat e qytetarëve shqiptarë.
?Krijojnë një aparat të fryrë prej më tepër se tridhjetë nëpunësish.
? Ende nuk tregojnë rendimentin financiar të objektivave për vitin 2020.
?Vendosin praktikën e faljeve të botimeve duke krijuar mundësinë për korrupsion dhe abuzime.
?Nuk kanë recencuar me recenca të jashtme planin e botimeve .
?Funksionojnë pa koordinim me universitetet duke gllabëruar kompetenca në mënyrë ekskluzive.
?Për të shkuar më tej me mendimet e marra hua të cilat i bëjnë fakte të kryera dhe i quajnë ato shkencore.
Si mund të heshtë politika dhe drejtësia shqiptare për atë çfarë po ndodh sot në Akademinë e Shkencave?
Në vendet perëndimore tempulli i shkencës prodhon ide shkencore përmes metodave shkencore , krejt e kundërta me atë çfarë ndodh në Shqipëri, aty ku shkenca vihet në shërbim të udhëheqjes politike e transformohet në çerdhe abuzimesh për përfitime vetjake.
Ne fakt Akademia e Shkencave po tregon që nuk ka përparuar që nga koha e komunizmit e cila ishte në shërbim të diktaturës.
I bëj thirrje organeve të drejtesise dhe në veçanti SPAK-ut të hetojë faktet e publikuara si dhe të iniciohet një procedurë për atë cfarë po fsheh Akademia e Shkencave.
Shqipëria ka nevojë të orientohet drejt novacioneve për të avancuar në harmoni me shtete të përparuara Europiane dhe të tilla nisma për të shpërdoruar buxhetin e shtetit deri në babëzi nuk sjellin gjë tjetër veç varfëri dhe plakje të trurit.
Partia Demokratike i ka kërkuar sot Prokurorisë të hetojë vj...
Kryeministri Edi Rama ka bërë public rastin e një personi të...
Ditën e sotme ka nisur shembja e pesë shkollave, të cilat do...
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama”, Ylli Manjani, ...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një denoncim të fortë ...
Ish kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur kreut të op...
Ish kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, në një lidhje...
Studiuesi Taulant Muka ka kritikuar ashpër masat e qeverisë ...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka përbuzur mbrëmjen e sotme m...
Presidenti Ilir Meta i ftuar në “Çim Peka LIVE”, ka dalë së...
Akademiku Artan Fuga, shfaqi shqetësimet e tij lidhur me ndr...
Presidenti Ilir Meta ka sqaruar pse ka ftuar kreun e PD, Lul...
Presidenti Ilir Meta është pyetur lidhur me Ligjshmërinë e n...
Ish deputeti i PD, Gent Strazimiri ka hedhuar akuza të forta...
Deputetja Rudina Hajdari nuk i ka kursyer kritikat ndaj krye...
Mesditën e sotme kryetari i PD-së, Lulzim Basha mblodhi alea...
Ish kreu i LSI-së, Petrit Vasili, ka ironizuar kryeministrin...
Deputetja Rudina Hajdari ka folur për numrin e testimeve të ...
Kryetari i Republikës së Re, Lulzim Basha, ka dalë hapur kun...
Qeveria do të zgjasë me tre muaj gjendjen e jashtëzakonshme,...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...