web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Paralajmërimi i frikshëm/ Ekonomia shqiptare rrezikon greminën, duhen masa të guximshme

21 Prill 2020, 13:50, Politikë CNA

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edvin Kulluri ka paralajmëruar se mbyllja e ekonomisë për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi, do të ketë pasoja katastrofike.

Në një prononcim për CNA.al, ai i drejtoi një mesazh të fortë qeverisë, ndërsa theksoi se tashmë duhen zgjidhje tët guximshme dhe ide të mençura, në mënyrë që ekonomia shqiptare t?i shpëtojë greminës. Ai theksoi gjithashtu se duhet që të rifillojë hapja e bizneseve.

?Mendoj se qeveria shqiptare, si çdo qeveri tjetër e vendeve perëndimore apo edhe e vendeve të tjera të lindjes që janë prekur nga pandemia e koronavirusit janë në një presion shumë të madh në dilemën mes sigurisë së shëndetit public dhe vazhdimit të prodhimit, të tregtisë, të shkëmbimeve, të dhënies së shërbimeve, të cilat në fund të fundit përbëjnë atë që ne quajmë treg kombëtar apo treg global, në të cilin shtetet kanë krijuar një varësi të madhe prej njëri-tjetrit, që prej luftës së ftohtë.

Në këtë kuptim, mendoj se lëshimet janë të domosdoshme dhe tashmë kurba e pandemisë ka arritur në një pikë horizontale, ee cila as nuk po rritet por as nuk po bie në vendin tonë, çka do të thotë se qeveria shqiptare duhet të mendojë se sit ë lirojë akoma më shumë sipërmarrjen e lirë apo edhe administratën publike që i shërben qytetarëve, drejt punës, sesa drejt mbylljes dhe karantinimit.

Të dhënat që na vijnë është se deri tani në rend global dëmi ekonomik prej pandemisë së Covid-19 janë diku tek 3.2 trilion dollarë. Dhe natyrisht që sa më shumë të zgjasë kjo situatë pandemie dhe regjimet e kufizimit të aktivitetit prodhues dhe tregtar në të gjithë botën, do të vazhdojmë të kemi rënie të shifrave të Prodhimit Kombëtar Bruto të çdo vendi.

Por, ne na shqetëson natyrisht vendi ynë dhe ekonomia shqiptare, e cila edhe para kësaj krize ishte në nivelet e rritjes ekonomike, diku te midis 2 dhe 3% të PPB. C?ka është një shifër shumë e ulët për një ekonomi në zhvillim si e jona.

Imagjinoni sikur parashikimet e FMN-së për një ekonomi me -5 % rritje të GDP-së në gjashtë muajt e ardhshmë të ishte realitet, kjo do të thotë se ne do të gjendeshim përpara krizës ekonomike më të madhe të 30 viteve të fundit, ku spikat natyrisht kriza e vitit 1997, prej të cilës Shqipëria pati një ngadalësim shumë të madh ekonomik dhe sidomos nga pikëpamja e reformave, të cilat ndaluan dhe u desh viti ?98, të ndërmerreshin sforca shumë të mëdha, për të rikapur ritmet e viteve ?92-?96.?-tha Kulluri.

Më tej, ai theksoi se kryeministri nuk është i prirur drejt lirimit, pasi sipas tij ai e shikon shoqërinë në funksion të shtetit, ndërkohë që do të duhej të ishte e kundërta.

?Natyrisht që edhe kryeministri po mban një sjellje konservatore. Është më shumë i prirur drejt kufizimit sesa drejt çlirimit të kësaj energjie. Kjo është edhe tipar i tij politik dhe personal. Ai është i prirur ta shohë shoqërinë në funksion të shtetit dhe jo shtetin në funksion të shoqërisë.

Dhe natyrisht ky lloj mediokriteti i të parit të ekonomisë dhe i progresit individual apo edhe të shoqërisë si një e tërë në raffish ekonomik, duke e kufizuar edhe ajo propozimet e veta, tek asistenciaalizmi apo ndihma ekonomike momentale ndaj individëve, janë shumica absolute e shqiptarëve që janë prekur nga kjo krizë.

Nuk shoh në tregun politik asnjë propozim serioz për të dalë nga ky ngërç ekonomik, i cili ka natyrisht dhe do të ketë akoma më keq në të ardhmen nëse vazhdojmë me këtë mbylljen e ekonomisë, pasoja katastrofike.?-tha Kulluri per CNA.al.

Po ashtu, ai deklaroi se sot në skenën politike shqiptare mungojnë idetë e guximshme dhe të mencura, për të dhënë propozime konkrete për të dalë nga kjo situatë.

?Është e dallueshme se sot sferës publike shqiptare, e kam kryesisht për ato ekonomike por edhe në media, i mungojnë dramatiksiht mendjet e mencura politike dhe ato në fushën e ekonomisë, për të bërë propozime serioze.

Në këto kohë duhet kurajo dhe natyrisht mbyllja, kufizimi, frika nuk janë kurajo, nuk ecin përpara.

Shqipëria nuk është lokomotivë e zhvillimit në asnjë vend në botë. Ne jemi vend i vogël që duhet ti përshtatemi dhe të shkojmë pas zhvilimeve, por ka mundësi për ta menaxhuar më mirë këtë situatë.?-tha Kulluri.

Sa i takon masave kufizuese, ai tha se nuk ka pse të jenë uniforme sin ë qytetzat e vogla, ashtu edhe në qendrat e mëdha urbane siç është Tirana.

?Unë po iu them vetëm diçka. Në zonat rurale në Shqipëri apo në qytezat me një numër të caktuar banorësh, 10, 20 apo 30 mijë banorë, kontaktet mes njerëzve janë nattyrshëm më të ulëta dhe mundësia për të pasur një përhapje të epidemisë, nëse respektohet një minimum rregullash, është e ulët.

Ndaj mendoj se përveç tre katër qyteteteve që janë qendra të mëdha urbane, ku kontaktet midis njerëzve janë frekuente dukshëm, mendoj se pjesa tjetër e Shqipërisë nuk ka pse të bllokohet në mënyrë uniforme me këto masa kaq drastike dhe kaq të rënda për xhepat e shqiptarëve dhe për ekonominë individuale dhe familjare.?-u shpreh Kuluri.

Ndërsa, duke iu rikthyer ekonomisë shqiptare, ai theksoi se ?Jemi në kushtet kur investimet e huaja në këto shtatë vite kanë qënë pothuajse zero. Imagjinoni sikur kjo rënie e qarkullimit të kapitalit, e mallrave dhe shërbimeve të zgjasë edhe muaj të tjerë, që do të kishte një faturë të jashtëzakonshme për ekonominë e vendit dhe për sistemin politik.

Fatkeqësisht pas çdo zhvillimi dramatic siç është ky, historia ka treguar se ka pasur një çlirim energjie shumë pozitive më pas, në epokën që ka ardhur pas krizave dhe mendoj se shqiptarët do të kenë mundësi që të shohin ?zbuluar? elittën politike që drejton sot vebdin, e cila është pa fantazi, pa kurajo dhe pa iniciativën e duhur për ta drejtuar vendin, dhe jo për ta penguar atë.?./ CNA.al

Skandali me Covid-19/ Kulluri ?masakron? Ramën: Po shkel të drejtat themelore të njeriut





Lajmet e fundit nga