Kryeministri britanik “ia hedh” koronavirusit/ Del negativ në testin e fundit
Kryeministri britanik Boris Johnson tashmë është shëruar nga...
Presidenti amerikan Donald Trump shpërndau në Twitter një thirrje për shkarkimin e Dr. Anthony Faucit, pasi eksperti më i lartë i vendit për sëmundjet infektive tha se mund të ishin shpëtuar më shumë jetë, nëse vendi do të ishte mbyllur më shpejt gjatë shpërthimit të koronavirusit.
Presidenti Trump shpërndau të dielën në Twitter mesazhin e shkruar nga një ish-kandidat republikan për në Kongres, i cili citonte komentet e zotit Fauci gjatë një interviste televizive të dielën. Mesazhi në Twitter titullohej “koha për të #ShkarkuarFaucin”.
Presidenti republikan në të kaluarën ka shpërndarë mesazhe kritikuese (të të tjerëve) për zyrtarët ose kundërshtarët e tij, duke mos preferuar t’i bëjë vetë kritikat. Shpërndarja e këtij mesazhi në Twitter nxiti spekullimet se Presidentit Trump po i mbaron durimi me shkencëtarin e mirënjohur dhe se mund ta shkarkojë atë.
Shtëpia e Bardhë nuk e komentoi të hënën këtë veprim në Twitter të Presidentit Trump.
Dr. Fauci ka marrë rëndësi kombëtare dhe një nivel pëlqimi, si një udhëheqës në luftën kundër koronavirusit. Ai ka kundërshtuar ose korrigjuar Presidentin Trump për çështje shkencore gjatë krizës së shëndetit publik, siç ishte p.sh. gjatë diskutimit nëse ilaçi anti-malaria hidroksilklorina është efektiv apo jo kundër koronavirusit.
Dr. Fauci u pyet në emisionin “State of the Union” të kanalit CNN në lidhje me një raport të gazetës New York Times që dokumentonte paralajmërimet e hershme të dërguara Shtëpisë së Bardhë për koronavirusin. Shkencëtari pranoi se mbyllja e vendit më shpejt mund të kishte shpëtuar jetë, por paralajmëroi se ishin të përfshirë një numër faktorësh.
“Natyrisht, do të ishte mirë nëse do të kishim patur një fillim më të mirë, por unë nuk mendoj se mund të thoni se jemi këtu ku jemi tani për shkak të një faktori,” tha Fauci. “Është shumë e ndërlikuar“.
I shndërruar tashmë në një objektiv të ekstremit të djathtë për kundërshtitë e tij ndaj Presidentit Trump, dr. Fauci tërhoqi kritika të mëtejshme pas intervistës.
Materialin e gazetës e denoncoi gjithashtu Presidenti Trump të dielën në Twitter, duke e cilësuar atë “Fake” (“Fals”).
Javën e kaluar gjatë konferencës së përditshme për koronavirusin në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Trump ndërhyri dhe e pengoi dr. Faucin t’i përgjigjej një pyetjeje në lidhje me hidroksiklorurinën.
Dr. Fauci, 79 vjeç, ka udhëhequr agjencinë federale të sëmundjeve infektive që nga viti 1984 nën udhëheqjen e presidentëve republikanë dhe demokratë. Republikani George W. Bush e nderoi atë me Medaljen Presidenciale të Lirisë në vitin 2008.
Disa sondazhe gjatë krizës së shëndetit publik kanë treguar se amerikanët i besojnë atij më shumë sesa Presidentit Trump./ VOA
Kryeministri britanik Boris Johnson tashmë është shëruar nga...
Në një sondazh të institutit të opinionit, YouGov shumica e ...
Ministri i Brendshëm i Turqisë Soulejman Soylu ka dhënë dorë...
Koronavirusi i ka marrë jetën ditën e sotme 67-vjeçarit Drag...
Ka shkuar në 362 numri i të infektuarve me Covid-19 në Kosov...
Në Prizren janë konfirmuar 14 raste të reja me Covid-19 mbrë...
“Nga sot vendimet i merr ministria e Shëndetësisë”. Kështu k...
Eksperti më i lartë për sëmundjet infektive në Shtetet e Bas...
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha s...
Britania vijon të jetë një nga vendet më të prekura të Europ...
33 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar ditën e sotm...
Italia ka shënuar sërish sot një rënie të numrit të viktimav...
Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, është shfa...
Numri i personave të infektuar nga Covid-19 në të gjithë bo...
Kryeministri britanik Boris Johnson ka dalë nga spitali, por...
Qeveria izraelite ka miratuar masa më të ashpra të karantinë...
Në 24 orët e fundit në Spanjë janë regjistruar 619 të vdekur...
Gjendja shëndetësore e kryeministrit britanik Boris Johnson ...
Italia është vendi i dytë në botë me numrin më të madh të vi...
Shtetet e Bashkuara kanë tani numrin më të madh të vdekjeve ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...