Mulizimi apo Molëzimi i PD-së?!
Në mbledhjen e fundit të Këshillit Kombëtar të PD-së p...
Në mbledhjen e fundit të Këshillit Kombëtar të PD-së p...
Japonia shpalli të martën një emergjencë për koronavirusin në disa pjesë të vendit, ndërsa Kryeministri britanik Boris Johnson mbetet i shtruar në spital me COVID-19. Zyrtarët amerikanë analizuan disa shenja se shpërthimi mund të ketë filluar të ngadalësohet në disa prej rajoneve më të goditura të vendit.
Kryeministri japonez Shinzo Abe tha se vendimi i tij për të miratuar një gjendje të jashtëzakonshme në Tokio dhe gjashtë prefektura të tjera bazohej në nevojën për të mbrojtur njerëzit në mes të një situate që është që prek”rëndë” jetën dhe ekonominë.
Masa një mujore lejon që zyrtarët të kërkojnë që njerëzit të qëndrojnë në shtëpi, dhe shoqërohet me një paketë stimuluese qeveritare me vlerë rreth 1 trilion dollarë.
Kryeministri britanik Johnson u shtrua në spital të dielën pasi simptomat e tij vazhduan ndërsa ishte në izolim. Zyra e tij tha të hënën gjendja e tij u përkeqësua dhe se ai u transferua në repartin e kujdesit intensiv, por nuk i është vendosur një respirator.
Britania ka parë një rritje në numrin e rasteve të saj të koronavirusit, duke raportuar 600 vdekje të dielën dhe 400 të tjerë të hënën.
Shtetet e Bashkuara kanë arritur rreth 11,000 vdekje, duke e bërë atë vendin e tretë për nga numri zyrtar i vdekjeve, pas vetëm Italisë dhe Spanjës.
Më shumë se 40 përqind e vdekjeve në Sh.B.A-së kanë qenë në shtetin e Nju Jorkut, dhe shumica në qytetin e Nju Jorkut. Guvernatori i këtij shteti Andrew Cuomo njoftoi për një shenjë të mundshme progresi në kontrollin e përhapjes së koronavirusit me një rënie të shtrimeve në spitalet dhe pacientëve në gjendje kritike.
Por ai theksoi nevojën për të mos hequr dorë nga përpjekjet distancuese të publikut, duke njoftuar një zgjatje të mbylljeve për shkollat dhe bizneset jo thelbësore deri në fund të muajit.
“Nënvlerësimi i këtij virusi është në rrezikun tonë,” tha Cuomo. “Tani nuk është koha për të pushuar përpjekjet.”
Në Korenë e Jugut, vazhdon përparimi i qëndrueshëm me 47 infeksione të reja të raportuara të martën, por zyrtarët atje gjithashtu mbeten të shqetësuar për një kthim të rasteve dhe u kërkuan njerëzve të qëndrojnë në shtëpi.
Ata po shqyrtojnë gjithashtu mundësinë e përdorimit të byzylykëve elektronikë për të gjurmuar ata që janë në karantinë për shkak të virusit.
Një ide e ngjashme u autorizua të hënën në shtetin amerikan të Virxhinisë Perëndimore, ku një gjykatës aprovoi autoritetet lokale për të vendosur monitorë në këmbët e njerëzve që testojnë pozitivë, por refuzojnë të hyjnë në karantinë për të mbrojtur të tjerët.
Përparimi në disa vende evropiane ka çuar në disa nga hapat e parë për të anuluar masat e bllokimit dhe kthimin e pjesshëm të jetës normale.
Danimarka, pas një njoftimi të ngjashëm këtë javë nga Austria, thotë se do të rihapë kopshtet e fëmijëve, dhe shkollat fillore duke filluar nga 15 Prilli. Shkolla tetëvjeçare dhe të mesme do të pasojnë më 10 maj.
Virusi ka shtyrë zgjedhjet paraprake presidenciale në Shtetet e Bashkuara, por shteti i Uiskonsënit po vazhdon me zgjedhjet e tij të martën pasi një urdhër gjykate rrëzoi një vendim të guvernatorit të shtetit për të shtyrë votimin deri në qershor.
Në Poloni, ligjvënësit miratuan një plan për të mbajtur zgjedhjet e tyre presidenciale të 10 majit plotësisht me votimin me postë. Masa gjithashtu lejon mundësinë e shtyrjes së ditës së zgjedhjeve nëse vlerësohet e nevojshme. Projekt-ligji duhet të miratohet nga senati i vendit dhe të nënshkruhet nga presidenti./VOA
Numri i personave të infektuar nga Covid-19 në të gjithë bo...
Bashkimi Europian ka vënë në dispozicion fondin prej 15 mili...
Në 24 orët e fundit në Itali janë regjistruar 604 viktima, d...
77 raste të reja janë konfirmuar me koronavirus në 24 orët e...
Ka shkuar në 61 numri i viktimave në Serbi sipasojë e pandem...
854 viktima në 24 orë janë shënuar në të gjithë Mbretërinë e...
Ministri i Shëndetësisë i Zelandës së Re e ka quajtur veten ...
Numri i personave të infektuar nga koronavirusi në Kosovë ka...
Gjatë 24 orëve të fundit, në Maqedoninë e Veriut janë shënua...
Organizata Botërore e Shëndetësisë i ka drejtuar një apel ve...
Austria duket drejt fitores së betejes me Covid-19. Në një l...
Kryeministri britanik, Boris Johnson ndodhet në terapi inten...
Rritet ndjeshëm numri i viktimave në spitalet franceze duke ...
Ish- Përfaqësuesja e Lartë e BE për Punët e Jashtme dhe Poli...
Presidenti Donald Trump ofroi ndihmë për shërimin e kryemini...
Gjendja shëndetësore e kryeministrit britanik, Boris Johnson...
Gjatë ditës së sotme janë konfirmuar edhe 20 raste të reja m...
Ka shkruar në 649 numri i viktimave në Turqi, sipasojë e pan...
Në Shtetet e Bashkuara, ku numri i të infektuarve ka arritur...
Ka arritur në 1,309,439 numri i personave të prekur nga koro...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Shërbimet e Policisë së Elbasanit, menjëherë pas njoftimit...
Një nga personat e shpallur në kërkim për plagosjen e shte...
Dy persona të kërkuar ndërkombëtarisht janë arrestuar në D...
Një person është arrestuar në Përmet, pasi kishte përshtat...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Andy Burnham është shpallur zyrtarisht lideri i ri i Parti...
Viktor Orban-i kishte marrë masa për rastin kur do të humb...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...
Për tri ditë festival, deri në 120 euro vetëm për parking ...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...