"Kërcet" arma në Sarandë
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në lagjen numër ...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në lagjen numër ...
Para plot 72 vitesh është themeluar OBSH. Si shihet roli i saj deri më sot, në kohën e virusit Corona?
Si shihet puna e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH)?
Në mendjen e njerëzve kthehet roli i OBSH në veçanti në kohërat e sëmundjeve të rënda, epidemive dhe pandemive, si për shembull në vitin 2009 me rastin e përhapjes së gripit të derrave, 2014 dhe 2019, për shkak të Ebolës dhe tani kur bota po përballet me pandeminë e rëndë të virusit Corona. Por detyrat dhe fushëveprimi i OBSH është shumë më i gjërë. Qëllimi është që në mbarë botën të ofrohet një shërbim sa më i mirë shëndetësor dhe që në veçanti në kohërat e krizave dhe katastrofave të ofrohet një ndihmë sa më e shpejtë dhe e mirë. OBSH mbikqyr zhvillimet në shëndetësi në mbarë botën, gjendjen me ushqimin dhe kushtet sanitare. OBSH ka 194 vende anëtare dhe mbështet hulumtimet në shëndetësi, përcaktimin e normave dhe standardeve në këtë fushë.
Themelimi i OBSH
Ideja e autoriteteve shëndetësore është paraqitur me rastin e themelimit të Kombeve të Bashkuara, pak pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore me 1945. Ato e kishin të qartë se mbajtja e paqës dhe sigurisë në botë nuk është e mundur pa mirëmbajtjen e shëndetit dhe pa zgjidhjen e problemeve të mëdha të asaj kohe në këtë fushë. Kushtetuta e OBSH është miratuar dhe nënshkruar në vitin 1946 nga 61 vende të ndryshme në New York. Me 7 prill 1948, pra në ditën që sot konsiderohet si dita e themelimi të OBSH, është futur në fuqi. Selia e OBSH gjendet në Gjenevë të Zvicrës, e ajo ka rreth 150 zyra rajonale në botë. OBSH pohon se ajo ka rreth 7000 bashkëpunëtorë.
Financimi
Buxheti i OBSH për periudhën 2020-2021 ka rreth 4,8 miliardë dollarë amerikanë, pra rreth 4,2 miliardë Euro. Rreth një e pesta e buxhetit sigurohet nga kontributet e 194 vendeve anëtare. Por nuk paguajnë të gjitha vendet shumën e njëjtë. Pagesat varen nga fuqia ekonomike e vendeve anëtare.
Pjesa më e madhe e sasisë tjetër të buxhetit varet nga kontributet vullnetare të vendeve anëtare si dhe donacionet e fondacioneve, institucioneve të OKB, por edhe personave privat. Kjo pjesë e financimit është rritur në mënyrë permanente në dekadat e fundit, e njëkohësisht janë shtuar edhe kritikat për mungesë pavarësie të OBSH. Shoqata Gjermane për Kombet e Bashkuara (DGVN) pohon për shembull se në periudhën 2010 -2011 kanë qenë ndër vendet me pagesat më të mëdha (me mbi 60 % të buxhetit): SHBA, Japonia dhe Gjermania. Ndërsa në vitet 2012-2013 paguesi më i madh ka qenë Bill & Melinda Gates Foundation, pra para SHBA dhe vendeve të tjera.
Roli i OBSH në krizën Corona
Në luftën për parandalimin dhe zvogëlimin e pasojave të virusit Corona, OBSH ka një rol qendror. Tek infektimet me virusët e sëmundjeve si AIDS, Malaria apo COVID-19, OBSH koordinon aktivitetet ndërkombëtare, ndër to edhe bashkpunimin për hulumtimet në fushën e virusit Corona, për teste, medikamente dhe vaksina. OBSH ka inicuar edhe një studim klinik për testimin e medikamenteve ekzistuese në luftën kundër Covid-19. Ajo është edhe pjesë e programeve të tjera në luftën kundër virusit, ku ndahen edhe sasi të konsiderueshme parash. Ekspertët e saj kanë bërë edhe programe emergjente për veprime të caktuara, si për shembull, masat e karantinës, ndalimi i udhëtimeve etj. Sugjerimet e OBSH nuk janë obliguese, por respektohen në të shumtën e rasteve. OBSH e ka shpallur virusin Corona si pandemi në fillim të marsit, që do të thotë se përmasat e rrezikut dhe përhapjes së saj janë përmasa botërore. Drejtori i përgjithshëm Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se vet shpallja e pandemisë nuk paraqet ndonjë ndryshim esencial në punën e OBSH dhe vendeve anëtare.
Si shihet roli i OBSH në kohën e virusit Corona?
OBSH është lavdëruar kohët e fundit për shkak të përhapjes së njohurive për rrezikun dhe veprimit në kohën e krizës së virusit Corona. Në kohën e krizës së pandemisë me gripin e derrit (2009) apo Ebola (2014 dhe 2015) ka pasur kritika ndaj punës së OBSH. Kjo ka bërë që OBSH të ndërrojë punën e saj në kohën e krizave. Suksesi i tanishëm global lidhet edhe me emrin e shefit të ri të OBSH Tedros, i cili nuk heziton fare që të paraqitet në opinion. Por Tedros është kritikuar për lëvdatat e tij ndaj Kinës, në rastin e luftimit të pandemisë atje, sepse Kina fillimisht ka heshtur për krizën në Wuhan e pastaj vendosi masa shumë rigoroze atje./ DW
Mbretëresha Elizabeta e II i drejtohet popullit për shkak të...
Kryeministri i Irlandës, Leo Varadkar është regjistruar si m...
Situata në Itali tashmë duket shpresëdhënëse. Edhe pse vijon...
Zyrtarë të lartë të shëndetësisë paralajmëruan amerikanët të...
Zyrtarë të lartë të shëndetësisë paralajmëruan amerikanët të...
Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson është shtruar mbrëmj...
Ashtu si Italia, edhe Franca ka regjistruar një bilanc më të...
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës, ka njoftua...
Një lajm i mirë vjen nga Italia, ku për herë të parë, numri ...
Shtetet e Bashkuara po përballen me probleme të mëdha përsa ...
Ka shkuar në numri i viktimave në Greqi, sipasojë e pandemis...
Është rritur frikshëm numri i viktimave në Mbretërinë e Bash...
Maqedonia e Veriut ka regjistruar 72 raste të reja të prekur...
Kriza e Coronës e vendos Bashkimin Europian para pyetjes ven...
CDU dhe CSU kanë shënuar rritje masive në sondazhe, qeverisë...
Presidenti i SHBA, Donald Trump ka deklaruar se në javët e a...
Vijon të rritet numri i personave të infektuar nga koronavir...
Kërkesa për miell është rritur kaq shumë së fundmi në Gjerma...
Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të jenë epiqendra e pandemisë ...
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në lagjen numër ...
Rreth orës 15:15, në lagjen nr. 16, Durrës, shtetasi G. R....
Shërbimet e Policisë së Elbasanit, menjëherë pas njoftimit...
Një nga personat e shpallur në kërkim për plagosjen e shte...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...
Për tri ditë festival, deri në 120 euro vetëm për parking ...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...