"Kërcet" arma në Sarandë
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në lagjen numër ...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në lagjen numër ...
Mbretëresha Elizabeta e II i drejtohet popullit për shkak të krizës së Coronës. Mbretëresha bën thirrje për disiplinë dhe vendosmëri.
Mbretëresha britanike Elizabeta e II-të ka mbajtur të dielën në mbrëmje një fjalim drejtuar kombit, që është fjalimi i saj i katërt i këtillë në kohën e mbajtjes shumëdekadëshe të fronit. Ky fakt flet vetëvetiu për rëndësinë që mbretëresha, por edhe e mbarë bota po i kushtojnë luftimit të pandemisë së virusit Corona. Mbretëresha apelon tek populli i saj që të tregojë disiplinë dhe vendosmëri në luftën kundër pandemisë së virusit Corona.
“Shpresoj se në vitet e ardhshme të gjithë ne do të jemi krenarë me mënyrën se si jemi përballur me këtë sfidë të rrezikshme”, thotë mbretëresha në fjalimin e saj drejtuar kombit. Pjesë të këtij fjalimi janë publikuar edhe më parë gjatë ditës së dielë, në mënyrë që populli të njoftohet me qëndrimet e mbretëreshës.
Ndërsa fjalimi i saj konsiderohet nga shumë analistë dhe njohës të rrethanave si një shenjë se qeveria britanike është e shqetësuar thellë për zhvillimet në vend, sepse ditët e fundit është rritur shumë numri i të vdekurve nga pandemia e virusit Corona. Vetëm ditën e shtunë nga ky virus kanë ndërruar jetë mbi 700 persona, ndërkohë që numri ka qenë shumë i lartë edhe ditën e dielë. Deri tani në spitalet britanike kanë vdekur nga kjo sëmundje më shumë se 5000 vetë. Nga pasojat e infektimit me Covid-19 njoftohet të ketë vdekur edhe një fëmijë pesëvjeçar.
Të infektuar edhe princi Charles dhe kryeministri Boris Johnson
Numri i të infektuarve në Britani të Madhe ka kaluar shifrën prej 45.000. Ndër të infektuarit janë edhe djali më i moshuar i mbretëreshës, pasardhësi në fron, princi Charles si dhe kryeministri britanik, Boris Johnson. Kryeministri Johnson ende është në izolim, për shkak të problemeve me organet e frymarrjes. Ndërkohë që princi Charles është liruar nga masat e izolimit. Në kohën pas konfirmimit të infektimit ai nuk ka pasur kurfarë kontakti me prindërit dhe anëtarët e tjerë të familjes së tij.
Fjalimi i mbretëreshës i regjistruar më parë në kështjellën Windsor është publikuar në mediat britanike në ora 20. Mbretëresha 93-vjeçare ka falënderuar edhe bashkëpunëtorët e saj si dhe të gjitha institucionet dhe punëtorët shëndetësorë për punën që po bëjnë në evitimin e pasojave edhe më të rënda të virusit Corona. Këto institucione dhe shërbimi i shëndetësisë janë tani ndër më të ngarkuarit me gjendjen.
Mbretëresha tradicionalisht flet vetëm në kohën e Krishtlindjeve, ndërsa në kohërat e tjera ajo prononcohet shumë rrallë për çështjet dhe zhvillimet. Deri tani ajo i është drejtur kombit në kohën e luftës së Gjirit në vitin 1991, në vitin 1997, pas vdekjes së princeshës Diana dhe me 2002 pas vdekjes së nënës së saj, pra “Queen Mum”. Ky është fjalimi i saj i katërt i këtillë./ DW
Kryeministri i Irlandës, Leo Varadkar është regjistruar si m...
Situata në Itali tashmë duket shpresëdhënëse. Edhe pse vijon...
Zyrtarë të lartë të shëndetësisë paralajmëruan amerikanët të...
Zyrtarë të lartë të shëndetësisë paralajmëruan amerikanët të...
Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson është shtruar mbrëmj...
Ashtu si Italia, edhe Franca ka regjistruar një bilanc më të...
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës, ka njoftua...
Një lajm i mirë vjen nga Italia, ku për herë të parë, numri ...
Shtetet e Bashkuara po përballen me probleme të mëdha përsa ...
Ka shkuar në numri i viktimave në Greqi, sipasojë e pandemis...
Është rritur frikshëm numri i viktimave në Mbretërinë e Bash...
Maqedonia e Veriut ka regjistruar 72 raste të reja të prekur...
Kriza e Coronës e vendos Bashkimin Europian para pyetjes ven...
CDU dhe CSU kanë shënuar rritje masive në sondazhe, qeverisë...
Presidenti i SHBA, Donald Trump ka deklaruar se në javët e a...
Vijon të rritet numri i personave të infektuar nga koronavir...
Kërkesa për miell është rritur kaq shumë së fundmi në Gjerma...
Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të jenë epiqendra e pandemisë ...
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK...
Janë konfirmuar 27 raste të reja me Covid-19 në Malin e Zi.N...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në lagjen numër ...
Rreth orës 15:15, në lagjen nr. 16, Durrës, shtetasi G. R....
Shërbimet e Policisë së Elbasanit, menjëherë pas njoftimit...
Një nga personat e shpallur në kërkim për plagosjen e shte...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...
Për tri ditë festival, deri në 120 euro vetëm për parking ...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...