web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

U takua me mjekun e infektuar/ Vetëizolohet kancelarja gjermane, Angela Merkel

22 Mars 2020, 18:15, Kosova & Bota CNA

Kancelarja gjermane Angela Merkel është vetëizoluar pasi ka takuar të premten një mjek që më pas rezultoi pozitiv me koronavirus.

Ajo do të testohet rregullisht në ditët e ardhshme  dhe do të përmbushë detyrën e saj zyrtare nga shtëpia, tha zëdhënës i qeverisë Steffen Seibert në një deklaratë, raporton Daily Mail.

Lajmi vjen vetëm disa orë pasi vendi ndaloi kontaktet sociale për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.

Rreth 73 njerëz kanë vdekur në Gjermani pas testimit pozitiv për COVID-19, i cili ka infektuar pothuajse 22,000 persona në të gjithë vendin./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga