web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rritet sërish numri/ 31 të infektuar me COVID-19 në Kosovë

22 Mars 2020, 09:01, Kosova & Bota CNA

Numri i të infektuarve me koronavirus është rritur sërish në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njofton mëngjesin e sotëm se numri i të prekurve ka shkuar në 31.

Gazeta Express shkruan se rasti pozitiv është me vendbanim në fshatin Senik-Malishevë, i gjinisë mashkull, në moshën 31 vjeçare.

IKSHPK bën me dije se nga data 8 shkurt, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 567 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, gjithsej 31 raste kanë rezultuar pozitive./ CNA.al





Lajmet e fundit nga