IKMT me dorë të hekurt/ Gjobit kompaninë Gjikuria për ndotje në Palasë
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka ...
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka ...
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti vetëm me ministrat e tij dhe të pakicave, pa ministrat e LDK-së, mori vendim për heqjen e tarifës për lëndën e parë nga Serbia. Por qeveria Kurti mund të rrëzohet brenda katër ditësh.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, me një vendim të qeverisë mbrëmë vonë, hoqi tarifën 100% për lëndën e parë nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina. Kurse nga data 1 prill, tarifa 100% zëvendësohet me masa të reciprocitetit të plotë. Në një mbledhje të qeverisë të mbajtur në distancë dhe pa përfshirjen e partnerit të koalicionit LDK, kryeministri Kurti, shkroi se në facebook se “vendimi u mor me 10 vota për dhe dy abstenime në mbledhjen e qeverisë?. “Sonte, nga ora 24:00 (mesnata e ditës së premte) do të hapen gjashtë pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, për importimin e lëndës së parë.Kurse, deri më 1 prill Qeveria e Kosovës do të nxjerr një vendim tjetër për vënien e masave të reciprocitetit në vend të tarifës 100 për qind?, shkroi Kurti në profilin e tij social. Asnjë reagim nuk ka deri tash nga Serbia.
Për SHBA vendimi i pamjaftueshëm
Këtë vendim Kurti e kishte paralajmëruar edhe më herët me 26 shkurt, por kishte thënë se po e kërkon edhe pajtimin e partnerit të koalicionit LDK-së. Kjo e fundit kërkonte heqjen e tërësishme të tarifës ndaj mallrave të Serbisë ashtu si po kërkon edhe SHBA. Mediet në Prishtinë shkruajnë se edhe pas vendimit të kryeministrit Kurti për heqjen e tarifës për lëndën e parë serbe, SHBA e konsideron të pamjaftueshëm këtë vendim, madje duke e cilësuar si një vendim të Kurtit për të blerë kohë. SHBA-të e përsëritën qëndrimin se tarifa ndaj mallrave të Serbisë duhet të hiqet plotësisht, sepse ajo po dëmton ekonominë e Kosovës.
Vendimin për heqjen e tarifës vetëm për lëndën e parë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, kryeministri Albin Kurti dhe ministrat e partisë së tij dhe të pakicave, e mori në kohën kur tashmë partneri i koalicionit Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) e ka dorëzuar në Kuvend mocionin për rrëzimin e qeverisë Kurti. Ky mocion u bë pasi kryeministri Kurti e shkarkoi ministrin e Brendshëm Agim Veliu që vjen nga LDK pa konsultuar partnerin e koalicionit, dhe për shkak që sic thotë LDK, “Kurti ka rrezikuar në masë të madhe marrëdhëniet me SHBA-së?.
Reagime nga opozita
Nga ana tjetër ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, qeveria e të cilit në nëntor të vitit 2018 e vendosi tarifën 100% për mallrat e Serbisë, e kritikoi ashpër kryeministrin Albin Kurti për heqjen e tarifës për lëndën e parë që vjen nga Serbia. “Qeveria në largim nuk mundi të ikë pa e hequr taksën! Në pikën 1 hiqet taksa për lëndën e parë kurse në pikën 3 të vendimit obligon veten për heqje të plotë të taksës me 1 prill. Me këtë e zhvlerësoi kundërvlerën për marrëveshjen finale dhe e humbi plotësisht kreditin te partnerët ndërkombëtarë, e posaçërisht te SHBA-ja. Ashtu si e kishte fillimin e turpshëm, Qeveria në ikje gjithashtu po largohet me turp?, shkroi në profilin e tij social Haradinaj, i cili vazhdon të këmbëngulë që tarifa ndaj mallrave të Serbisë duhet të mbetet 100%.
Instituti i Kosovës për Politika Evropiane (EPIK) pjesë e shoqërsë civile, në një deklaratë për medie, thotë ta ketë mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës për heqjen të tarifës ndaj lëndës së parë nga Serbia. “Tarifa 100% është në kundërshtim të Marrëveshjes për Tregti të Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA) dhe në kundërshtim me frymën e Marrëveshjes Stabilizim-Asocimit (MSA). Vendimi i sotëm siguron që Kosova të respektojë obligimet që burojnë nga procesi integrues, avancon bashkëpunimin rajonal dhe krijon mjedis të nevojshëm politik për avancimin e perspektivës evropiane të Kosovës, thuhet në deklaratën për medie të EPIK.
Sidoqoftë, qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Albin Kurti, mund të jetë qeveria më jetëshkurtër në historinë e pasluftës. Kjo për faktin që tashmë partneri i koalicionit në qeverinë Kurti LDK-së e ka dorëzuar në Parlament mocionin për rrëzimin e qeverisë Kurti. Mocionin e kanë mbështetur edhe tri partitë politike opozitare, Partia Demokratike e Kosovës PDK, e udhëhequr nga Kadri Veseli, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës AAK e Ramush Haradinajt dhe Nisma Social Demokrate e udhëhequr nga Fatmir Limaj. Sipas Kushtetutës së Kosovës kur një mocion mosbesimi për qeverinë dorëzohet në Kuvend, brenda dy deri në pesë ditë ai duhet votuar në Parlament. Mocioni i mosbesimit i inicuar nga LDK, u dorëzua në parlament ditën e premte datë (20.03) dhe mocioni duhet dalë për votim më së largu deri ditën e mërkurë, nëse në ndërkohë, nuk ka tërheqje të mocionit nga nismëtari në këtë rast të LDK-së./ DW
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Naftali Bennett, nëpërmjet nj...
Nga vjeshta dhjetëra mijëra vetë mund të marrin vaksinën kun...
Një pjesëtar i zyrës së nënpresidentit amerikan, Mike Pence,...
Mediat greke bëjnë të ditur se numri i personave që kanë hum...
Kriza Corona do të ketë pasoja masive: jo vetëm në sfondin e...
Italia është tashmë vend ii cili po vuan më shumë pasojat e ...
Ka shkuar në 24 numri i të prekurve nga koronavirusi në Koso...
Faleminderit i dashur Macron, e dashur zonja Merkel. Falemin...
Sipas të dhënave zyrtare nga universitetit mjekësor John Hok...
Republika Federale e Gjermanisë është një demokraci solide. ...
Vijon të rritet bilanci i viktimave dhe i të prekurve me kor...
Eksperti i qeverisë amerikane për sëmundjet, Anthony Fauci t...
Kryeministri britanik Boris Johnson ka folur idhur me masat ...
Guvernatori i Kalifornisë Gavin Newsom ka urdhëruar 40 milio...
Bota në gjendje të jashtëzakonshme për shkak të Coronës. Nje...
Koronavirusi ka shënuar viktimën e tetë në Greqi, ndërsa 464...
Lideri i Lidhjes Demokrate, Isa Mustafa, ka publikuar letrën...
Në një kohë që shumë vende të botës po përballen me Covid-19...
Presidenti i SHBA Donald Trump njoftoi se Administrata e Ush...
Themeluesi i “Microsoft”-it Bill Gates ka bërë një thirrje p...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Sarandë / Informacion paraprak Rreth orës 21:15, në lagje...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë mbrëmjen e kësaj...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...