Braho “shuplakë” politikës: Më vjen mirë që SPAK është i papëlqyer nga të dyja kahet
Kreu i SPAK, Klodjan Braho i ka dhënë një shuplakë politik...
Kreu i SPAK, Klodjan Braho i ka dhënë një shuplakë politik...
Edi Rama, ndoshta për herë të parë në jetën e tij, po përpiqet me të gjitha fuqitë që ka, të bëjë një punë të mirë.
I ndërgjegjshëm, se edhe pa koronavirusin, ai është në krye të një vendi copë copë, që kudo që ta kapësh të mbetet në dorë (të tillë e ka bërë së pari ai vetë, pa harruar edhe paraardhësit e tij), ai po bën sot një gjë të vërtetë.
Edi Rama është në krye të një vendi, pa institucione, me një sistem shëndetësor të nivelit zero, me një shtet të një niveli zhvillimi primitiv.
Kryeministri ynë i di të gjitha këto, ndaj sot po punon me një stërmundim të paparë, për të shpëtuar së pari veten dhe për pasojë edhe ne të tjerët, shtetasit e tij.
Edi Rama ka kyçur vendin në një shtet-rrethim absolut, me pamje nga më surrealet.
Dhe ka arsye të rëndësishme pse Edi Rama po e bën këtë gjë.
Së pari, ai po përpiqet të ngadalsojë sa të mundet përhapjen e infeksionit dhe së dyti, ajo çka është më e rëndësishmja, ai po përpiqet me të gjitha mënyrat, për të mos formalizuar kolapsin e plotë të vendit dhe sidomos atë në shëndetësi.
Ky kolaps edhe pa koronavirusin, ishte dhe është prezent në çdo qelizë të këtij vendi, por Ramës i intereson vetëm, që ne të mos e shohim atë.
Përfytyroni për një çast, sikur në Shqipëri të kishte sot zyrtarisht të testuar, pesë mijë të infektuar. Përfytyroni, që një mijë prej tyre të ishin në gjendje më të rënduar dhe të kishin nevojë për ndihmë mjekësore, pra hospitalizim. Ku do të shkonin dhe ku do t?i sistemonte Edi Rama ata?!
Përfytyroni sikur 500 prej tyre të kishin nevojë për respiratorë, kur spitalet e Edi Ramës disponojnë vetëm një të tretën e tyre.
Këto janë arsyet që Edi Rama, ndoshta sot për herë të parë në jetën e tij, duke ditur gjendjen ku është shteti, na mbylli të gjithëve brenda, për t?u sëmurur më pak dhe mbi të gjitha, për t?u sëmurur me rradhë.
Dhe po u sëmurëm me rradhë, pak e nga pak, Rama mendon se shmang kolapsin e madh. Këtë ai e sheh si të vetmin shpëtim të tij.
Por, ç?rëndësi ka kjo gjë? Fakt është, se sot Edi Rama po bën gjënë më të mirë që mund të bënte dhe të vetmen gjë që ka në dorë, të na mbyllë brenda. Kaq mundet, kuptojeni këtë!
Kjo është arsyeja, pse edhe unë, që jam një nga njerëzit që nuk e dua vërtet Edi Ramën, po zbatoj pikë për pikë, shtet-rrethimin e tij. Është hera e parë, që unë dëgjoj me kujdes dhe vëmendje të madhe këshillat e tij, që na i jep orë e çast, i rrethuar nga mjekrra si e Ismail Qemalit dhe betoni i Surrelit.
Edi Rama është sot në këto ditë të këqija edhe kryeministri im! Ndaj e dëgjoj me kujdes edhe kur ai gënjen, sepse është e vërtetë që ai gënjen për të shpëtuar veten, por këtë gjë ai mund ta realizojë, vetëm duke na shpëtuar edhe ne, ose të paktën duke u përpjekur të na shpëtojë.
Edi Rama, kryeministri ynë, po bën sot të vetmen gjë që ka në dorë. Të na mbyllë brenda, të na kyçë dhe po u sëmurëm, të paktën të sëmuremi me rradhë.
Ndaj unë, ju lutem të gjithëve, që të jeni sot me Edi Ramën dhe ta dëgjoni atë!
Ju lutem, mos i kërkoni sot Edi Ramës shtretër, mos i kërkoni tamponë, mos i kërkoni tuba dhe respiratorë! Mos i kërkoni gjëra që ai, as i ka menduar kurrë më parë dhe as nuk ka ku ti gjejë!
Ai ka sot me shumicë, koncesione dhe PPP, për check up, sterilizim, laboratorë, kamera dhe dronë propagande? Ka edhe televizion me emrin e tij.
Ai ka sot, koncesione për inceneratorë, ka mender, sa të dhj***, siç thotë ai vet edhe zhvillim edhe modernizim.
Por, mos i kërkoni gjëra të cilat nuk i ka dhe nuk i ka interesuar kurrë t?i ketë!
Le t?i bindemi sot Edi Ramës! Duke dashur të shpëtojë veten, ai ndoshta mund të na shpëtojë edhe ne.
Le të jemi sot të bashkuar rreth Edi Ramës edhe kur ai na gënjen!
E keni dëgjuar, kur çdo ditë thotë, ?po zbatojmë këshillat e OBSH-së?? I zuri goja lesh, duke thënë ?OBSH, OBSH, OBSH?.
Dhe kur drejtori i OBSH-së, deklaroi se ?duhen vetëm teste, teste, teste?, Edi Rama ynë tha se ?ne do të ndjekim rrugën e Zvicrës, me sa më pak teste?, duke na shpjeguar gjerë dhe gjatë, si një doktor i madh, që Zoti e ka hedhur në kët humbëtirë, për të na treguar, kur, si dhe pse bëhen testet.
Dëgjojeni dhe bashkohuni me Edi Ramën sot! Për të shpëtuar veten, ai po përpiqet të na shpëtojë edhe ne.
Le të kyçemi brenda në shtet-rrethim dhe të paktën, nëse sëmuremi, le të sëmuremi me rradhë!
Sot unë jam me Edi Ramën dhe ju lutem të gjithëve edhe po të mos e doni, të jeni me të!
Meqë tani qenkemi në luftë, dikush mendon se duhet patjetër ...
Lajmi i komunikuar nga Presidentja e Komisionit Europian Urs...
T’i mbaj njerëzit në shtëpi që të mos përhapet epidemia? Mir...
Sot nuk ka budallallëk më të madh sesa të kritikosh masat re...
Ditar nga Burgu 313, janar 2002Dritarja e qelisë pa xhama. S...
Koncesioni i Chek Up-it duhet te riadresuar urgjentisht per ...
Si e vërtetoj nisur nga libri im SHOQERIA PIRAMIDALE?Veç një...
Nuk dihet nëse Coronavirusi ishte vërtet produkt i zhapikëve...
Krizat e shendetit publik jane betejat me te veshtira, me te...
Në 2004 Sekretari i Përgjithshëm i OKB- së Kofi Anan e ka pë...
Tashmë që epidemia botërore përfshiu edhe Shqipërinë, po del...
Tani u kuptua qartë se politika e lartë në Shqipëri ka qenë ...
Nga Vehap KolaNëse ndiqni edicionin e lajmeve në Top-Channel...
1.-Po iki, i psherëtiu nata në vesh mëngjesit dhe u tret e g...
Sot në mesditë qeveria njoftoi masa të tjera shtrënguese për...
Kur na ra tërmeti, u kujtuam për sizmiologët, inxhinierët, a...
Nëse apeli i Edi Ramës për armëpushim do të kishte qenë i si...
Jemi gati 72 orë nga publikimi i rastit të parë me COVID-19 ...
Nga Ilir Levonja– Ajo që po e kapërdijnë me vështirësi në Sh...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar sot lidhur deklaratë...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...