Nga Bledi Mane/ Edhe ti ke ikur nga mendorja?
Ditar nga Burgu 313, janar 2002Dritarja e qelisë pa xhama. S...
Sot nuk ka budallallëk më të madh sesa të kritikosh masat represive të Edi Ramës për të përballuar betejën kundër pandemisë. Çfarëdo « dhunimi i lirive demokratike të lëvizjes», do të qe pak, në kushtet në të cilat ndodhemi, ku në farmaci nuk gjenden dot më maska dhe doreza, ku mungon mundësia për testimin e të dyshuarve me covid -19, ku shtretërit në spitale dhe aparatet respiratore janë me pakicë, ku kompetenca dhe numri i personelit mjeksor është i kufizuar.
Pra, sa më të forta të jenë kufizimet, aq më shumë ato na mbrojnë nga dështimi shumëvjeçar i politikave qeveritare në shëndetësi. Në këtë kuptim, nëse doni me ç?do kusht ta shani Edi Ramën, kujtojni ato që ka bërë keq dje dhe jo aktet që po firmos sot.
Rreth asaj që po kërkon qeveria duhet të ketë një konsensus kombëtar.
E vetmja gjë e cila shtrohet për diskutim është dilema se si arrihet më mirë ndikimi i popullsisë, përmes ndërgjegjësimit, apo në të kundërt, përmes masave represive.
Në të gjitha daljet e tij të fundit publike Edi Rama ka zgjedhur rrugën e dytë. Ai shpall përmes videoregjistrimeve nga bunkeri i vet në Surrel gjoba marramendëse, heqje shumëvjeçare patentash, shoqërime në rajon. Pra ai përdor një gjuhë, e cila, së pari vjen nga mendësia totalitare se « ky popull kupton vetëm me dru » dhe së dyti nga kompleksi i një qeverie pakice, që e ndjen se nuk është më e besueshme për t?u ndjekur nga subjektet e saj.
Në të kundërtën, po të shikoje mbrëmë fjalimin e presidentit francez Makron, thelbi i mesazhit të tij nuk ishte terrorizimi, por ndërgjegjësimi. Vërtet ai i shpalli qytetarëve të vet masa po aq represive sa edhe tek ne, vërtet ai përdori të njëjtat shprehje se jemi në luftë, por ai nuk foli as edhe njëherë të vetme për penalizim, gjobitje burgosje.
Kjo pra është diferenca mes një lideri që shpreson ta ketë besimin e qytetarëve të vet dhe një tjetri që dyshon se e ka humbur atë.
Deri tani, Edi Rama po sillet me versionin e dytë (video poshte). Në fjalorin e tij po mbizotëron frikësimi dhe jo bindja.
Dhe kjo, mbi të gjitha, po i bën dëm strategjisë së përbashkët, për të zbatuar në maksimum kufizimet e vendosura nga qeveria. Sepse sa më shumë të kriset mardhënia e besimit mes autoriteteve dhe qytetarëve, aq më pak efikase do të jetë zbatimi i masave që kërkohen.
Kryeministri na thotë shpesh se jemi në luftë, por ai harron se për fitimin e një beteje nuk mjafton të vrasësh dezertorët, por të frymëzosh ushtarët.
Duke u përqëndruar tek e para ai vetëm po injekoton mungesë besimi tek trupat e tij. Ndaj ai duhet të ndryshojë qasje sa më shpejt. Edi Rama duhet të na besojë që ta ndihmojmë./Lapsi.al
Ditar nga Burgu 313, janar 2002Dritarja e qelisë pa xhama. S...
Koncesioni i Chek Up-it duhet te riadresuar urgjentisht per ...
Si e vërtetoj nisur nga libri im SHOQERIA PIRAMIDALE?Veç një...
Nuk dihet nëse Coronavirusi ishte vërtet produkt i zhapikëve...
Krizat e shendetit publik jane betejat me te veshtira, me te...
Në 2004 Sekretari i Përgjithshëm i OKB- së Kofi Anan e ka pë...
Tashmë që epidemia botërore përfshiu edhe Shqipërinë, po del...
Tani u kuptua qartë se politika e lartë në Shqipëri ka qenë ...
Nga Vehap KolaNëse ndiqni edicionin e lajmeve në Top-Channel...
1.-Po iki, i psherëtiu nata në vesh mëngjesit dhe u tret e g...
Sot në mesditë qeveria njoftoi masa të tjera shtrënguese për...
Kur na ra tërmeti, u kujtuam për sizmiologët, inxhinierët, a...
Nëse apeli i Edi Ramës për armëpushim do të kishte qenë i si...
Jemi gati 72 orë nga publikimi i rastit të parë me COVID-19 ...
Nga Ilir Levonja– Ajo që po e kapërdijnë me vështirësi në Sh...
Nga Kreshnik Spahiu*Prej 3 ditësh kam kërkuar në mbi 50 farm...
1./Fundnëntorin e vitit të kaluar kur toka u drodh nën këmbë...
Nga Dritan Shano Përpara 25 minutash, dola në rrugë për të k...
Nga Klodian TomorriQendro në shtëpiTi që nuk je i detyruar t...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...