Vendimi i Kushtetueses për sekuestrimin/ Braho: Ka nevojë për rregullim ligjor procedural
Kreu i SPAK-ut, Klodjan Braho, gjatë raportimit të tij në ...
Kreu i SPAK-ut, Klodjan Braho, gjatë raportimit të tij në ...
Kur na ra tërmeti, u kujtuam për sizmiologët, inxhinierët, arkitektët, gjeologët, madje edhe për muratorët e ndërtimit. Një grua e moshuar që kishte dalë prej kohësh në pension dhe ishte harruar gati prej të gjithëve, u bë brenda një dite idhulli i miliona shqiptarëve, vetëm se ishte e qartë dhe e përgjegjshme për atë që thonte. Por mbi të gjitha, sepse po fliste në kohën e duhur.
Pastaj erdhi koronavirusi dhe të gjitha shqisat u drejtuan tek mjekët, infermierët dhe shkencëtarët, që po punojnë nën presionin e kohës për të shpikur kurën dhe vaksinën.
Sot, pa asnjë dallim race, kombësie, gjinie, apo statusi shoqëror, kudo në të gjithë globin, jemi gati të përulemi me respekt dhe mirënjohje të pakushtëzuar ndaj atyre që na kanë në dorë jetën apo mbijetesën tonë. Por jam i sigurt se në Shqipëri, ndërkohë që kemi ndërmend vetëm fytyra dhe emra epidemiologësh apo mjekësh infeksionistë, me siguri që e kemi harruar gruan e moshuar (Luljeta Bozo), që u kthye papritur në emblemë të betejës për të kapërcyer dhe zbutur pasojat e rënda të tërmetit.
Dhe pyetja është nëse duhet patjetër të presim ndonjë fatkeqësi tjetër që të biem ndërmend për profesionistë të tjerë të vlefshëm, pa të cilët ekuilibrat e jetës sonë të përditshme nuk do të ekzistonin? Gjithmonë, pasi ta kemi kaluar dhe përcjellë rrezikun e lartë të koronavirusit, edhe pse ende nuk ka një datë të saktë apo të përafërt, kur më e keqja do të kalojë.
Një fizioterapiste e re në Milano (Valery Cambiaghi) u vu sot në qendër të vëmendjes botërore për një status ndoshta të pafajshëm në instagram, ku evidentohej kontasti i frikshëm mes pagesës së një mjeku dhe një futbollisti në Itali, Angli, Francë, Spanjë, Gjermani, Shtetet e Bashkuara, e kudo tjetër, sepse Shqipërinë nuk e llogarit kush.
Sot u pezulluan përkohësisht kampionatet më të famshme të globit dhe me shumë gjasa mund të ketë edhe vendime të tjera drastike për botën e futbollit. Të cilat, për momentin nuk bëjnë asnjë përshtypje, por vetëm disa javë më parë do të perjetoheshin si fundi i botës për miliarda njerëz të mësuar prej dekadash me dozën e injeksionit për çdo eveniment futbolli.
Duhet ta dish që për herë të fundit mbreti botëror i sporteve është ndërprerë gjatë Luftës së Dytë Botërore për të kuptuar rëndësinë dhe rrezikun real të pandemisë së koronavirusit.
Por është jashtë çdo diskutimi se kjo është një betejë që do të fitohet nga njerëzimi, pavarësisht kostove, që, me sa duket, do të jenë të larta. Herët a vonë korona virusi do të mundet, por jam i sigurt se atëherë gjërat në botë nuk do të jenë si më parë.
Ndaj edhe uroj shumë që kjo fatkeqësi të shërbejë si një reflektim i thellë për të ndryshuar disa zakone dhe keqkuptime të mëdha, që kanë ardhur duke u ekzagjeruar edhe për shkak të mungesës së gjatë të krizave.
Të më ndjejnë fansat e panumurt të Ronaldos, që përmend fizioterapistja nga Milano, por ai sot për botën e futur në panik është thjesht një ndër miliona të vetëkarantinuarit nga korona virusi. Nësoj si Jurgen Klopp ishte thjesht një burrë me kapele dhe me mjekërr. Dhe vlera e tij do të bjerë edhe më shumë, nëse, larg qoftë, aktivitetet e futbollit do të pezullohen për një kohë të gjatë. Sepse atëherë ai do të kthehej në dyfish njeri të zakonshëm.
Ndërkohë, që ne kemi me qindra e mijëra ?luftëta?ë? mjekë e infermierë në të gjithë globin, të cilët janë në frontin e parë të betejës për ta mposhtuar epideminë dhe ka shumë mundësi se nuk do ta mbajmë mend gjatë njeriun, që do të shpikë vaksinën apo kurën për ta mundur korona virusin.
Natyrisht, që Cristiano Ronaldo nuk ka ndonjë faj në këtë histori, sepse nuk e ka krijuar ai këtë realitet, megjithëse ka shërbyer për shumë kohë si një lloj simboli për këtë fenomen. Si ai janë me mijëra të tjerë sekserë, blogerë, reperë, topmodelë të të dyja gjinive, që janë shndërruar në referenca universale, në kushtet e qetësisë dhe të vanitetit, që prodhon limontia e një shoqërie të pakërcënuar për një kohë të gjatë nga rreziqe të mëdha. Dhe me sa duket duhet të ndodhin tronditje apo përmbysje të forta, që njerëzimi t?i kthehet bursës reale të kapitaleve të veta për të rivlerësuar gjithçka nga e para.
Si një individ që besoj tek fuqia e tregut, nuk i hyj fare debatit se cilat duhet të jenë kriteret për të përcaktuar çmimin ose vlerën e një personi apo një grupi të caktuar shoqëror, sepse nuk mund të ketë receta për këtë çështje. Por është shumë e lehtë të konstatosh se ka një shpërpjestim të frikshëm mes shpërblimit dhe famës, në raport me shërbimin që jepet, e cila bie kaq shumë në sy në çaste të tilla dramatike për botën, siç është pandemia e korona virusit.
Ndërkohë mendoj se fatkeqësitë janë provat që na jep Zoti apo natyra, për ata që nuk besojnë, se duhet të ketë një hierarki të drejtë vlerash, në raport me kontributet që individët japin për shoqërinë, pa e mohuar kurrë se çdo hallkë e zinxhirit social ka rëndësinë e vet. Duke mos harruar asnjëherë se mund të vijnë herë pas herë katastrofa dhe fatkeqësi të tilla, për të cilat duhet të mendojmë edhe kur ato duken larg, ndërkohë që ne zbavitemi dhe argëtohemi në stadiume apo pallate koncertesh me idhujt e rremë të paqes, të cilët i kemi sajuar vetë.
Si kudo tjetër në botë edhe ne kemi spekullantët tanë, që shfaqen në trajta të ndryshme, si filozofë, politikanë, gjithollogë, analistë, ekologjistë, blogerë, fejsbukistë etj .
Por ndryshe nga homologët e tyre në botën e zhvilluar, që vetëkarantinohen apo zgjedhin të heshtin, ngaqë sot është koha më e papërshtatshme për të folur, këta të këtueshmit i ke të pranishëm në çdo ekran dhe tribunë mediatike, sepse janë edhe më arrogantë, edhe më të pagdhendur. Ndaj edhe nuk duhen marrë seriozisht.
Nëse apeli i Edi Ramës për armëpushim do të kishte qenë i si...
Jemi gati 72 orë nga publikimi i rastit të parë me COVID-19 ...
Nga Ilir Levonja– Ajo që po e kapërdijnë me vështirësi në Sh...
Nga Kreshnik Spahiu*Prej 3 ditësh kam kërkuar në mbi 50 farm...
1./Fundnëntorin e vitit të kaluar kur toka u drodh nën këmbë...
Nga Dritan Shano Përpara 25 minutash, dola në rrugë për të k...
Nga Klodian TomorriQendro në shtëpiTi që nuk je i detyruar t...
Duke parë se çfarë bëhet te ne, por edhe duke ndjekur mediat...
Ajo:-E zuri flama edhe Shqipërinë. Por sëmundja made-in Kina...
Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, u shfaq s...
Mos prisni që ta pushojnë vetë këtë debatin e shpifur për ma...
Rrëshket sigurisht. Se mos është hera e parë! Prej qindra vj...
Apel për një front të përbashkët Nga PROF. DR. Isuf KaloNë k...
Fatmiresisht Shqiperia dhe gjithe Europa paten dy muaj kohe ...
Pa gdhirë ende dita kur nxirrja e natës fillon të zbehet në ...
SHBA sapo pezulloi 200 milion euro investime në Kosovë.Kosov...
Në kushtet, kur për fat ende nuk ka asnjë shqiptar të prekur...
1./Sperma e babait u lëshua si e çmendur drejt kanaleve ku e...
Nga Rigels SelimanKy Parlament padyshim që do të mbetet gjat...
Komisioni i Venecias i dha te drejte Presidentit per kapjen ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar sot lidhur deklaratë...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...