VIDEO-Vrasja në Maliq, Lamallari “zbarkon” në Policinë e Korçës
Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari ka zbarkuar në Drej...
Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari ka zbarkuar në Drej...
Nga Ilir Levonja
– Ajo që po e kapërdijnë me vështirësi në Shqipëri, është vetizolimi. Megjithëse është një nga masat më të domosdoshme për faktin se mund të reduktojë ndjeshëm përhapjen e virusit, prapë hezitohet. Duhet të kishte filluar që në momentin kur u njollos me të kuqe Italia, sepse jemi të lidhur gjymtyrësh, jemi gati siamezë. Dhe mos eksperienca në të tilla epidemi që janë mes shekujsh dhe brezat nuk e kanë idenë, gjithçka kthehet në një gjendje sportive dhe shteti flet dokrra për të ruajtur karriken, pasi magazinat a shtretërit e karantinave janë shitur batjava.
Por ka një nismë spektakolare të personave publik sidomos e atyre që jetojnë e kontribuojnë në Itali dhe kjo është për tu admiruar. Sado larg që ikim prapë koka na dhëmb aty dhe koha po e vërteton, mjafton të përmendim edhe fondacionin e marinsit shqiptaro amerikan Marko Kepi në tërmetin e 26 nëntorit të vitit të kaluar. Nga ana tjetër disa mediume shtrojnë ca pyetje naive se çfarë mund të bëhet i izoluar në shtëpi? Shqiptarët nuk rrinë dot pa kafenet’. Duke qënë se jetoj prej vitesh në një vend tropikal ku stuhitë janë të përvitshme, izolimin e kemi gjymtyrë të jetës. Por në raport me izolimin e coronavirusit, stuhia të lë pa drita, pa ujë etj.
Dhe mund të të humbësh gjithçka, mund të mbetesh në qiell të hapur sikur të mos kesh ekzistuar asnjëherë. Në rastin konkret nuk ju mungojnë aspak as dritat e as uji dhe për më tepër komunikimi virtual. Disa ditë a disa javë nuk janë asgjë, mjafton të mendosh se sa jetë mund t’i kursesh të së përditshmes. Mund të jetë një i njohur për ju, a një i largët.., por është prindi, babai a nëna, motra, vëllai i dikujt tjetër. Dhe ky dikushi që fati ua mbajti larg nesër mund të jeni edhe ju, ksisoj thuaje plot, Zot mbaje dorën. Në kuptimin e drejtë të fjalës kjo është luftë me natyrën, me fatin…, pavarësisht minuseve se, nuk ka asnjë diskutim që ne jemi nga vendet më të papërgatitura pasi kurrë nuk ndërtuam një shtet të vërtetë.
Nëse në studiot shqiptare do flitej ndonjëherë për emeregjencat, se si veprohet, se si një shtet mban në gatishmëri hallkat e tilla, pra nëse do flitej ndonjëherë, me pa diskutim do kishim filluar themelet e shtetit. Por shqyhemi me ligjëratat boshe të Ngjelës a ca kapterëve si Peza, me llogje duke mbetur gjithmonë vend i botës së tretë, jo new Hollandë apo Zvicër, asesi që jo. Ndaj sot shtrohen ca pyetje naive se çfarë mund të bëhet në shtëpi për 1 apo 2 javë.
Kot që paskemi shtëpi, kot që shtrydhemi për familjen, gjithçka e jona qenka llogjet e kafeneve dhe ajo kureshtia prej provinciali se kush e hëngri sot? Përpara se të dali presidenti apo kryeministri, bëhuni vet të tillë, pasi ne kurrë nuk na ka munguar vitaliteti, pavarësisht se e kemi shtyrë tutje për hatër të politikës. Eshtë luftë për faktin e thjeshtë se është një epidemi globale, me një armik të padukshëm…, jo rastësisht janë vatrat të shpërndara si Iran, Itali, Seul. Eshtë vrasës sa i pa parashikueshëm, aq edhe i lexueshëm, vatrat e trafikut ajror, lidhjet e afërta si rasti ynë me Italinë etj. Por është edhe një situatë e tillë ku kupton se sa luftë bën qenia njerëzore për të mos u fikur jashtë radhe dhe sikur kurrë të mos kishim ekzistuar. Shkurt në shtëpi do shkoni, jo në burg, ndaj mblidhuni e lërjani vendin zbrazëtisë./ CNA.al
Nga Kreshnik Spahiu*Prej 3 ditësh kam kërkuar në mbi 50 farm...
1./Fundnëntorin e vitit të kaluar kur toka u drodh nën këmbë...
Nga Dritan Shano Përpara 25 minutash, dola në rrugë për të k...
Nga Klodian TomorriQendro në shtëpiTi që nuk je i detyruar t...
Duke parë se çfarë bëhet te ne, por edhe duke ndjekur mediat...
Ajo:-E zuri flama edhe Shqipërinë. Por sëmundja made-in Kina...
Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, u shfaq s...
Mos prisni që ta pushojnë vetë këtë debatin e shpifur për ma...
Rrëshket sigurisht. Se mos është hera e parë! Prej qindra vj...
Apel për një front të përbashkët Nga PROF. DR. Isuf KaloNë k...
Fatmiresisht Shqiperia dhe gjithe Europa paten dy muaj kohe ...
Pa gdhirë ende dita kur nxirrja e natës fillon të zbehet në ...
SHBA sapo pezulloi 200 milion euro investime në Kosovë.Kosov...
Në kushtet, kur për fat ende nuk ka asnjë shqiptar të prekur...
1./Sperma e babait u lëshua si e çmendur drejt kanaleve ku e...
Nga Rigels SelimanKy Parlament padyshim që do të mbetet gjat...
Komisioni i Venecias i dha te drejte Presidentit per kapjen ...
Mos Bini Pre e Komunisteve Askush smund te behet magjistar d...
Mësuesit, këta rrogëpakët me trurin plot Sot në Shqipëri ësh...
Kjo shkatërrirë ka qënë shkolla ku unë dhashë mësim shumë e ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të Euros me Lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...