Pogradeci mirëpret “Moto Fest”/ Qindra motoristë bëhen pjesë e aktivitetit
Pogradeci është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e ...
Pogradeci është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e ...
Pas javësh mungese të orientimit, duket se BE ka gjetur tani një gjuhë politike të përbashkët. Komisioni Europian propozoi ndalimin në masë të gjerë të udhëtimeve në BE për shkak të krizës së Coronas.
Bllokohet në masë udhëtimi në Europë – aeroporti i Frankfurtit gati bosh
Pasi kaloi një kohë, ku mungonte veprimi i koordinuar në të gjitha nivelet e qeverive europiane, Komisioni Europian po përpiqet tani në Bruksel të njësojë strategjinë kundër virusit Corona. “Ne jemi të detyruar t’u themi qytetarëve europianë të vërtetën”, tha presidenti i Komisionit Europian, Charles Michel në një konferencë me video me shtetet e G7-s. Bëhet fjalë për një “krizë të gjatë dhe të vështirë.” Më e rëndësishmja është që të qëndrojmë të bashkuar e të zhvillojmë një qëndrim europian.
Bllokim i udhëtimit
Masa më drakoniane që ka propozuar presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen është bllokimi i udhëtimit jo patjetër të nevojshëm në Europë, që fillimisht vlen për katër javë. Të martën (17.03) krerët e qeverive dhe shteteve të BE pritet të miratojnë këtë masë në takimin e tyre në një konferencë me video. Kjo përfshin të gjitha vendet e BE, vendet jashtë Shengenit dhe ajo anëtare të BE si Norvegjia e Zvicra.
Ursula von der Leyen dhe Charles Michel
Megjithatë ka mjaft përjashtime. “Të punësuar të nevojshëm si mjekë, infermierë, personel kujdestarie mjekësore dhe ekspertët që ndihmojnë në luftë kundër Coronës, do të lejohen edhe më tek tej të udhëtojnë në BE”, deklaroi presidentja e Komisionit Europian. Edhe transporti i mallrave do të përjashtohet nga ndalimet e qarkullimit, si edhe ata udhëtarët që kthehen. Propozimi i KE prek më shumë udhëtimet turistike dhe ato jo patjetër të nevojshme.
Mbyllje kufijsh brenda BE
Pas njoftimit për mbylljen e paparalajmëruar dhe të pakoordinuar të kufijve në disa vende në BE, Komisioni kërkon të njësojë masat brenda vendeve anëtare. Sipas rregulloreve në BE, shfuqizimi i Shengenit është i mundur në raste emergjence dhe për një kohë të caktuar. Kjo masë u praktikua edhe në krizën e refugjatëve. Vendet fqinje megjithatë duhet të koordinojnë masat, dhe të krijojnë sidomos “një korsi të gjelbër” për transportin e mallrave dhe punëtorëve që duhet të punojnë në vendin në kufi me vendlindjen.
Fillimisht ishte Gjermania që mbylli pjesërisht kufirin me Francën të hënën, gjë që solli bllokim trafiku me disa kilometra në landin Saar, po ashtu edhe në trafikun e atyre që kthehen nga puna në rajonin e Luksemburgut. Presidenti Macron kishte ditë që kërkonte që masa të tilla të merren pas ujdive mes qeverive të vendeve të BE.
Kufizim i pasojave ekonomike
Një nga masat e marra në nivel europian është edhe mbështetja e studiuesve, që punojnë për zhvillimin e medikamenteve kundër Coronës. Presidenti i Këshillit të BE, Charles Michel nuk u shpreh, nëse qeveria amerikane ka mbajtur qëndrim në konferencën me video të vendeve të G7-s për përpjekjen e dështuar në blerjen e firmës së bioteknologjisë, Curevac për të siguruar vaksinën për SHBA. BE kërkon të sigurojë po ashtu qasjen e vendeve anëtare për personel mjekësor si veshjet speciale apo respiratorë mjekësorë. Për këtë u vendos një bllokim i eksporteve në vendet jo anëtare.
Gjermania mbylli kufirin me Francën – radhë të gjata në kufi
Vlerësimet e të dy politikanëve të lartë të BE për pasojat e krizës kanë qenë dramatike. “Ne duhet të mobilizojmë të gjitha forcat për të zvogëluar pasojat”, tha Charles Michel. Duhet të mbështeten firmat që vuajnë pasojat e Coronës, por edhe qytetarët. Kurse Ursula von der Leyen kërkoi që të rikthehet “besimi ekonomik global”. “Kjo është një krizë shëndetësore globale me pasoja të rënda”, është mesazhi qendror i presidentes së KE. Bëhet fjalë të kufizohet përhapja e virusit dhe të ngadalësohet. Pas javësh mungese të orientimit, duket se BE ka gjetur një gjuhë politike të përbashkët. Të martën në konferencën me video, krerët e qeverive duhet të tregojnë, se janë në gjendje të marrin masa të përbashkëta dhe të dërgojnë mesazhet e duhura, nëse duan të mbajnë apo rifitojnë besimin e qytetarëve në aftësinë drejtuese të tyre./ DW
Kosova shpalli gjendjen e emergjencës së shëndetit publik, p...
Kompania biologjike farmaceutike CureVac konfirmoi sot se po...
Politika, thuhet gjithmonë, është arti i së mundshmes. Kjo f...
Në kohën kur njerëzimi po lufton me koronavirusin e ri, një ...
Nju Jorku po merr masa të forta për të kontrolluar përhapjen...
Mbi 3 mijë e 700 është numri i personave të infektuar me kor...
Evropa propozoi të hënën mbylljen për 30 ditë të kufijve të ...
Shkollat po mbyllen në të gjithë vendin, ndeshjet sportive j...
Studiuesit amerikanë kanë testuar sot një vaksinë eksperimen...
Ka shkuar në 2158 numri i viktimave nga koronavirusi në Ital...
Bashkimi Europian ka propozuar masa drastike sipasojë e situ...
Ka shkuar në 352 numri i të prekurve me koronavirus në Greqi...
Edhe Franca ka marrë masa drastike dhe do të izolohet ashtu ...
Ka shkuar në 15 numri i pacientëve me koronavirus në Kosovë....
“Unë jam mjek dhe specialist i sëmundjes infektive. Unë kam ...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të japin një ndihmë prej ...
Sistemi shndetësor në Itali është në kaos, për shkak të numr...
Koronavirusi në Itali vijon të përhapet në mënyrë të frikshm...
Kina ishte vend i parë ku shpërtheu koronavirusi, por tashmë...
Edhe në Kosovë vijon të rritet numri i personave të prekur n...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve ka finalizuar operacionin...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Sarandë / Informacion paraprak Rreth orës 21:15, në lagje...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...