Infektohet me koronavirus shefja e repartit në spitalin e Shkupit
Ministri i Shëdetësisë i Maqësonisë, Venko Filipçe, ka bërë ...
SHBA ka shtuar epërsinë si vendi i parë në botë në tregti me armë. Gjermania mbetet eksportuesi i katërt në botë i armëve. Sasia më e madhe e armëve shkon në Lindjen e Mesme.
Bota po përballet me luftëra të mëdha, ndërsa tregtia me armë po lulëzon. Asnjë vend tjetër nuk eksporton armë si SHBA. Ndërsa Arabia Saudite është blerësi më i madh i armëve në botë. Këto janë vetëm disa nga të dhënat kryesore të raportit të Institutit Paqësor të Stokholmit për Studime, SIPRI.
Kur krahason të dhënat e periudhës 2015 – 2019 me ato të viteve 2010 – 2014 shihet se: Tregtia botërore me armë është rritur për 5%, ndërsa në krahasim me periudhën 2005-2009 madje për 20%. Por rritja e tregtisë me armë dallon shumë varësisht nga rajonet e ndryshme.
Më së shumti armë janë shitur në rajonin kryesor të krizave botërore – në Lindjen e Mesme, ku tregtia është shtuar për 61%, brenda vetëm pesë vitesh. Eksperti i SIPRI Pieter Wezeman thotë në bisedë me Deutsche Wellen, se “shqetësuese në këtë rajon është mundësia e shpërthimit të një konflikti të ri mes Iranit dhe Arabisë Saudite”.
Shitësi më i madh i armëve në botë është Amerika. Ky vend ka rritur shitjen e armëve për 23 %, ndërsa ndër destinacionet kryesore të armëve amerikane janë Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Ndërkohë një e treta e armëve të tregtuara në botë janë me origjinë amerikane. SHBA ka edhe industrinë më të zhvilluar të armëve në botë, e shitja e armëve paraqet për Uashingtonin edhe një nga pjesët më të rëndësishme të politikës së jashtme dhe sigurisë. “Ata eksportojnë armë për të krijuar miqësi dhe për të gjetur aleatë. Në këtë mënyrë sigurojnë edhe bashkëüpunimin në fushën ushtarake”, pohojnë ekspertët e SIPRI.
Rusia në rënie, Franca në rritje
Rusia mbetet vendi i dytë i eksportit të armëve në përmasa botërore, por dallimi mes Rusisë dhe SHBA është rritur. Shitja e armëve ruse ka rënë në pesë vitet e fundit për 18%. Eksportuesi i tretë më i madh në botë i armëve është Franca, e cila ka rritur eksportin e armëve për 72%, brenda pesë viteve të fundit.
Kjo rritje sipas ekspertit Max Mutschler nga International Center for Conversion (BICC) bazohet më së shumti tek shitja e avionëve luftarakë. Kontratat më të mëdha janë bërë me Egjiptin, Katarin dhe Indinë. Franca më së shumti ka shitur avionë dhe anije luftarake.
Në vendin e katërt edhe më tej është Gjermania, e cila në këtë mënyrë bën pjesë ndër pesë vendet e para, të cilat eksportojnë më shumë se 3/4 e armëve në botë. Ndërkohë që qeveria gjermane pohon se është duke ndjekur një politikë “restriktive” të eksportit të armëve.
Por në periudhën prej vitit 2015 – 2019 eksporti gjerman është rritur 17 %. Deri në vitin 2018 Arabia Saudite ka qenë ndër klientët më të mëdhenj të Gjermanisë. Por pas vrasjes së gazetarit Kashoggi, Gjermania ka ndalur ekspotrtin e armëve në Riad.
Eksporti gjerman
Eksperti i BICC Mutschler pohon se rritja e eksporteve gjermane bie në sy edhe për faktin se sasi të mëdha të armëve gjermane shkojnë në vendet jashtë NATO-s. “Algjeria për shembull është në vendin e tretë”, thotë Mutschler. Edhe Katari dhe Egjipti janë ndër vendet ku më së shumti eksportohen armët gjermane. “Deri në vitin 2019 Gjermania ka eksportuar gati 50% të armëve në vendet e treta, e në këto vende shpesh zhillohen luftëra me vendet fqinje. Ndaj të quash politikën gjermane si ‘restriktive’, për mendimin tim, është eufemizëm”, pohon Mutschler.
Në raportin e qeverisë gjermane për vitin 2019 thuhet se në gjysmën e parë të vitit janë eksportuar në Egjipt armë në vlere prej 800 milionë Euro. Janë miratuar shitje të armëve edhe në Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat për vite kanë qenë aktive në luftën e përgjakshme në Jemen.
Ekspertët e SIPRI vlerësojnë se në përmasat botërore realizohet shitje vjetore e armëve në vlerë prej 80 – 100 miliardë dollarë. Kjo do të thotë se shitja e armëve përbën më pak se 1% të tregtisë botërore në vit. Ndaj ekspertët thonë se duhet të jemi skeptikë, kur përmendet argumenti se eksporti i armëve është një prej elementeve më të rëndësishme të ekonomisë botërore./ DW
Ministri i Shëdetësisë i Maqësonisë, Venko Filipçe, ka bërë ...
Koronavirusi vijon të përhapet me shpejtësi në Itali, ndërsa...
Një specialist i sëmundjeve infektive paralajmëron se reagim...
Italia po kalon një situatë tejet të vështirë si pasojë e pë...
Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan e ka urdhëruar truprojën...
Papa Francesku ka thyer traditën me fjalimin e mbajtur ditën...
Është rënduar bilanci si pasojë e epidemisë së koronavirusit...
Është konfirmuar rasti i parë i një shqiptari të prekur nga ...
Autoritetet në Kosovë anuluan të dielën të gjitha fluturimet...
Një rast me koronavirus është regjistruar në stafin e progr...
Rritet numri i të prekurve nga koronavirusi në Greqi.Autorit...
Kryeministri italian Giuseppe Conte bëri me dije mëngjesin e...
Shkon në 10 numri i personave që kanë humbur jetën pas shemb...
Katër persona kanë humur jetën dhe 29 të tjerë rezultojnë të...
Greqia është vendi ballkanik me përhapjen më të madhe të kor...
Italia po përballet me një situatë alarmante sipasojë e përh...
Është rënduar bilanci sipasojë e epidemisë së koronavirusit ...
Një hotel që përdorej si strukturë karantine në Kinën lindor...
25 vjet pas Platformës së Pekinit për të drejtat e grave, OK...
Sekretari i Partisë Demokratike në Itali, Nicola Zingaretti ...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy turistë gjermanë u shpëtuan përmes një operacioni kërki...
Një motor i gjetur sot në Sarandë ka ngritur dyshime për a...
Gjykata e Durrësit ka lënë në burg drejtoreshën e filialit...
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve ka finalizuar operacionin...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tymi nga zjarret masive të Kanadasë ka mbuluar pjesën më t...
Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, deklaroi se ës...
Një armëpushim i brishtë midis Iranit dhe Shteteve të Bash...
Udhëheqësi Suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, u zotua t'u ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...