"Ata tjerët të rrinë në rrugë deri në 2029"/ Rama me banorët e Zvërnecit: Sapo të jetë gati projekti do të vijë te ju, jo në Tiranë
Kryeministri Edi Rama ka theksuar në takimin me banorët e ...
Kryeministri Edi Rama ka theksuar në takimin me banorët e ...
ISP monitoron nxjerrjen e akteve nënligjore që bëjnë të mundur zbatimin e ligjeve që miratohen në parlament.
Sipas ISP, kemi raste të shumta kur mungojnë aktet nënligjore, nuk respektohen afatet ose dalin gjysmake, edhe për pasojë, ligji që miratohet në Kuvend nuk zbatohet.
Sot ISP ka publikuar raportin për ligjin mbi strehimin social, i cili u miratua në maj 2018 dhe hyri në fuqi në nëntor 2018.
Sipas ISP, prej kohës kur ligji ka hyrë në fuqi ka kaluar rreth 1.5 vjet, e megjithatë, një analizë e detajuar e akteve nënligjore në funksion të zbatimit të tij tregon se një pjesë e rëndësishme e tyre nuk janë miratuar ende.
Po ashtu, ISP thekson se periudha 6 mujore pas miratimit të ligjit (mars 2019) u kalua në periudhë gati 1.5 vjeçare, duke krijuar një bilanc paraprak të ecurisë së akteve ligjore dhe të vetë zbatueshmërisë dhe impaktit të ligjit/akteve nënligjore.
Raporti i plotë i ISP:
Ligji 22/2018 ?Për strehimin social? u miratua në maj 2018 dhe hyri në fuqi në nëntor 2018. Ai prezantohej gjerësisht si një ligj që do të sillte ndryshime thelbësore pozitive në politikat e strehimit, sidomos në raport me qeverisjen vendore, përgjegjësitë shtetërore dhe biznesin privat. Ai solli dy risi, konceptin e pronarit social, si dhe detyrimin e subjekteve private për të dorëzuar 3% të sipërfaqes së ndërtimit në funksion të strehimit. Neni 76 i ligjit ngarkon Këshillin e Ministrave të nxjerrë aktet nënligjore në zbatim të neneve të tij, konkretisht rreth 18 akte nënligjore, si dhe ?ministri përgjegjës për strehimin, ministri përgjegjës për çështjet vendore dhe ministri përgjegjës për çështjet sociale për nxjerrjen e akteve përkatëse nënligjore, brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji?. Prej kohës kur ligji ka hyrë në fuqi ka kaluar rreth 1.5 vjet, e megjithatë, një analizë e detajuar e akteve nënligjore në funksion të zbatimit të tij tregon se një pjesë e rëndësishme e tyre nuk janë miratuar ende.
Periudha 6 mujore pas miratimit të ligjit (mars 2019) u kalua në periudhë gati 1.5 vjeçare, duke krijuar një bilanc paraprak të ecurisë së akteve ligjore dhe të vetë zbatueshmërisë dhe impaktit të ligjit/akteve nënligjore. Një analizë e impaktit të arritur dhe të munguar të ligjit 22/2018 kërkon hulumtime më të thelluara në sektorët përkatës, qeverisjen qendrore dhe vendore, etj, por gjithsesi ajo merr në konsideratë edhe detyrimin kushtetues e ligjor të Këshillit të Ministrave dhe ministrive përgjegjëse për të miratuar së paku aktet nënligjore në funksion të ligjit. Pa aktet nënligjore ligji nuk mund të ketë impakt dhe as sukses. Stafi monitorues i Institutit të Studimeve Politike (ISP) monitoroi aktet nënligjore në funksion të ligjit dhe arriti në përfundimin se në periudhën e fundit të vitit 2019 dhe fillimit të vitit 2020, pra rreth 1.5 vjet nga miratimi i ligjit, nuk janë miratuar ende 43% e akteve nënligjore. Tabela e ilustron raportin aktual, 57% të akteve të miratuara nënligjore dhe 43% ende të pa miratuara. Vlen të theksohet se disa akte nënligjore të nevojshme dhe pozitive, në kuadër të përballjes me pasojat e tërmetit 2019, nuk mund të jenë alibi dhe nuk kanë lidhje me detyrimet nga ligji 22/2018, por kanë të bëjnë me situatën emergjente që kaloi vendi, ndërkohë që detyrimet direkte ligjore do të duhej të ishin prioritare pavarësisht problematikave dhe situatave që krijohen në vend gjatë muajve e viteve.
Monitorimi i ISP po bëhet në zbatim të projektit ?Monitorimi dhe impakti i akteve të munguara ligjore dhe perspektiva për Shqipërinë?, i cili realizohet me mbështetjen financiare nga Programi i Komisionit për Demokracinë i administruar nga Zyra e Marrëdhënieve me Publikun në Ambasadën Amerikane në Tiranë. Qëllimi i tij është monitorimi i Programit Analitik të Projekt-akteve të miratuar nga Këshilli i Ministrave, monitorimi i akteve kryesore ligjore dhe nënligjore në fusha specifike, nxitja e respektimit të detyrimeve ligjore nga institucionet, si dhe analizën e impaktit të akteve te munguara nënligjore.
Në lidhje me impaktin më të thelluan vlen të sillen në vëmendje disa akte ligjore të KLSH që trajtojnë këtë problematikë. Konkretisht, Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) me vendim 1423/22, datë 22.07.2019 ?Për evadimin e materialeve të auditimit të performancës, efektiviteti i programeve sociale të strehimit? arrin në konkluzionin se ?ndonëse ligji ka hyrë në fuqi në 30 nëntor 2018 ai është ende i pazbatueshëm. Më konkretisht KLSH thekson se burimi i mosfunksionimit të plotë të ligjit të mëparshëm nuk ka qenë baza ligjore, por moszbatimi i vet ligjit.
Problematikat sipas KLSH janë përcaktimi i objektivave nga QQ dhe NjQV për strehimin social, përtej kapaciteteve financiare dhe njerëzore të bashkive; mungesa e një statistike reale mbi numrin e të pastrehëve; mungesa e një strukture të konsoliduar dedikuar çështjeve të strehimit në shumicën e bashkive; kapacitete njerëzore të pamjaftueshme të bashkive për të përthithur dhe ushtruar në mënyrë të plotë kompetencat e ligjit; si dhe ozicionimi i strehimit në periferi të polikë-bërjes dhe politikë-zbatimit, si nga bashkitë ashtu edhe nga strukturat qendrore?.
KLSH paralajmëroi në korrik 2019, pra rreth 7 muaj më parë se ?është e paqartë nëse ligji i ri ofron një zgjidhje reale dhe praktike për konsolidimin e zbatimit të programeve sociale të strehimit?, pasi shtrihet përtej asaj që përballojnë kapacitetet e bashkive dhe se ?dinamika që ofron ligji i ri e bën më riskoz zbatimin e një skeme strehimi të ngarkuar me 5 programe?. Edhe Avokati i Popullit në raportin vjetor në Kuvend pati rekomanduar ?organeve shtetërore hartimin e një kuadri të plotë ligjor, të përafruar me standardet ndërkombëtare, që i përgjigjet realizimit efektiv të kërkesave të individëve dhe familjeve të tyre për strehim, duke garantuar kështu sigurimin e një vendstrehimi për çdo kategori individësh, familje në nevojë, apo në vështirësi ekonomike. Gjithashtu, vlerësohet se hartimi i legjislacionit duhet të shoqërohet me rritjen e buxhetit në këtë fushë, si dhe me mbështetjen që duhet të japë qeverisja qendrore ndaj organeve të qeverisjes vendore me projekte sociale të strehimit?.
Ministrja e Arsimit, Besa Shahini bën me dije se Task Forca ...
Pika kufitare e Hanit të Hotit hedh poshtë ministrinë e shën...
Gjatë mbledhjes së qeverisë, kryeministri Edi Rama tha se ës...
Akademiku Artan Fuga ka reaguar në lidhje me përhapjen e kor...
Ish ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti ka ngritur pyetjen...
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka folur mbi ra...
Situata alarmante në Itali ka bërë që Shqipëria të hedhë hap...
Ndërkohë që tashmë janë konfirmuar dy rastet e para me koron...
Pas mbërritjes së dy rasteve të para me koronavirus në Shqip...
Mesnatën e djeshme u konfirmuan dy rastet e para me koronavi...
Venusi vetë do kujdeset posaçërisht për jetën tuaj në çift g...
Dy qytetarët e konfirmuar me koronavirusin e ri, babë e bir,...
Ministria e Shëndetësisë konfirmon dy rastet e para me Coron...
Në Shqipëri lindjet kanë shënuar pikën më të ulët që prej 60...
Për ata që mezi po presin të pushojë shiu dhe të heqin xhupa...
Ashtu siç ishte paraljamërua më herët, Ministria e Shëndetës...
Moti i keq që ka përfshirë vendin ditët e fundit ka shkaktua...
Strukturat shëndetësore po vijojnë testimet për COVID-19, si...
Ish ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, në mesazhin e tij për...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj thotë se qe...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Kryeministri Edi Rama ka theksuar në takimin me banorët e ...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...