web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Koronavirusi!/ Rama apel të fortë të rinjve: Shmangni clubet e natës, kujdesuni për gjyshërit!

9 Mars 2020, 09:26, Sociale CNA

Gjatë mbledhjes së qeverisë, kryeministri Edi Rama tha se është shumë e rëndësishme që në këtë situatë është marrja e masave individuale

Rama i bëri apel të rinjve të shmangin ambientet me shumë njerëz, si clube e lokale, për shkak se ata se mund ta mbartin virusin, duke e përçuar tek familjarët e tyre më në moshë, të cilët janë më të rrezikuar nëse infektohen.

?Ky virus nuk merret nga ajri por nga kontakti fizik. Dhe larja e duarve pas kontaktit fizik të paktën për 20 sekonda, është një masë që ndihmon shumë në parandalim. Është e rëndësishme për të rinjtë, që ne sot po i privojmë nga vajtja në shkollë që të shmangin grumbullimet e mbrëmjes në lokale. Të shmangin pub-et dhe clubet e natës ku kërcehet e këndohet se kontakti i atyshëm është shumë i afërt. Nuk është rrezikshmëria tek të rinjtë, është bartja e virusit tek më të moshuarit nëpër shtëpi. Duhet të bëjmë çmos të ruajmë gjyshërit nëpër shtëpi. Të kufizojmë kontaktet tona, dhe t’i mbajmë larg kontakteve me ne. Sa më pak prekje me duar, dhe sa më shumë kujdes. Është e pamundur që ne të mos marrim këto masa të thjeshta në nivel individual. Ne i lutemi të gjithë njerëzve të kuptojnë se nuk ka nevojë të shkojnë në spitale për të verifikuar janë apo nuk janë të prekur, mjafton të marrin numrin e telefonit. Duhet disiplinë për t’u vetëkarantinuar?, tha Rama./CNA.al





Lajmet e fundit nga