"Rregull dhe ligj në Ministrinë e Jashtëme"/ Propozohet tërheqja e 7 diplomatëve kosovar
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca, propozi të mar...
Italia në luftë me virusin korona: dhjetra komuna janë izoluar dhe qarkullimi i trenave është ndërprerë.
Casalpusterlengo ? një qytet i vogël në Lombardi me 15. 000 banorë. Askush nuk lejohet më të hyjë apo të dalë nga kjo qytezë. Me këtë mënyrë synohet të kufizohet përhapja e mëtejshme e virusit korona.
Në dyqanet e vogla nuk lejohen më të hyjnë brenda më shumë se katër klientë njëherësh. Ndërsa farmacia është kthyer në destinacionin më të rëndësishëm në qytezën e kthyer në fantazmë. Këtu u konstatuan rastet e para me virusin korona. E papritur banorët u përballën me njoftimin: arrest shtëpie, pra karantinë. Njerëzve iu desh kësisoj të aranzhohen me këtë situatë të jashtëzakonshme. Një banor thotë i shpenguar, se ?s’kemi çfarë bëjmë, tani jemi ambjentuar me gjendjen e jashtëzakonshme dhe vetëm shpresojmë, që së shpejti supermerkatot të jenë sërish plot me mallra, ky është shqetësimi ynë i vetëm, ndryshe nuk kemi probleme.”
Shumica e infeksioneve deri më tani janë njoftuar në veri të Italisë. Ndaj qeveria ndërmorri masa të forta: qytete të tëra u rrethuan, duke u shpallur zona të rrezikut. Zona të ndaluara, ku zhvillohen kontrolle të rrepta.
Massimo, një banor nga qyteza fqinjë thotë, se ka ardhur të marrë djalin. E nuk është i sigurt nëse do ta lejojnë. Djali i tij 15- vjeçar kishte ardhur ta kalonte fundjavën tek gjyshi. Tani që kjo është shpallur zonë e izoluar ai dëshiron të kthehet në shtëpi. Por polici nuk e lejon të atin të kalojë.
Shumë njerëz në Itali pyesin, se përse janë prekur pikërisht ata? Edhe sipërmarrësi Fabio Longo. Ekspertët thonë, se është rastësi, mund të ishte prekur po ashtu edhe çdo vend tjetër. Secili nga vendet që ka kontakte me Kinën.
Dega e tekstileve në Itali bashkëpunon intensivisht me sipërmarrës kinezë. Firma e Longos ?Block Industrie” ndodhet në Rovolon, një komunë e vogël në Veneto. Ai bashkëpunon edhe me sipërmarrje aziatike. Situata e jashtëzakonshme për shkak të virusit korona krijon shumë probleme për sipërmarrjen e tij në shumë aspekte:?Pasojat e virusit korona për firmën tonë aktualisht janë shumë të rënda. Kjo e gjitha ndodh në pikun e sfilatave të modës, në sezonin e rëndësishëm të dimrit, kur kemi përkatësisht dy sfilata për gratë dhe për burrat.
Fashion Week në Milano ditët e fundit u zhvillua në kushte të vështira. Ndërkohë që kjo është sfilatë shumë e rëndësishme për këtë degë të industrisë tekstile. Ekonomia italiane është dobësuar e kësaj i shtohet tani edhe virusi, ankohet Longo. ?Dega e tekstilit ka pësuar një goditje, në një fazë mjaft delikate, për më tepër tani pas krizës ekonomike. Kjo edhe për shkak të gjendjes në Kinë që po përballet prej dy muajsh me këtë problem. Kina mbulon 30-36% të konsumit.
Longo megjithatë ka fat në fatkeqësi: Ai e ka furnizuar ndërkohë 97% përqind të prodhimit të rij. Ai as që do ta imagjinojë se çfarë mund të ndodhte nëse virusi do ta kishte paralizuar dy muaj më parë Italinë e veriut. Ndërkohë mund të vijnë vetëm 15 përqind e punonjësve të tij në firmë. Pjesa tjetër e personelit banojnë në zona e kuqe, pra në zonat ku ndalohet qarkullimi.
I gjithë personeli shpreson që së shpejti të rivendoset qetësia. Pasi mungonte klientela në Fashion Week në Milano, ndoshta do të duhej që sfilatat e ardhëshme në Paris të ndihmojnë sado pak degën italiane të tekstileve./ DW
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca, propozi të mar...
Ka shkuar në katër bilanci i viktimave në Francë, sipasojë e...
27 persona kanë humbur jetën si shkak i koronavirusit vetëm ...
Një tornado shkatërrues goditi qytetin Nashville në SHBA, ku...
Ministrat e financave nga Grupi i Shtatë ekonomive më të fuq...
Është ndarë sot nga jeta në moshën 64 vjeçare, profesori dhe...
Presidenti Thaçi dhe Presidenti Vuçiç, u takuan në Shtëpinë ...
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka kërkuar një seancë të j...
Ukraina ka konfirmuar rastin e saj të parë me koronavirus.Nj...
Sierra Leone tërheq njohjen e Kosovës si një shtet të pavaru...
Pas regjistrimit të disa rasteve të personave të prekur nga ...
Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros ...
British Airways dhe Ryanair kanë anuluar qindra fluturime mi...
Radioja “Zëri i Amerikës” mëson se presidenti i Kosovës, Has...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka dërguar letër pres...
Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i është vendosur një ...
Një firmë biomjekësore amerikane ka njoftuar se do të filloj...
Një situatë e tensionuar është krijuar sot në kufirin Turqi-...
Ambasadori Richard Grenell, i dërguar i posaçëm i presidenti...
Duke nisur nga sot, 1 mars 2020 transporti publik në Luksemb...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...