Takimi me Vuçiç në SHBA/ Thaçi kërkon seancë të jashtëzakonshme
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka kërkuar një seancë të j...
Presidenti Thaçi dhe Presidenti Vuçiç, u takuan në Shtëpinë e Bardhë me ndërmjetësimin e Richard Grenell. Qeveria Kurti thotë se Thaçi po vepron në një hapësirë jotransparente.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi konfirmoi mbrëmë vonë se ka zhvilluar një takim me Presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç në Shtëpinë e Bardhë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, takim ky i ndërmjetësuar nga i dërguari amerikan në dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell. Presidenti Thaçi tha se në takim ka marr pjesë edhe këshilltari i sigurisë kombëtare i Presidentit Tramp Robert O’Brien, ku është diskutuar siç thuhet “mundësia e arritjes së marrëveshjes përfundimtare Kosovë-Serbi?. Mbrëmë vonë Thaçi shkroi në Facebook për takimin, ku tha se do të raportojë në detaje në Kuvendin e Kosovës për këtë takim.
Raportimi në Kuvend
“Sapo përfundova një takim të përbashkët me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në Shtëpinë e Bardhë, me ftesë të emisarit special për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, ku i pranishëm ishte edhe Këshilltari për Siguri Kombëtare, Robert O’Brien. Kosova është e bekuar me mbështetjen e Amerikës dhe Presidentit Trump. Tani jam rrugës për në Kosovë. Pres që menjëherë, të mërkurën apo të enjten, të më mundësohet raportimi në Kuvendin e Republikës së Kosovës, për t’i njoftuar deputetët dhe qytetarët e Kosovës për takimet në Washington dhe më specifikisht për takimin e sotëm?, shkroi Presidenti Thaçi duke potencuar që siç thotë, “duke qëndruar të bashkuara institucionet, partitë politike dhe qytetarët, Kosova do të jetë edhe më e fortë?.
Reagimi i Kurtit dhe qeverisë
Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Albin Kurti nuk pati njohuri për këtë takim, prandaj zëvendëskryeministri i qeverisë, Haki Abazi, thotë se “Presidenti po vepron në një hapësirë jotransparente?. “Lajmi për takimin është vetëm përmes mediave. Unë e kam thënë disa herë në ditët e fundit, edhe në Kuvendin e Kosovës, që presidenti është duke vepruar nga një hapësirë jotransparente dhe në mungesë të plotë të koordinimit me institucionet e Kosovës. Ne si qeveri nuk kemi absolutisht asnjë informacion se çfarë është agjenda, për çfarë është duke u diskutuar dhe cilat janë pozicionet që presidenti i ka paraqitur në këto takime në Washington?, reagoi zëvendëskryeministri Abazi. Sipas tij, “Presidenti po i kalon kompetencat kushtetuese, dhe është duke vazhduar me agjendën e tij?.
Mungesa e transparencës
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka një javë që po qëndron në SHBA-së, dhe para nisjes kryeministri Albin Kurti e ftoi Presidentin në një takim që siç tha “të ulen dhe të diskutojnë për unifikimin e qëndrimeve në politikën e jashtme, me theks të veçantë për dialogun me Serbinë?. Këtë kërkesë për Presidentin, kryeministri Kurti e përsëriti edhe në seancën e jashtëzakonshme ku u diskutua për heqjen e tarifës ndaj mallrave të Serbisë me qëllim që t’i hapet rruga dialogut.
“Po pres kur të kthehet presidenti nga SHBA-ja dhe le ta bëjmë një diskutim të hapur për politikën e jashtme. Ai ka disa qëndrime, unë kam disa ide, por deri sa nuk isha kryeministër mi shkruante nga dy letra në ditë, tash po ikë”, deklaroi Kurti në Kuvend, duke njoftuar se letra për takim u ka dërguar edhe kryetarëve të partive opozitare, por as nga ata nuk ka marrë përgjigje.
Dialogu Kosovë-Serbi është ndërprerë që nga nëntori i vitit 2018 kur qeveria e Kosovës vendosi tarifë 100% ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnjë-Hercegovinës. Që nga ajo kohë asnjë takim kokë më kokë, ndërmjet zyrtarëve të Kosovës dhe Serbisë për dialogun nuk është zhvilluar. Takimi i mbrëmshëm i Presidentit Thaçi me Presidentin e Serbisë, Vuçiç në Shtëpinë e Bardhë, shënon një kthesë në dialog, sidomos pas angazhimit të drejtpërdrejt amerikan në këtë proces. Shtetet e Bashkuara dhe i ngarkuari i tyre për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, siguruan dy marrëveshje ndërmjet palëve. Një për rivendosjen e linjës ajrore, Beograd-Prishtinë dhe atë për hekurudhat./ DW
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka kërkuar një seancë të j...
Ukraina ka konfirmuar rastin e saj të parë me koronavirus.Nj...
Sierra Leone tërheq njohjen e Kosovës si një shtet të pavaru...
Pas regjistrimit të disa rasteve të personave të prekur nga ...
Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros ...
British Airways dhe Ryanair kanë anuluar qindra fluturime mi...
Radioja “Zëri i Amerikës” mëson se presidenti i Kosovës, Has...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka dërguar letër pres...
Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i është vendosur një ...
Një firmë biomjekësore amerikane ka njoftuar se do të filloj...
Një situatë e tensionuar është krijuar sot në kufirin Turqi-...
Ambasadori Richard Grenell, i dërguar i posaçëm i presidenti...
Duke nisur nga sot, 1 mars 2020 transporti publik në Luksemb...
Një grua në shtetin e Uashingtonit ka vdekur nga koronavirus...
Një grua ka rënë nga kati i tretë i qendre tregtare në Prish...
Një aksident tragjik me pasojë 19 viktima dhe mbi 55 të plag...
Greqia ka bllokuar 4000 migrantë që vinin nga Turqia nga hyr...
Qindra migrantë kanë filluar të shkojnë në Turqinë veriperën...
Virusi Korona është tema numër një në bisedat në Gjermani. E...
Një ngjarje e rëndë raportohet nga Gjilani, ku një 17 vjeçar...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy turistë gjermanë u shpëtuan përmes një operacioni kërki...
Një motor i gjetur sot në Sarandë ka ngritur dyshime për a...
Gjykata e Durrësit ka lënë në burg drejtoreshën e filialit...
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve ka finalizuar operacionin...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Dy ushtarë amerikanë u vranë në Jordani gjatë sulmeve me r...
Tymi nga zjarret masive të Kanadasë ka mbuluar pjesën më t...
Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, deklaroi se ës...
Një armëpushim i brishtë midis Iranit dhe Shteteve të Bash...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...