web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

DEKRETI I PRESIDENTIT/Ilir Meta nuk shpërndan Parlamentin, tallet me protestuesit

2 Mars 2020, 17:38, Politikë CNA

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, nuk ka shpërndarë Parlamentin dhe ka firmosur gjatë manifestimit përpara godinës të Presidencës kthimin e ligjit të qeverisë për betimin e antarëve të Gjykatës Kushtetuese, ku u mblodhën militantë të PD dhe LSI dhe nuk munguan dhe drejtuesit kryesorë opozitarë, Berisha, Basha dhe Kryemadhi.

Meta gjatë fjalës së tij tha se ?Presidenti i popullit kuq e zi, ulet në gjunjë vetëm para flamurit kuq e zi dhe para popullit kuq e zi, para popullit të shqiponjave. Ta dëgjojnë mirë puçistët vendas dhe organizata ndërkombëtare mafioze që kërkon të shkatërrojë sovranitetin dhe Kushtetutën tuaj. Ndaj ju kam ftuar jo si Ilir Meta por si Presidenti juaj, si i vetmi institucion legjitim që ka mbetur në këtë shtet për të dëgjuar zërin tuaj sepse kur institucionet bien ngrihet populli dhe populli nuk futet në xhep si parate e oligarkëve”, tha META.

Presidenti u shpreh se “Shqipëria e sotme është ndarë në dytë botë antagoniste. Një botë e vogël, e errët, e oligarkëve, që si shushunja pinë çdo ditë gjakun e popullit tonë me koncesionet e frikshme të PPP. Jemi vendi i parë në botë për kostot e autostradave për km/2, i kemi më të shtrenjtat.

Unë si Presidenti i kam rrëzuar publikisht këto dekrete, të arsyetuara mbi Kushtetutë. Këto dekrete për koncesione kanë qëllim vetëm grabitjen e Shqipërisë. Ata tani kërkojnë dhe rrëmbimin në mënyrë mafioze të Gjykatës Kushtetuese, që krimet e tyre kushtetuese të mbeten pa gjykuar, dhe që oligarkët të fitojnë sa më shumë. Jemi këtu, se asnjë nga ne nuk mund t?i qëndrojë anash grushtit të shtetit.

Jemi këtu kundër grushtit të shtetit. Pse Presidenti thirri popullin? Sepse i shteroi të gjitha përpjekjet demokratike për të parandaluar kapjen e shtetit dhe sidomos grushtin e shtetit. Presidenti ka thirrur popullin, sepse pasuria kombëtare që po vidhet çdo ditë, është ajo që Zoti iu ka dhënë gjithë shqiptarëve. Sepse sistemi i drejtësisë është kapur për fyti nga sekti anti-shtet. Sepse kemi drejtësi me regjim, që godet të varfrit. Sepse financat po shterojnë dhe borxhet po rriten, dhe ato i paguani të gjithë ju.

Sepse ekonomia juaj është në ditët më të errëta. Sistemi i drejtësisë është kapur për fyti, sepse kemi drejtësi me regjim që godet të varfërit, të pambrojturit dhe të ndershmit, sepse financa publike po shteron dhe borxhet publike. Ky është instrument shtypës, ky gjysmë Parlament është shndërruar në një kungull të këtij shteti, ky Kuvend ka 122 nga 140 deputetë. Ata provokuan opozitën për tu larguar nga Paralmenti, ata vrapuan të zëvendësonin deputetët në kundërshtim me ligjin. Ata shkelën Kushtetutën dhe regulloren e Kuvendit vetëm që të largonin opozitën”, theksoi META.

Për Parlamentin ai u shpreh se: “ky gjysmë Parlament është shndërruar në një kungull të këtij shteti, ky Kuvend ka 122 nga 140 deputetë. Ata provokuan opozitën për tu larguar nga Paralmenti, ata vrapuan të zëvendësonin deputetët në kundërshtim me ligjin. Ata shkelën Kushtetutën dhe regulloren e Kuvendit vetëm që të largonin opozitën. /CNA.al

 





Lajmet e fundit nga