web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Basha dhe Berisha zbresin në Bulevard/ Paralajmëron ish-kryeministri

2 Mars 2020, 16:30, Politikë CNA

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbritur në Bulevardin ?Dëshmorët e Kombit? pak minuta më parë.

Në një prononcim të shkurtër për mediat, Berisha paralajmëroi se ?sot shënohet fillimi i fundit të narkoshtetit?.

Nga ana tjetër, edhe kreu i opozitës Lulzim Basha është bashkuar në protestë nga Hotel Rogner.

Basha falenderoi nga zemra qytetarët që i janë përgjigjur thirrjes, ndërsa ngriti akuzat se siguria rëndohet kur shkelet Kushteta.

Teksa u pyet se përse nuk do të mbajë një fjalim, kryetari i opozitës deklaroi se ?kjo nuk është protestë, është manifestim. Unë këtu s?jam si kryetar i partisë që përfaqësoj po si një qytetar që manifeston kundër dhunimit të Kushtetutës. Kushtetutes i ka mbetur vetëm kapaku. E vetmja zgjidhje janë zgjedhjet e parakoshme parlamentare në një ditë me zgjedhjet vendore?./ CNA.al





Lajmet e fundit nga