“Ka shkelur Kushtetutën”/ Albin Kurti kërkon shkarkimin e presidentit Thaçi
Kryeministri i Kosovës ka vendosur në dijeni kryetaren e Kuv...
Zyrtarët e shëndetësisë në SHBA paralajmëruan amerikanët të përgatiten për një përhapje të mundshme të koronavirusit.
“Çrregullimet në jetën e përditshme mund të jenë të rënda” në SHBA, paralajmëroi të martën në një konferencë shtypi Nancy Messonnier, drejtore e Qendrës Kombëtare të Imunizimeve . Shkollat në disa zona mund të detyrohen të mbyllen, po ashtu edhe bizneset, tha ajo.
Zonja Messonnier tha se zyrtarët e shëndetit publik nuk e dinë nëse përhapja e sëmundjes në Shtetet e Bashkuara do të jetë e butë apo e rëndë, por se amerikanët duhet të jenë gati për çrregullime të konsiderueshme në jetën e tyre të përditshme.
?I kërkojmë publikut amerikan të përgatitet për pritshmërinë se kjo mund të jetë diçka e rëndë,? tha Messonier.
?Çështja nuk është nëse do të ndodhë në SHBA, por kur do të ndodhë,? tha ajo.
Ndërkohë, eksperti i Instituteve Kombëtare të Shëndetësisë, Anthony Fauci, tha se një vaksinë kundër koronavirusit mund të fillojë të testohet tek njerëzit brenda një muaji e gjysmë.
PRESIDENTI DHE DEMOKRATËT DEBATOJNË
Presidenti amerikan Donald Trump tha të martën se Shtetet e Bashkuara e kanë vënë koronavirusin “shumë mirë nën kontroll” brenda kufijve të tyre. Ai bëri komentet edhe pse administrata po u kërkon ligjvënësve 2.5 miliardë dollarë fonde emergjente për t?u përballur me këtë problem.
Demokratët e Kongresit thonë se administrata Trump nuk ka arritur t?i përgjigjet me shpejtësi përhapjes së virusit në botë, madje se vetë presidenti përhapi informacion të rremë kur tha se koronavirusi do të ndalet në prill kur moti të ngrohet. Kriza globale e shëndetit po bëhet një tjetër betejë në luftën midis Presidentit Trump dhe Kongresit, pas dështimit të përpjekjeve të demokratëve për ta larguar presidentin me anë të një gjykimi në senat.
Presidenti Trump tha të martën gjatë një konference për shtyp në Nju Delhi se ndërsa SHBA janë mirë përsa i përket kontrollit, “ne bëjmë biznes me shumë vende të tjera, punojmë me vendet e tjera, ne duam që vendet e tjera të jenë të kënaqura dhe të shëndetshme.”
Garancitë e dhana së fundmi nga presidenti në lidhje me koronavirusin erdhën pas një dite të vështirë në tregun e aksioneve. Dow Jones pati rënien e tij më të madhe ditore që nga viti 2018, mes frikës globale në rritje për përhapjen e koronavirusit. Shtetet e Bashkuara kanë 14 raste të konfirmuara të virusit, sipas Qendrës për Kontrollin e Sëmundjeve.
Kërkesa e fondit të urgjencës prej 2.5 miliardë dollarësh, e cila iu dërgua Kongresit të hënën, ndahet midis 1,25 miliardë dollarëve si fonde të reja urgjente dhe 1,25 miliardë dollarë fonde që do të devijohen nga programet e tjera federale. Administrata po kërkon gjithashtu që ligjvënësit amerikanë të transferojnë 535 milion dollarë fonde të destinuara për trajtimin dhe parandalimin e virusit Ebola drejt përballimit të koronavirusit.
Ligjvënësit demokratë thanë se kjo strategji është e pamjaftueshme.
“Tepër pak, tepër vonë,” tha udhëheqësi i pakicës së Senatit, Chuck Schumer lidhur me kërkesën e presidentit. “Nuk kemi parë asnjë shenjë që Presidenti Trump të ketë ndonjë plan ose urgjencë për t’u marrë me çështjen e koronavirusit – ne kemi nevojë për udhëheqje të vërtetë dhe sa më shpejt.”
Në një koment në Twitter të martën, Presidenti Trump e karakterizoi kritikën e zotit Schumer si diçka që bëhet “thjesht për qëllime publiciteti”.
Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi tha se kërkesa nuk ka kuptim pas shkurtimit të buxheteve të propozuar nga administrata Trump për vitin 2021 për Qendrën për Kontrollin e Sëmundjeve (CDC), Instituteve Kombëtare të Shëndetit (NIH) dhe agjencitë e tjera kryesore që trajtojnë kërcënimin në rritje.
“Amerikanët kanë nevojë për një përgjigje të koordinuar, plotësisht të financuar,” tha zonja Pelosi në një deklaratë. “Kërkesa e Presidentit për financim për t?iu përgjigjur koronavirusit është e vonuar dhe plotësisht e pamjaftueshme përballë përmasave të kësaj emergjence.”
Ajo tha se Dhoma e Përfaqësuesve, e kontrolluar nga demokratët, do të punojë shpejt për të nxjerrë paketën e vet financiare që “mban parasysh plotësisht shkallën dhe seriozitetin e kësaj krize të shëndetit publik.”
Por republikanët e Senatit thonë se ata janë të kënaqur me përgjigjen e administratës pas një informimi me dyer të mbyllura për koronavirusin të martën.
“Administrata është në krye të punës,” tha senatori republikan Bill Cassidy, i cili është mjek me profesion. “Ata po përshtaten siç duhet, duke u përpjekur t?i ndajnë mjetet financiare atje ku ato janë më të nevojshme.”
Ligjvënësi Cassidy vuri në dukje se nëse kërkesa e tanishme e administratës për financime urgjente nuk është e mjafshtueshme, mund të caktohen fonde shtesë.
“Le të shohim se si do të evoluojnë gjërat dhe atëherë mund të shtojmë para të tjera,” tha ai.
Senatori Demokrat Dick Durbin tha se projektbuxheti i administratës për vitin 2021 ishte “plotësisht i pajustifikuar” përsa i përket shkurtimit të fondeve për agjencitë kryesore shëndetësore të vendit, është e vështirë të thuhej nëse kërkesa për financim urgjent do të ishte e mjaftueshme për të përballuar kërcënimin.
“Nuk e di nëse është e mjaftueshme,” u tha ligjvënësi Durbin të martën gazetarëve./VOA
Kryeministri i Kosovës ka vendosur në dijeni kryetaren e Kuv...
Koronavirusi në Itali deri tani iu ka marrë jetën 12 persona...
Shënohet rasti i parë me koronavirus në Greqi.Mësohet se e p...
Shënohet viktima e parë nga korokavirusi në Francë.Një 60-vj...
Katër fëmijë janë infektuar nga koronavirusi në Itali.Sipas ...
Nga Ariana A. Berengaut “The Atlantic”* Kur Tedros Gebrejesu...
Zyrtarët e shëndetësisë në SHBA paralajmëruan amerikanët të ...
Zëvendësministri i Shëndetësisë së Iranit dhe një deputet ka...
Ka shkuar në 11 numri i viktimave nga koronavirusi në Itali....
Numri i viktimave të koronavirusit ka shkuar në 10 në Itali....
Në laboratorët e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik në ...
Pas përhpajes së koronavirusit në Itali, edhe Kroacia ka kon...
Ndahet nga jeta ish presidenti egjiptian Hosni Mubarak, i ci...
Shumë vende të botës kanë marrë masa të forta për të mos lej...
Shtatë persona kanë ndërruar jetë, ndërsa 232 të tjerë rezul...
Deri tani, në Itali kanë vdekur shtatë persona nga koronavir...
Çfarë po ndodh me koronavirusin në Itali dhe në botë, në një...
Koronavirusi në Italia, deri tani ka marrë jetët e shtatë pe...
Gjykata Speciale e Hagës ka thërritur një tjetër person nga ...
Problemet e shkaktuara nga shpërthimi i koronavirusit në Kin...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...