SHBA, zyrtarët paralajmërojnë për një përhapje të koronavirusit
Zyrtarët e shëndetësisë në SHBA paralajmëruan amerikanët të ...
Nga Ariana A. Berengaut ?The Atlantic?
* Kur Tedros Gebrejesus, drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetit, u shpreh në fund të muajit të kaluar se epidemia e koronavirusit të ri, ishte një emergjencë ndërkombëtare e shëndetit publik, ai u duk se u sforcua jo pak për të ?lavdëruar? Kinën për reagimin e saj ndaj patogjenit.
?Në shumë aspekte, Kina po vendos një standard të ri në përgjigjen ndaj një epidemie, dhe ky nuk është një ekzagjerim?- tha ai. Ndërsa sëmundja e re, e quajtur tani COVID-19, u shndërrua në një krizë shëndetësore, zyrtarët kinezë kishin futur në karantinë qytete të tëra brenda disa ditësh, kishin pezulluar udhëtimet, mbyllur shkollat dhe bizneset, dhe vendosur kufizime të mëdha për ata që mund të largoheshin nga shtëpitë e tyre.
Studiuesit kinezë e izoluan dhe ndanë shpejt gjenomin e virusit, duke i dhënë mundësi laboratorëve në të gjithë botën që të nisin punën për krijimin e vaksinës për këtë virus. Kina ndërtoi dy ?spitale të specializuara? të reja brenda 10 ditësh, pamjet e të cilave media shtetërore ua shpërndau të gjithëve përmes mediave sociale.
Zyrtarët e OBSH-së, vazhduan të lavdërojnë reagimin e Pekinit, edhe pas raporteve që treguan se fshehtësia dhe censura e qeverisë kineze, kishin ndihmuar shpërthimin e epidemisë. Kriza që po shpaloset tani në Kinë, shtron një pyetje të pakëndshme:A janë qeveritë autoritare më të afta sesa demokracitë, për ta përballuar sfidën që ngre një epidemi?
?Modeli kinez?, është tërheqës për kritikët e demokracisë, për të cilët reagimi i fortë i Kinës ndaj shpërthimit të COVID-19, duket si një tjetër provë e autoritarizmit. Por një praktikë e mirë e shëndetit publik nuk kërkon vetëm kontroll. Ajo kërkon gjithashtu transparencë, besim publik dhe zakonin e bashkëpunimit, që i lejon shoqëritë e lira të reagojnë më mirë ndaj pandemive. Aftësia e demokracive për të përballuar COVID-19, do të testohet shumë shpejt. Pas përhapjes në Korenë e Jugut, Japoni dhe Itali ditët e fundit, zyrtarët atje po diskutojnë se si të reagojnë. Por qytetarët e vendeve demokratike, mund të presin në mënyrë të arsyeshme një nivel më të lartë të dashurisë dhe përgjegjshmërisë nga qeveritë e tyre.
Për shembull, qytetarët amerikanë, mund të mbështeten tek objektiviteti dhe saktësia e Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, raporti javor i të cilës ka qenë një element i një komunikimi jetik midis qeverisë dhe publikut në një formë apo tjetër, që nga fundi i viteve 1800.
Një raportim i besueshëm, u jep mundësi epidemiologëve të parashikojnë trajektoren e një sëmundjeje, studiuesve të zhvillojnë trajtime dhe vaksina, dhe publikut të mbrojë veten e tij. Përkundrazi, Kina fshehu në mënyrë aktive epideminë e SARS-it në vitin 2003, dhe veçanërisht në fazat fillestare të COVID-19, duket se ka bërë sërish të njëjtën gjë.
Autoritetet lokale, censuruan qëllimisht raportet e hershme mbi virusin e panjohur, duke humbur shansin që mjekët ta ndalonin sëmundjen infektive, përpara se ajo të përhapet gjerësisht. Kur njëri nga mjekët, Li Uenliang, u përpoq të paralajmëronte miqtë në median sociale ËeChat, ai u thirr në polici, ku iu kërkua të mbyllte gojën.
Pak javë më vonë, ai vdiq nga ndërlikimet e shkaktuara nga COVID-19. Fshehja fillestare e virusit nga Kina, nuk ishte rezultat i mosfunksionimit të sistemit. Në një shtet autoritar, fshehjet e ngjarjeve ndodhin për shkak të modelit. Gjuha e autoritarizmit – gjuha e frikës dhe forcës – është ajo që çdo aparat i rangut të ulët, nga Pripjati në Ukrainë në kohën e ngjarjes së Çernobilit deri në Vuhan, e kupton kur ajo vepron me nismën saj për të ?varrosur? një lajm të keq.
Partia Komuniste e Kinës, thotë tani se dëshiron të dëgjojë të vërtetën. Por besimi publik, nuk është një burim, që një qeveri mund ta hapë dhe mbyllë si uji i rubinetit. S?ka asnjë dyshim se Kina mund të ndryshojë sjellje të caktuara të saj në një periudhë afatshkurtër. Por sa më gjatë që të zgjasë kriza, aq më pak efektive do të jenë taktika të tilla.
Edhe demokracitë nuk janë të përsosura. Në vitin 2014, infermierja Kasi Hikoks që ishte marrë me trajtimin e Ebolës në Afrikë, u detyrua të futet në karantinë në aeroportin e Njuarkut në SHBA pa ndonjë shkak të qartë mjekësor, ndërsa në fillim u ndalua të takonte avokatin, apo të afërmit e saj.
Por në dallim nga sistemet autoritare, qytetarët në një demokraci kanë në dispozicion kanale përmes të cilave ata mund të rifitojnë të drejtat e tyre, dhe të kërkojnë drejtësi për abuzimin në fjalë. Edhe pse gjykatat amerikane zakonisht i njohin të drejtën autoritetit të një shteti të miratojë urdhrat e nevojshëm për karantinë, padia e Hikoks kundër zyrtarëve të shtetit të Nju Xhersit, çoi në ndryshime të rëndësishme në ligjin përkatës.
Në vend se të minonte besimin e publikut, incidenti ndihmoi në forcimin e tij. Lehtësia me të cilën përhapet një sëmundje infektive në të gjithë botën, kërkon bashkëpunim ndërkombëtar për ta frenuar atë, dhe demokracitë bashkëpunojnë më shumë sesa autokracitë.
Bota nuk mund ta dijë kurrë sa jetë njerëzish mund të ishin shpëtuar, nëse të gjitha vendet do të përqafonin normat demokratike të transparencës dhe bashkëpunimit. Por ndërsa Kina zgjeron më tej kufizimet ndaj zonave të vendosura në karantinë, ajo na jep një shembull të vogël të së ardhmes, ndaj të cilës bota duhet të shqtësohet./ Përshtatur nga CNA.al
Zyrtarët e shëndetësisë në SHBA paralajmëruan amerikanët të ...
Zëvendësministri i Shëndetësisë së Iranit dhe një deputet ka...
Ka shkuar në 11 numri i viktimave nga koronavirusi në Itali....
Numri i viktimave të koronavirusit ka shkuar në 10 në Itali....
Në laboratorët e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik në ...
Pas përhpajes së koronavirusit në Itali, edhe Kroacia ka kon...
Ndahet nga jeta ish presidenti egjiptian Hosni Mubarak, i ci...
Shumë vende të botës kanë marrë masa të forta për të mos lej...
Shtatë persona kanë ndërruar jetë, ndërsa 232 të tjerë rezul...
Deri tani, në Itali kanë vdekur shtatë persona nga koronavir...
Çfarë po ndodh me koronavirusin në Itali dhe në botë, në një...
Koronavirusi në Italia, deri tani ka marrë jetët e shtatë pe...
Gjykata Speciale e Hagës ka thërritur një tjetër person nga ...
Problemet e shkaktuara nga shpërthimi i koronavirusit në Kin...
Prokuroria e Posaçme me seli në Hagë, e cila trajton pretend...
Italia është vënë në alarm për shkak të koronavirusit, i cil...
Vijon të rritet numri i viktimave nga koronaviusi në Itali. ...
Presidenti Trump tha të djelën, se do të emërojë një ambasad...
Mediat italiane raportojnë se ka shkuar në gjashtë numri i p...
Koronavirusi në Itali deri tani ka marrë jetën e pesë person...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...