Koronavirusi tremb bursat globale/ Italia në rrezik izolimi, nuk këshillohen udhëtimet
Çfarë po ndodh me koronavirusin në Itali dhe në botë, në një...
Deri tani, në Itali kanë vdekur shtatë persona nga koronavirusi, ata ishin të gjithë të moshuar dhe, çfarë është më e rëndësishme, ata kishin edhe patologji të tjera përpara se të prekeshin nga COVID-19, shkruan Cristina Marrone e gazetës së njohur italiane ?Il Corriere della Sera?.
?Sqarimi është i rëndësishëm, sepse të gjitha viktimat kanë qenë shtruar në spitale të ndryshme për patologji të tjera. Virusi i ri ka përkeqësuar gjendjen e tyre të kompromentuar dhe kjo është në përputhje me të gjitha studimet epidemiologjike të bëra deri tani në rastet në Kinë: rreziku i vdekjes rritet me moshën (për ata mbi 80 arrin në 14,8%).
Probabiliteti i vdekjes rritet në 10,5% nëse pacienti që sëmuret vuan edhe nga zemra; 7,3% nëse është diabetik; 6,3% me sëmundje kronike të frymëmarrjes; 6% me hipertension; 5,5% me tumor. Rreziku i vdekjes nëse nuk ka patologji të mëparshme bie menjëherë në 0,9%. Me pak fjalë, koronavirusi shërohet: 98% e pacientëve ia dalin të shërohen.
Viktimat e para në Itali ishin pak a shumë të sëmurë rëndë. Me fjalë të tjera: deri më tani, nuk ka pasur (dhe shpresojmë se nuk ka) një pacient si ai mjeku në Wuhan që u sëmur dhe pastaj vdiq. Dhe nuk ka pasur, deri më tani (dhe shpresojmë se nuk ka) raste të pacientëve të shëndetshëm që kanë vdekur nga koronavirusi.
Viktima e parë në Itali ishte një pacient 78-vjeçar nga Venecia, i cili vdiq në spitalin ??Schiavonia?? në natën e 14 shkurtit. Ai ishte shtruar në spital për 10 ditë me patologji të shumta. Të nesërmen vdiq një grua 75-vjeçare nga Casalpusterlengo, e cila kishte qenë në spitalin e Codognos për një krizë frymëmarrjeje. Këtu ajo kishte takuar pacientin numër 1, një 38-vjeçar që është ende në gjendje të rëndë. Gruaja, e cila ishte gjithashtu pluripatologjike, vdiq në shtëpinë e saj. Ajo rezultoi pozitive me koronavirus. Viktima e tretë është një grua 68-vjeçare që vdiq të dielën në spitalin e Cremas.
Ajo ishte shtruar në spital që nga 18 shkurti në repartin e onkologjisë dhe kishte dalë pozitive. Dje, u zbuluan katër viktimat e fundit. Një 78-vjeçar që vdiq në spitalin ??Papa Giovanni XXI?? në Bergamo, i shtruar në spital për ca kohë për sëmundje të tjera; një burrë 88-vjeçar nga Codogno, kushtet e shëndetit të të cilit para vdekjes janë ende të panjohura; një 80 vjeçar nga Castiglione d?Adda që vuante nga zemra. I shtruar në spital, ai vdiq pasi u transferua në spitalin ??Sacco?? në Milano. Dhe pastaj një burrë 62-vjeçar, që vuante tashmë nga patologji të tjera, nga Castiglione d?Adda, por që vdiq në spitalin e Comos.
Ndikimi në një sistem të dobësuar
Pra, ka shumë të ngjarë që koronavirusi të jetë një shkak kontribues i vdekjes, sepse ai përkeqëson kushtet e njerëzve me sistem imunitar të dobët. Në fund të fundit, virusi është i ri, askush nuk është imun, askush nuk ka antitrupa për ta luftuar atë dhe pasojat i paguajnë njerëzit më të brishtë nga pikëpamja shëndetësore. Për dallim nga gripi, nuk ka asnjë vaksinë, asnjë ilaç për të trajtuar pneumoninë shumë të thellë që ndonjëherë mund të shkaktojë ky koronavirus.
Siç na tregojnë të dhënat, për momentin, në Itali rreth 40% e personave me koronavirus pozitiv nuk shfaqin simptoma dhe as nuk e vërejnë se janë infektuar. Nuk ka absolutisht asnjë arsye që pneumonia të zhvillohet./Lexo.al
Çfarë po ndodh me koronavirusin në Itali dhe në botë, në një...
Koronavirusi në Italia, deri tani ka marrë jetët e shtatë pe...
Gjykata Speciale e Hagës ka thërritur një tjetër person nga ...
Problemet e shkaktuara nga shpërthimi i koronavirusit në Kin...
Prokuroria e Posaçme me seli në Hagë, e cila trajton pretend...
Italia është vënë në alarm për shkak të koronavirusit, i cil...
Vijon të rritet numri i viktimave nga koronaviusi në Itali. ...
Presidenti Trump tha të djelën, se do të emërojë një ambasad...
Mediat italiane raportojnë se ka shkuar në gjashtë numri i p...
Koronavirusi në Itali deri tani ka marrë jetën e pesë person...
Italia ka regjistrua një tjetër viktimë nga koronavirusi, ai...
Ndërron jetë një tjetër peson në Itali i cili ishte prekur n...
Pas më shumë se 150 rasteve të konstatuara me koronavirus në...
Italia është në Evropë vendi më i rrezikuar nga Koronavirusi...
Pas zgjedhjeve lokale në Hamburg, Partia Socialdemokrate, SP...
Italia vijon të jetë në gjendje emergjence për shkak të frik...
Presidenti Trump e konfirmoi këtë të dielë në Shtëpinë e Bar...
Prej dy ditësh Italia po përjeton momente të vështira pas pë...
Një tjetër tërmet i fuqishëm ka tronditur Turqinë pasditen e...
Është shënuar viktima e tretë nga koronavirusi në Itali.Sipa...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...