Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së: Tërmeti që goditi Venezuelën ishte më i madhi në më shumë se një shekull
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Ndërkohë që virusi i ?Koronavirusit?, pasi kafshoi Kinën ka zbritur në Italinë fqinjë, duke venë në panik popullsinë dhe alarmuar qeverinë, e cila dje ka miratuar një paketë masash urgjente, për të parandaluar përhapjen e sëmundjes që deri tani ka prekur 132 persona, në Shqipëri as që e ruan njeri fare.
Kryeministri është nisur paraditen e sotme për në Angli. Para hipjes së avionit postoi një mesazh në rrjetin social, facebook, nëpërmjet të cilit garantoi se ?Koronavirusi nuk e ka prekur Shqipërinë, por si për gjithë botën është një kërcënim potencial për të cilin janë marrë të gjitha masat në rast se do të na duhet të përballemi ??, dhe ndërsa i ka renë kokës ?të njejtëve mëndjeshthurur që shqetësuan keq shqiptarët me lajme false dhe me gojëligësinë e tyre gjatë ditëve e netëve të gjata pas tërmetit, janë në veprim?, garantoi e bëri thirrje:
?Mos bini pre e tyre dhe jini të sigurt se shteti shqiptar po e bën prej kohësh detyrën për të qenë gati në rast shfaqjeje të koronavirusit, të cilin jemi gati ta përballim me organizim e profesionalizëm të lartë?.
Ky ishte kumti i lëshuar prej kryeministrit Edi Rama, që prej muajsh Shqipërinë për të cilin është votëbesuar dy here për ta ?rilindur? e ka kthyer në vendtranzit, ndërkohë që të njejtin mesazh garantues e kishte artikuluar para tij shefja e Departamentit të sëmundjeve infektive në ISHP, Silva Bino, në një dalje publike, që në pikë të mëngjesit.
Pa komunikuar as dhe një fjalë për politikat e projektuara nga Instituti ku shërben e që është institucioni kryesor për parandalimin e përhapjes së ?Koronavirus?-it, Bino foli ?teknikisht? duke mos hezituar madje të zbuloj dhe ?antivirusin? original ?made in Albania? që e vdes ?Koronavirusin? pa qenë nevoja e trajtimit me medikamente, apo kalimit nëpër vendizolime e karantina, siç kanë vepruar vëndet e pësuara prej tij.
Sëmundjen që, sipas saj: Nuk luftohet vetëm nga strukturat qeveritare…(prandaj, mesaduket, dhe Kryeministri garantoi vdekjen e virusit nëse guxon të na prekë).
?Mos pështyni përtokë, mos i lëshojmë qurrat anë e mbanë!? këshilloi shefe Binoja si terapinë më të rendësishme për të vdekur ?Koronavirusin? dhe shmangur risqet tragjike që mund të vijnë nga prekja prej tij.
?Ky është një virus i thjeshtë përhapet po më atë rrugë që përhapet dhe virusi i gripit. Janë sëmundje të ngjashme përveç faktit që ky ka një vdekshmëri më të lartë se virusi i gripit. Kujdesuni për veten në lidhje me pastërtinë, në lidhje me higjenën e frymëmarrjes?, deklaroi po ashtu Bino, që nuk tha asgjë konkrete për masat që janë marrë, në rast konstatimi të prezencës. Por nuk harroi ama të thotë se:
?Laboratori i ISHP është pjesë e rrjetit europian të laboratorëve. Jemi të pajisur, jemi të kontrolluar, është një virus i ri, jemi në atë hap që janë të gjitha vendet e tjera të botës. Masat janë përforcuar në kufi, i bëj thirrje gjithë qytetarëve të jenë të kujdesshëm dhe të raportojnë çdo shqetësim të tyre?.
Po në të njejtën udhë me Shefen e ISHP dhe Kryeministrin ishte dhe Ministria e Shëndetësisë që lëshoi po një deklarim plot optimizëm dhe për këtë arsye nuk po ju lodh kokën t?ua citoj frazë për frazë.
Se sa të vërtetë ka në këtë mes le t?ja lemë kohës ta vërtetojë, por krahas optimizmit të përfaqësuesve kompetentë të qeverisë, le të citojmë atë çka publikoi Dr. Sotiraq Lako, në faqen e tij në rrjetet sociale.
?Keto masat e thjeshta higjenike qe duhet te zbatojme per te mos u perhapur virusi (me kurore mbreterore) jane nje hipokrizi e tere?. Ka vetem nje mundesi: Lutjuni Zotit te mos hyje, ose nese ka hyre te dali sa me shpejt. Ne kemi dhe nje shans tjeter: ?Nuk bie rrufeja ne ??.
Kuptoni unë ju citova gjithsa është thenë e publikuar ditën e sotme rreth sëmundjes që gjer tani i ka futur drithmën Azisë e Europës, por që do thyej kokën përpara kështjellës buzë Adriatikut më emrin Shqipëri./CNA.al
Edhe mënyra se si sillen ndaj të papriturave të natyrës i ve...
Nga mesi i nëntorit të vitit që shkoi, presidenti i Republik...
Duke kujtuar historinë e Kalasë se Rozafës, ndërto ditën dhe...
Nga Rigels SelimanKjo e hënë që lamë pas e gjeti kryedemokra...
Ka disa ditë që më ka përfunduar kontrata me anë të një kart...
Një projektvendim i beftë i qeverisë i hap rrugën rikthimit ...
Shqipërisë i leverdis më shumë që ta çojnë deri në fund sher...
Befas na doli “Grusht Shteti”. Majtas – djathtas, përtej të ...
Nga Ylli Pata –Pas shpalljes së revoltës së 2 marsit, kur Il...
Që kur ka përfunduar Konferenca e Donatorëve në Bruksel, që ...
Nga Nora Malaj* Sot është dita që të reagojme të gjithë , pa...
Shihni se në çfarë mediokriteti patologjik është politika sh...
Ka një shifër marramendëse të dalë nga Konferenca e djeshme ...
Respekte Edi Ramës! E akuzuan se blen votat me paret e veta?...
Shuma prej 1.1 miliardë euro e deklaruar nga Konferenca e Do...
(Edhe solidariteti mes popujve qenka po aq i paparashikueshë...
* Jam rrugëve sot, rrugëve të Tiranës me një buqetë të madhe...
Elton Haxhi zv.ministri që firmosi liçensën e re të Duty-Fre...
* 100 vite ne periudhen qe jetojme, eshte kohe e mjaftueshme...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Garda Revolucionare e Iranit ka paralajmëruar të gjitha an...
Trashëgimtarët e ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusc...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...