web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tirana, midis ndryshimit dhe braktisjes

13 Shkurt 2020, 07:21, Opinione CNA

* 100 vite ne periudhen qe jetojme, eshte kohe e mjaftueshme per ndertimin e nje kryeqendre te zhvilluar qe i paraprin zhvillimit te te gjithe vendit. Kryeqytetet e kane shume me te lehte te ecin me hapin e kohes dhe te jene te krahasueshme me simotrat e zhvillura te kontinentit edhe kur jane qendra te shteteve shume me te prapambetura. Per fat te keq kete nuk mund ta themi per Tiranen ne njeqindvjetorin e shpalljes se saj Kryeqytet i Shqiperise.

Elementi i pare i vleresimit te zhvillimit te nje qyteti sigurisht qe mbetet aspekti i tij urban, shkaterrimi i te cilit pothuaj e ben te pakthyeshem jete e mot ringritjen e qytetit. Ndryshe nga problematikat e tjera te cilat jane te rikuperueshme, shkaterrimi urban per nje qytet eshte si nje semundje e pasherueshme qe do ta mundoje gjithmone e me shume pacientin.

Periudha diktatoriale, edhe pse i imponoi Kryeqytetit nacional-komunizmin dhe ndertimet joestetike te objekteve qe e shemtuan ate, te pakten nuk demtoi urbanistiken e tij. Ne vitet 90 sistemi monist trashegoi nje qytet te zymte e te varfer, mbi te cilin me pak perpjekje mund te ndertohej lehte nje qytet Europian. Nese levizjet migratore demtuan rende periferine e Tiranes me ndertime pa leje dhe kaotike por gjithsesi te ulta, ato qe i dhane goditjen fatale zhvillimit urban te qytetit ishin te ashtuquajturat ?ndertimet shumekatshe me leje pjesore? ne qender te tij.

Ne te dyja rastet Tirana u shfrytezua politikisht per arsye elektorale. Ne kryeqytet jo vetem u lejua ndertimi i qindra objekteve paleje, por u be edhe legalizimi i tyre pa ju nenshtruar me pare asnje studimi urban. Ne me pak se 20 vite, tre nga politikanet kryesore te vendit ne rolin e kryebashkiakut, dhane pa kriter leje ndertimi abuzive. Keto leje prodhonin begati per karrieren e tyre politike por shkaterrim per qytetin. Fale ketyre politikave rrenuese te nderrmara vetem per qellime elektorale, sot Tirana e ka pothuaj te pamunder ndertimin e nje rrjeti tramvai edhe ne qendren e saj. Kemi nje qytet jo vetem pa hapsira publike, por qe ngjason me nje vendgrumbullim betoni te shperndare ne menyre te rastesishme. Dhe gjithashtu nje Kryeqytet qe ne 100 vjetorin e tij si ka mbetur pothuaj me asnje vlere identitare prej periudhes se themelimit.

Dhe si per te na bindur perfundimisht se ajo eshte shkaktarja qe ne kete pervjetor Tirana nuk ka pothuaj asgje nga shkelqimi i merituar, politika na ka dhene edhe nje prove te fundit uleritese. Fal politikes se mbrapshte te viteve te fundit, Tirana sot nuk mund te konsiderohet me qytet as ne kuptimin formalo-thelbesor, sepse i mungon ?demosi?, pra demokracia si forme organizimi. Nese qytetet linden dhe u zhvilluan si nevoje e drejtimit te perbashket nga qytetaret e tyre, Tirana sot drejtohet nga nje njeri i vetem, me organe totalisht njepartiake dhe jo pluraliste. Kush mund ta mendonte se kryeqyteti i nje vendi Europian, me i aferti gjeogradikisht me Athinen ku dhe lindi demokracia, do te riperseriste veten pas 30 vitesh nga permbysja e komunizmit dhe cdo vendim te qytetit do ja linte ne dore nje njeriu te vetem.

Dhe nese dikush mund te kundershtoje kete konstatim duke thene se te pakten Tiranes sot i mungon shtatorja e njeshit ne qender te qytetit, gabohet. Eshte edhe me keq se kaq. Sot ne 100 vjetorin e shpalljes Kryeqytet nga Kongresi i Lushnjes, ngjarja me perparimtare e Shqiperise qe nga Pavarsia,Tirana e ka me veshtire se me pare te jete shprehje e nevojes se shoqerise per ndryshim. Tre Kryebashkiaket e fundit te Tiranes kane nje rol deciziv ne kete proces ku nje grup individesh qe nuk e kalojne dyzinen, kane themeluar nga Tirana nje sistem pothuaj oligarkik. Ata perfitojne nga cdo gje qe ndodh ne qytet, asgje sbehet pa lejen e tyre dhe ceshte me e keqja, ata behen gjithmone bashke perballe ndryshimit. Dhe per dreq, ky sistem i mbrapshte nuk ka as shtatore te ngritur qe te mund te permbysej me nje te rene. Ndaj qytetaret midis dilemes per tju nenshtruar apo ndryshuar, gjithmone e me shpesh po zgjedhin ta lene Qytetin.

Nga Fabian Topollaj

Keshilltar i Keshillit te Bashkise Tirane
Perfaqesues i Partise ?Bindja Demokratike?





Lajmet e fundit nga