Komisioni i Reformës Zgjedhore kërkon shtyrjen e afatit të punës
Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore ka bërë kërkesë K...
Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore ka bërë kërkesë K...
Që kur ka përfunduar Konferenca e Donatorëve në Bruksel, që e joshi Shqipërinë me mirazhin e 1.15 miliardë eurove, një tabor mbështetësish të Edi Ramës po i bien më fort se kurrë daulleve të propagandës. Ashtu sikurse ndodh në regjimet më totalitare në histori, ku thuhet se luftën e fitoi Stalini, pallatet i ndërtoi Çaushesku, digat e hidocentraleve i ngriti Enveri, e gjitha po tenton të shitet si një meritë personale e njeriut të vetëm që simbolizon mbarë kombin.
Natyrisht, në raste të tilla edhe politikanë të tjerë, që i lënë një vend shumë më të vogël në aktivitetin e vet propagandës, reken t?i përdorin në favor të tyre ngjarje të tilla. Por në Shqipëri, ajo që ndodhi në Bruksel, po shndërrohet në karikaturë duke mbytur çdo lloj debati tjetër.
Sot, ne nuk dimë ende se sa nga ato para të premtuara janë doancione dhe sa kredi, madje edhe antarët e kabinetit qeveritar japin shifra të ndryshme. Sot, ne nuk dimë se sa aftësi ka Shqipëria për t?i thithur ato para në mënyrë që borxhi të mos shkojë kacafiu. Sot ne nuk dimë se sa e zonja është administrata jonë për t?i përvetësuar ato grante. Sot quhet herezi të përmendësh se eksperienca botërore tregon se vetëm gjysma e parave të premtuara mbërrijnë në destinacion.
Debatit racional dhe të ftohtë i janë mbivendosur klithmat me hosanna për liderin global. Në vend që të diskutohet se çfarë u arrit realisht në Bruksel, këtu çirren se si ishte përbetuar Rama se do t?i nxirrte paratë nga fundi i dheut; në vend që të kthjellohen shifrat, këtu i qahet halli liderit që ishte zgjuar i vetmuar natën e 26 nëntorit; në vend që të flitet se sa para është e mundur të mbërijnë në destinacion, këtu evokohet kalvari i Ramës, që duhet t?i gjente budallenjve dhe gratë e humbura pas tërmetit; në vend që të parashikohet se kur futen njerëzit në shtëpitë e reja; këtu glorifikohet roli i aktorit ? lypsar për t?i marrë para arabëve.
E gjitha kjo përpjekje që demonstron në mënyrë të neveritshme fytyrën autokratike të regjimit të Rilindjes i është mbivendosur si një tavan i xhamtë pyetjeve të zakonshme që do të ishin shuar në një vend normal: Sa zgjat koha nga premtimet e deri tek disbursimi i parave dhuratë? Deri në ç?masë duhet pranuar kostoja e kredive të buta? Pas këyre eurove që janë thithur, ç?duhet bërë me borxhin e fshehtë të koncesioneve dhe PPP-ve? A duhet të ridalë sërish qeveria në treg të hapur për eurobondin dhe deri në ç?masë duhet të kërkojë kredi të reja?
Në pikun e masturbimit verbal të dishepujve të Ramës, të ngresh pyetje të zakonshme quhet gati armiqësore. Duke glorifikuar autokratin në pushtet, ata po pengojnë një bilanc real të asaj që ndodhi vërtet në Bruksel.
Në këtë rast ata po sillen njësoj si dy vite më parë kur spërkateshin me shampanjë për hapjen e negociatave që nuk ndodhi kurrë. Ata janë i njëjti tabor që na kanë vizatuar Shqipërinë e pastruar nga hashashi i ç?rrënjosur nga policia e Saimir Tahirit, dhe po të zakonshmit që e komentonin si fitore ekselente rezultatin e Rilindjes në votimet e 30 qershorit.
Pikërisht fakti se ata janë hedhur sërish, si me buton, në skenë është një indicie që duhet të dyshojmë për atë që ngjau realisht në fillim të javës.
Le ti lëmë një moment t?i bien daulleve, le të durojmë edhe ca ditë hosanatë për padronin e tyre dhe vetëm pastaj, kur daullexhinjtë të lodhen, kur ahengu të pushojë, le të ulemi të qetë dhe të analizojmë fitoren 1.15 miliardshe të Edi Ramës. Për të kuptuar të vertetën reale të asaj që morëm dhe nuk morëm nga konferenca e kreditorëve, duke e zhveshur atë nga refleksi atavik për të glorifikuar tiranët.
Nga Nora Malaj* Sot është dita që të reagojme të gjithë , pa...
Shihni se në çfarë mediokriteti patologjik është politika sh...
Ka një shifër marramendëse të dalë nga Konferenca e djeshme ...
Respekte Edi Ramës! E akuzuan se blen votat me paret e veta?...
Shuma prej 1.1 miliardë euro e deklaruar nga Konferenca e Do...
(Edhe solidariteti mes popujve qenka po aq i paparashikueshë...
* Jam rrugëve sot, rrugëve të Tiranës me një buqetë të madhe...
Elton Haxhi zv.ministri që firmosi liçensën e re të Duty-Fre...
* 100 vite ne periudhen qe jetojme, eshte kohe e mjaftueshme...
Nga vitet ’70 të shekullit të fundit të mijëvjeçarit të dytë...
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, e ftuar në emisionin ...
Nga Enver Robelli-Pritja që kryeministri i Shqipërisë i bëri...
Unë hyra pa trokitur, madje shkelmova derën dhe u futa brend...
Edi Rama e ka yshtjen për ironi më të fortë se atë për vetëp...
Do të doja shumë që qyteti ku jam lindur dhe rritur të kisht...
Qeveria e Edi Ramës asnjëherë nuk e ka thënë të vërtetën se ...
Në vëmendje të delegacionit të Komisionit të Venecias———–Ka ...
Nga Pëllum Kulla-Unë ndjeva një kënaqësi të madhe aty dy net...
Mësuesit e shkollës në Krahës të Tepelenës, humbën jetën rru...
Mes fëmijëve dhe adoleshentëve të shkollave të kryeqytetit q...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ende beson se h...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...