web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ambasadorja e SHBA: Presim përgjegjshmëri nga udhëheqësit e vendit

19 Shkurt 2020, 18:01, Politikë CNA

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka takuar sot kryeministrin Edi Rama, presidentin Ilir Meta dhe kryetarin e PD-së Lulzim Basha.

Kim bën me dije se me Bashën, Ramën dhe Metën kanë diskutuar për zhvillimet e fundit, pritjet e SHBA dhe për donacionet për rindërtimin pas tërmetit.

Ambasadorja thekson se rindërtimi duhet të bëhet në mënyrë transparente, ndërsa liderët  duhet të sillen në mënyrë të përgjegjshme.

?Me referencë specifike në konferencën e donatorëve në Bruksel, ne besojmë se pasqyron solidaritetin, mbështetjen dhe dëshirën e bashkësisë ndërkombëtare për të ndihmuar popullin shqiptar në përpjekjet e rindërtimit pas tërmetit. Ne diskutuam gjithashtu për pritjen tonë se do të ketë transparencë dhe përgjegjshmëri gjatë gjithë këtij procesi. Përtej konferencës së donatorëve, diskutova edhe hapat e rëndësishëm që Shqipëria duhet të ndërmarrë në javët dhe muajt e ardhshëm, duke demonstruar pjekuri, respekt për institucionet dhe besim në proceset demokratike. Ne presim që liderët e Shqipërisë të sillen në një mënyrë të përgjegjshme dhe të mos kenë si qëllim të përfitojnë nga populli shqiptar?, thekson Kim./ CNA.al





Lajmet e fundit nga