Dorëheqja e zv. ministrave të Ekonomisë/ Zbulohen emrat e pasardhësve
Pas dorëheqjes së Elton Haxhit dhe Erjon Luçit, emërohen dy ...
Miku im Mero Baze në editorialin e sotëm që mban titullin “Perse-duhet një kushtetutë dhe kunder çmendjes së presidentit” përpiqet të mbrojë amendamentet e fundit të mazhorancës, të cilat duket sikur kanë për qëllim zgjidhjen e ngërçit në rastet kur presidenti i Republikës refuzon me koshiencë të organizojë ceremonitë e betimit.
Kushtetutat e vendeve demokratike, bazohen mbi standartet që lidhen me sistemet politike, kartat e të drejtave të njeriut dhe standartizojnë si balancën e pushteteve dhe përfaqësimin e shtetit.
Kushtetuta jonë njeh Presdidentin si kreun e shtetit. Ligjet e tjera, të gjitha ligjet burojnë nga Kushtetuta dhe rregullojnë të gjithë lëndën e trajtuar në secilen prej dispozitave kushtetuese. Referenca tek Kushtetuta, për to është mbështetja kushtetuese e ligjeve. Pa atë mbështetje nuk mund të ketë ligj dhe vënia në kundërshtim me ndonjë dispozitë të Kushtetutës, me secilen prej tyre e bën ligjin antikushtetues.
Nuk dëshiroj të merrem sot me analizën e trashjes që i është bërë Kushtetutës duke futur në të dispozita të karakterit jokushtetues. Koha do të tregojë efektet e gabimit të bërë me paketën e Refomës në Drejtësi që ka ngritur në nivel të dispozitave kushtetuese, dispozita dukshëm të një niveli tjetër deri në standartin e udhëzimit të thjeshtë. Ky gabim herët ose vonë do të rezultojë bllokim me vehte, sa herë që dispozita të tilla do të përplasen me të tjera që për nga natyra duhet të ishin të barazvlefshme me shumë paragrafe të Kushtetutës, por që për shkak të përfshirjes së tyre në Kushtetutë do të kenë statusin e privilegjuar të dispozitave kushtetuese.
Mero Baze argumenton si të drejtë dhe pa rrugëzgjidhje vendimin e mazhorancës për të shtuar dispozita, të cilat zbresin ceremonialin e betimit të gjyqtareve në nivele qesharake, duke transferuar shkrimin e formulave të betimit nëpër paradhoma shtëpie dhe dërgimin me postë me njësim firmë tek presidenti.
Duhet të ndajmë dhe të kategorizojmë atë që po ndodh me sjelljen presidenciale. Opsionet janë vetëm dy: sjellja e presidentit është normale ose jo. Ligjet dhe aq me pak Kushtetuta, nuk shkruhen për të ndalur të “çmendurit”.
Ligjet ndjekin llogjiken racionale. Me iracionalitetin nuk merret ligji, merret mjeku psikiatër. Nuk ka tekst që mund të parandalojë iracionalitetin.
Nëse politika është e shqetësuar për sjelljen iracionale të Presidentit, kjo nuk justifikon hartimin e dispozitave iracionale duke masakruar standartin kushtetues. Politika duhet të ndërrojë stilin e përzgjedhjes së njerëzve që dërgohen në zyrën e presidentit.
Betimi është akt solemniteti. Letra me postë tek presidenti nuk rrezaton solemnitet.
Ceremonia e betimit, si standart kushtetues bëhet tek Presidenti jo sepse presidenti qenka njeri që nuk mund të “çmendet”. Por sepse sipas Kushtetutës, Presidenti është KRYETAR I SHTETIT.
Nuk zgjidhen sëmundjet mendore me modifikimin e Kushtetutës. Kjo edhe për arsye se duke mos patur racionalitet, nuk mund të parashikohet reagimi i një të çmenduri.
Pertej faktit që me vendimin e mazhorancës për të ndryshuar proçeduren e betimit, “çmenduria” bëhet standart kushtetues. “Çmenduria” u bëka sjellje që rregullohet nga Kushtetuta dhe ligji! Me këtë logjike, me ndryshimet e djeshme, mazhoranca ka çertifikuar çmenduri të tjera.
Presidenti betohet përpara Kuvendit. Dikur mund të ndodhë që kryetari i Kuvendit, ose Kryesia e Kuvendit t?i bllokojë presidentit!
Si do e zgjidhte këtë rast mazhoranca? Apo për analogji do shkojë Presidenti te noteri e do ja nisi betimin, KUVENDIT me postë???
Zgjidhja gjendet brenda racionalitetit politik. Mazhorancat duhet të gjejnë kryetarë normalë shteti.
Por jo tek zëvëndesimi i kryetarit të shtetit me noterin afër shtëpisë së atij që duhet të betohet!
Nuk budallallëpset, Kushtetuta kur budallallëpset presidenti!/ CNA.al
Pas dorëheqjes së Elton Haxhit dhe Erjon Luçit, emërohen dy ...
Koordinatori i Bindjes Demokratike ka komentuar sot të ashtu...
Presidenti Ilir Meta ka reaguar shprehur shqetësimin e tij n...
Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka deklaru...
Ish-drejtuesi i lartë i Policisë, Emri Vata ka komentuar lig...
Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë ka reaguar në lidhje...
Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani mbështet deklaratën ...
Kreu i PD, Lulzim Basha ka përfunduar takimin me delegacioni...
Delegacioni i Venecias që ndodhet në vendin tonë për çështje...
Kryeministri Edi Rama i ka dalë në mbrojtje ish-kryebashkiak...
Kryeministri Edi Rama ka zënë ngushtë moderatorin Blendi Fev...
Gazetari Artan Hoxha ka thënë në emisionin Opinion se është ...
Avokati i njohur Altin Goxhaj, ka reaguar në rrjetet sociale...
Nënkryetari i Partisë Demoratike, Edi Paloka ka akuzuar krye...
Kryeministri Edi Rama ka folur lidhur me anëtarët e PS, të c...
Vijojnë debatet me tone të ashpra mes kryeministrit Edi Rama...
Historiani Neritan Ceka i është rikthyer mallkimeve nëpër st...
Kryeministri Edi Rama deklaroi mbrëmjen e sotme në emisionin...
Kryeminsitri Edi Rama është pyetur lidhur me çështjen e ish ...
Kryeministri Edi Rama është përplasur me analistin Ervis Ilj...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...