Rritet numri i viktimave nga koronavirusi në Kinë/ 17 200 të prekur në total
Rritet numri i viktimave të prekur nga koronavirusi duke arr...
Më shumë se 14.000 të infektuar dhe 304 të vdekur në Kinë: Për të parandaluar përhapjen e virusit të Koronës, janë vendosur kufizime drastike në qytetin Wenzhou. Ka njohuri të reja në lidhje me transmetimin e sëmundjes.
Numri i të infektuarve me virusin Korona në Kinë po rritet me shpejtësi, gjë që i bën autoritetet të marrin vendime të mëtejshme drastike. Për herë të parë, liria e lëvizjes së banorëve është kufizuar në mënyrë masive në një qytet jashtë provincës Hubei.
Në Wenzhou në bregun lindor të Kinës, lejohet të dalë në rrugë vetëm një person për familje, çdo dy ditë për të blerë gjëra të domosdoshme për të mbijetuar, thanë autoritetet lokale. Më shumë se 40 pika taksash në autostradë në qytet janë mbyllur. Sipas të dhënave zyrtare, virusi është vërtetuar deri tani te 256 vetë në qytetin me nëntë milionë banorë. Wenzhou ndodhet në provincën Zhejiang, e cila pas Hubeit është provinca me numrin më të madh të infeksioneve të konfirmuara.
Më shumë se 14.000 vetë të infektuar
Në Hubei, janë futur tashmë në karantinë disa qytete të krahinës, me një numër total prej më shumë se 40 milion banorësh. Njerëzit nuk lejohen të largohen nga qytetet, transporti publik është ndalur, aktivitetet janë anuluar dhe zbatohen masa të mëtejshme të mbrojtjes së shëndetit. Shumë shtete tashmë i kanë larguar qytetarët e tyre nga Wuhan dhe rrethinat. Brenda një dite u raportuan 45 vdekje të reja dhe 1921 infektime të reja me virusin Korona nga krahina kineze Hubei. Sipas televizionit shtetëror, në Hubei ka 294 raste të njohura vdekjesh. Gjithsej në Republikën Popullore kanë vdekur 304 vetë. Numri i rasteve të konfirmuara në Kinë,sipas të dhënave zyrtare u rrit në 14.380.
Veç kësaj, Filipinet raportuan vdekjen e parë jashtë Kinës. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, i ndjeri është një 44-vjeçar nga Wuhani. Ai dhe partnerja e tij, e cila gjithashtu është e sëmurë, patën udhëtuar në Filipine më 21 janar.
Nuk ekziston asnjë vaksinë kundër sëmundjes së re. Sipas Spitalit Renmin të Universitetit të Wuhanit dhe Institutit të Viruseve të Akademisë së Shkencave të Kinës, sëmundja e mushkërive mund të përhapet në sistemin e tretjes. Virusi u gjet gjithashtu në mostrat e jashtëqitjes dhe në teste rektale, pasi mjekët patën zbuluar se disa pacientë kishin vetëm diare, në vend të etheve të zakonshme, njoftoi agjensia zyrtare e lajmeve Xinhua.
Virusi Korona mund të shkaktojë simptoma të ngjashme me ftohjen ose me gripin, por edhe marrje fryme dhe pneumoni. Virusi besohet të jetë transmetuar te njerëzit nga kafshët e egra në një treg në Wuhan. Kina e informoi OBSH për rastet e para në fund të dhjetorit.
Dy gjermanët “janë mirë në bazë të rrethanave”
Sipas Ministrisë së Çështjeve Sociale të Hessenit, dy pasagjerë gjermanë që u kthyen nga Kina dhe u infektuan me virusin Korona “janë mirë në bazë të rrethanave”. Ata po mjekohen në klinikën universitare në Frankfurt am Main. Të dy ishin fillimisht në karantinë me mbi 100 të kthyer të tjerë në një kazermë në Pfalz, pasi u kthyen dje për në Gjermani me një avion të Bundeswehr-it./ DW
Rritet numri i viktimave të prekur nga koronavirusi duke arr...
Policia në Belgjikë ka qëlluar një grua në qytetin Ghent në ...
Publikohen pamje nga momenti kur policia ka ekzekutuar perso...
Një burrë ka ndërruar jetë në Filipine për shkak të koronavi...
Zyrtarët kinezë në provincën qendrore Hubei, bënë të ditur t...
Kandidatja për Kryeministre e LDK’së, Vjosa Osmani, është pë...
Një sulm me thikë ka ndodhur në Londër ku një person ka godi...
Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, nuk e ka përkrahur asp...
Italia ka marrë masa paraprake për të izoluar koronavirusin ...
Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas nënshkrimit të koalicion...
Koronavirusi dyshohet se ka mbërritur në Kosovë, pasi një pe...
Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë n...
Të tjera detaje janë zbardhur nga marrëveshja që pritet të n...
Marrëveshja mes LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje është drejt...
Kina pezullon të gjitha ceremonitë martesore për të parandal...
Ndërkohë që frika dhe alarmi nga koronavirusi ka përfshirë p...
Nëse nuk arrijmë marrëveshje me Britaninë e Madhe në fund të...
Ajo që shumë vetë nuk e besonin është realitet. Mbretëria e ...
Lëvizja Vetëvendosje dhe Lëvizja Demokratike e Kosovës janë ...
Ish kryeministri i Maqedonisë së Veriut, aktualisht kreu i L...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, v...
Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)...
Ish-Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, do të botojë këtë vje...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, pritet të udhët...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...