Siguroi kushtet për të kryer vrasjen e Hajrullës dhe Matodashajt/ GJKKO shpall dënimin për Erio Zejnon
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 7.4 vjet burg Erio Zejnon, ...
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 7.4 vjet burg Erio Zejnon, ...
Nëse nuk arrijmë marrëveshje me Britaninë e Madhe në fund të 2020-s, negociatat mund të vazhdojnë, thotë në bisedë ekskluzive për Deutsche Wellen, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.
Deutsche Welle: Ka pasur mjaft lotë këto ditë në Bruksel. Si ndjeheni ju?
Ursula von der Leyen: Kjo është një ditë emocionale, njësoj sikur një anëtar i familjes vendos të largohet, është e trishtueshme. Kam shumë miq në Britaninë e Madhe. Unë kam studiuar një vit në London School of Economics, kam të afërm aty. Disa nga fëmijët e mi kanë studiuar atje. Pra ka një sërë lidhjesh. Një ditë emocionale!
Cilat gjëra do t’u mungonin më shumë nga Britania e Madhe?
Do të më mungojë pragmatizmi. Ai ishte një ndihmesë e madhe, ata janë gjithmonë me këmbë në tokë. Do më mungojë sensi britanik i humorit. Por kështu është tani. Nga nesër (1 shkurti shën.red.) do të sillemi me miqtë britanikë si me një shtet të tretë.
Disa thonë, se tani vjen pjesa më e vështirë e Brexitit, përcaktimi i marrëdhënieve të arfhshme mes BE dhe Mbretërisë së Bashkuar. A mendoni edhe ju kështu?
Do të jenë bisedime të drejta, të ashpra, dhe të shpejta. Vërtet, Britania e Madhe donte të ishte një vend i tretë, tani duhet të përcaktojmë, se sa pranë do t’i qëndrojnë ata tregut të përbashkët europian. Sa më shumë të lidhur ngushtë duan të jenë ata, aq më shumë duhet të ndjekin edhe rregullat e këtij tregu. Pra është pak a shumë zgjedhja e tyre, nëse ata duan të qëndrojnë larg, atëherë qasja në tregun e brendshëm do të jetë më e vështirë, ose e kundërta.
Kryeministri britanik, Boris Johnson thotë, se ai në asnjë mënyrë nuk do të zgjasë fazën e ndërmjetme. Do të thotë, nëse nuk kemi marrëveshje deri në fund të vitit, kemi Brexit të ashpër. Mendoni se kjo është një lëvizje e zgjuar shahu??
Ky është vendimi i tij…
…po, por a është një lëvizje e zgjuar?
Nëse në fund të vitit kemi këtë rast, atëherë ne jemi të përgatitur, sepse problemet më të vështira për ne janë rregulluar me marrëveshjen e daljes nga BE. Të drejtat qytetare, çështjet financiare dhe problemi i ishullit irlandez. Këto janë të sqaruara. Dhe ne jemi të kënaqur. Tani jemi ne në një pozicion fillestar më të fortë në negociata. Nëse në fund të vitit do të ketë një Brexit të ashpër, do të jetë e vështirë, Mbretëria e Bashkuar eksporton gjysmën e prodhimeve të saj në BE.
A është futur Johnson në një qorrsokak? Do ta bënit edhe ju këtë si politikane?
Nuk mund t’i jap atij këshilla, si duhet të veprojë. Si Komision i BE ne në verë do të shohim ku jemi, dhe pastaj do vendosim. Por edhe nëse kemi një Brexit të ashpër, mund të vazhdojnë negociatat.
Tani do ketë përpjekje për një marrëveshje tregtare brenda një viti, a nuk është shumë pak një vit?
Nuk bëhet fjalë vetëm për marrëveshjen e tregtisë së lirë. Bëhet fjalë të paktën për 10 apo 11 tema të tjera, si siguria për shembull. Ka shumë gjëra që duhen negociuar. Ne do të punojmë 24 orë e do të shohim, se ku do të mbërrijmë.
Cili është qëllimi kryesor në negociata?
Qëllimi im kryesor është të kemi një partneritet të mirë, të ndershëm dhe mundësisht të ngushtë me miqtë britanikë. Kemi shumë interesa të përbashkëta. Bëhet fjalë për të mbrojtur tregun e brendshëm, dhe për të mbajtur të njëjtat rregulla loje me miqtë tanë britanikë. Duhet të sigurojmë që unioni të mbetet i bashkuar.
E di që nuk keni një sferë kristali për të parë të ardhmen, por po përpiqem. Pas dhjetë vjetësh, mendoni se Britania e Madhe do të dojë të kthehet sërish në BE?
Unë u them fëmijëve të mi, se kjo është një detyrë për ju. Natyrisht duhet ta vendosë këtë populli britanik. Për mua është e rëndësishme të them, ne jemi miq. Ne duam në të ardhmen të kujdesemi për partneritetin tonë. Ka shumë të përbashkëta, si ndryshimi i klimës apo globalizimi. Këtu jemi në një vijë fronti dhe duhet të punojmë intensivisht së bashku. Le të shohim anën e mirë dhe të bëjmë më të mirën e kësaj.
Ursula von der Leyen (61) është nga 1 dhjetori presidente e Kommisionit Europian. Politikanja e CDU-së ka qenë më parë ministre e Mbrojtjes në Gjermani./ DW
Ajo që shumë vetë nuk e besonin është realitet. Mbretëria e ...
Lëvizja Vetëvendosje dhe Lëvizja Demokratike e Kosovës janë ...
Ish kryeministri i Maqedonisë së Veriut, aktualisht kreu i L...
Që kur është bërë e qartë se politika e zgjerimit nuk është ...
Zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës është vendosur ...
Pamje të tmerrshme vijnë nga rrugët e Wuhanit i Kinës ku shp...
Sot në mesnatë Mbretëria e Bashkuar pritet të dalë nga Bashk...
Kina thotë se ka gati 10,000 raste të konfirmuara të koronav...
Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Tajlanda, Koreja e Jugut dh...
Këshilli i Ministrave në Itali ka shpallur ‘Gjendjen e Emerg...
Natën duke gdhirë dita e shtunë, Britania e Madhe largohet n...
Me datë 3 shkurt në orën 11:00, pritet të mbahet seanca plen...
Konfirmohen dy rastet e para të koronavirusit në Romë, Itali...
Në Kinë është rritur ndjeshëm numri i të infektuarve dhe të ...
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit, ka kërkuar mbled...
Njeriu më i pasur në Kinë, Jack Ma, ka dhuruar 100 milion je...
Bashkëshortja e legjendës së basketbollit, Kobe Bryant ka re...
E enjtja është dita e fundit kur senatorët amerikanë do t’u ...
Joseph Borrell, i cili sot viziton Kosovën, e bëri të qartë ...
Një grua kineze me simptoma të coronavirusit ka alarmuar të ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...