Përballë Nokës për postin e Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së/ Korreshi: Ja kur e mora vendimin për të garuar
Deputeti Saimir Korreshi është vendosur përballë Flamur No...
Deputeti Saimir Korreshi është vendosur përballë Flamur No...
Të gjithë po shfaqen të qetësuar dhe tonet janë ulur ndjeshëm, ndonëse asgjë domethënëse nuk ka ndodhur që kjo paqe e çuditshme dhe e papritur të konsiderohej si pasojë.
Lideri global ka marrë një pamje shenjtori, që na gostit çdo mëngjes me pasazhe të Biblës dhe të Kuranit, duke na ftuar që të çlirohemi prej djallit dhe t?i përkushtohemi virtyteve për të marshuar të qetë drejt parajsës. Është kaq i sigurt për ato që thotë, sa të krijon përshtypjen se vetë e ka kaluar me sukses atë rrugë dhe thjesht do të na e mësojë edhe ne të tjerëve, si udhëheqës që e kemi, megjithëse jo të gjithë e kemi zgjedhur.
Ai ngjan të jetë më shumë nervoz me Rudina Hajdarin në parlament, sesa me udhëheqësit e revolucionit që nuk shkrepi, të cilët vetëm pak kohë më parë e kërkonin me të gjitha format jodemokratike kokën e tij në sini.
Edhe Presidenti duket shumë në formë dhe i relaksuar. Dikur kërkonte me qiri rastet për të sulmuar me shkak dhe pa shkak qeverinë, ndërsa tani ka nisur gjuetinë e mundësive për ta përshëndetur mazhorancën. Dhe nuk thonë kot se kush kërkon, gjen gjithmonë.
Nuk ka më sokëllima lufte dhe as premtime për vetëvrasje në mbrojtje të kushtetutës, por ngjan më shumë si një rikthim i kohërave të dikurshme, kur predikohej ?qetësia dhe dashuria?.
Në cepin tjetër, lideri i dy revolucioneve të mbetura në tentativë ka vendosur të bëjë qingjin e urtë, që pi dy nëna. Si fillim ka vendosur që të mos dalë në televizor, me idenë se populli do ta lexojë si modesti. Një Zot e di se si e përmban veten dhe nuk e kap euforia për gjithë ato fitore të njëpasnjëshme, 85 përqind e lart, që nuk u mbarokan kurrë. Por mbi të gjitha, si e mposht tundimin që sidomos triumfin e fundit nuk po e shpjegon vetë, por ua ka lënë ta bëjnë vartësve të vet.
Edhe analistët zhurmëmëdhenj duket se janë zbutur ndjeshëm, me përjashime të rralla të ndonjë rebeli të përjetshëm, gjë që e përforcon edhe më shumë rregullin.
Janë harruar britmat dhe betimet luftarake dhe të gjithë duket se i kanë hipur me dëshirë kalit që i çon drejt Gjykatës Kushtetutuese, megjithëse ajo nuk është krijuar ende, por sidomos trenit të Komisionit të Venecias, si asnjëherë tjetër më parë. Duke krijuar iluzionin e rremë se të gjithë sherrxhinjtë e famshëm të Republikës u janë nënshtruar rregullave të shtetit ligjor në një vend normal demokratik.
Ndërkohë, që në sfondin e kësaj natyre të qetë shkëlqen prej disa ditësh buzëqeshja e sinqertë dhe e përmbajtur e duetit Gjiknuri-Bylykbashi, e cila në fakt është edhe arsyeja e vërtetë e kësaj qetësie para furtunës.
Sepse të shpon hundët era e rëndë e një dakordësie djallëzore për të mos e trazuar kënetën, që mban në këmbë dhe e ushqen regjimin e kalbur të kryetarokracisë, i cili sundon prej shumë vitesh me thundër të hekurt ne Shqipëri. Ndaj edhe përfituesit kryesorë të këtij sistemi politik i kanë ulur përkohësisht armët dhe po konsumojnë me durim një moment idilik pauze, deri sa ta mbyllin me sukses kapakun e mosndryshimit.
E di se do të jetë shumë e vështirë për të bindur konspiracionistët, që do ta shpjegojnë me teoritë e veta këtë që po ndodh. Dikush me një pazar për ndarje afatgjatë të tortës së pushtetit, dikush tjetër me mbylljen e disa dosjeve përvëluese, ndërsa më skeptikët thjesht me ndarje parash të pista korrupsioni, përmes tenderash apo prokurimesh që i bën dhuratë qeveria. Nuk kam asnjë motiv për t?i hedhur poshtë këto pretendime dhe aq më pak të bëj debat me ata që e gjykojnë ashtu.
Por, personalisht, mendoj se nuk ka nevojë për ndonjë marrëveshje me të tjerët për të rënë dakord që të ruash interesa të mëdha dhe të përbashkëta me ta. Në Shqipëri sot ka një dakordësim të qartë të bashkëautorëve të këtij degradimi politik për të ruajtur privilegjet e veta, i cili mund të ndodhë edhe në distancë.
Problemi është se kjo paqe e papritur dhe e pashpjegueshme nuk mund të vazhdojë gjatë. Është jashtë çdo dyshimi se do të biem shumë shpejt në krizë dhe do të rikthehen sërish daullet e luftës, menjëherë sapo bashkëfajtorët e urtësuar sot si me magji t?i hedhin lopatën e fundit me dhe? përpjekjes për të sjellë ndryshimin në Shqipëri.
Nga Azgan Haklaj Reagim tropojan ndaj Mamaqit dhe tutorëve t...
Vetëm. Eci me nge. Kullos sytë nëpër bllok. Më del para një ...
-Në të vërtetë policia e shtetit nuk ka se ç’të bëjë, kur ve...
Nese keta lulzimsat mediatike dhe te FB qe ka ndersy Lyl Sor...
Sot, në ditën e tretë të detyrës si ambasadore e SHBA në Shq...
Një nga ligjet e njohura të Mërf thotë: ” Një gjë e nisur ke...
City News Albania (cna.al), një agjensi lajmesh prej gati 6 ...
Edhe pas dështimit të takimit të fundit, zërat që i kërkojnë...
Frika e ardhjes së ambasadores amerikane në Trianë uli në tr...
Politika ka rindezur motorët e saj edhe në këtë prag fushate...
Nga Roland Qafoku* Sot gjeniu i letrave shqipe, Ismail Kadar...
Për një filozofi të re në emergjencat civile!Fakt: Tërmeti p...
Është vendi i listave Shqipëria, traditë kjo e përforcuar 30...
Pjesë e një organizimi të qartë me profil neo komunist. Më n...
Për përsonat që nuk e dinë, unë në çdo proces gjyqësor (sigu...
Nga Rigels Seliman –Më vjen për të qeshur, por edhe për të q...
Ka të paktën tre vjet që nëpër Tiranë bën xhiro një frazë që...
Duket qartazi se partitë politike, ose më mirë krerët e tyre...
Një tjetër dosje e bujëshme gjyqësore është mbyllur paradite...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...