Përballë Nokës për postin e Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së/ Korreshi: Ja kur e mora vendimin për të garuar
Deputeti Saimir Korreshi është vendosur përballë Flamur No...
Deputeti Saimir Korreshi është vendosur përballë Flamur No...
-Në të vërtetë policia e shtetit nuk ka se ç?të bëjë, kur vetë Rilindja dhe qeveria kanë lidhje me bandat kriminale. Çfarë mund të bëjë drejtori i përgjithshëm i Policisë kur mundohet të luftojë krimin, por krimin e ka sipër në qeveri?!
-Kryeministri po monitoron zgjedhjet në Azerbajxhan, po zgjidhë konfliktin mes Rusisë dhe Ukrainës dhe ka mundësi t?u jap fund edhe përplasjeve shekullore në Lindjen e Mesme. Ai ka presidencën OSBE dhe po u mëson shteteve të BE se si funksionon demokracia dhe shteti ligjor, në kohën kur territori i Shqipërisë ngjan sot me Palermon dhe Siçilinë e viteve ?60, nën pushtetin e mafias.
Kryeministri po monitoron zgjedhjet në Azerbajxhan, po zgjidhë konfliktin mes Rusisë dhe Ukrainës dhe ka mundësi t?u jap fund edhe përplasjeve shekullore në Lindjen e Mesme. Ai ka presidencën OSBE dhe po u mëson shteteve të ?prapambetura? të BE se si funksionon demokracia dhe shteti ligjor, në kohën kur territori i Shqipërisë ngjan sot me Palermon dhe Siçilinë e viteve ?60, nën pushtetin e mafias. Në ditët e para të muajit janar, në Mirditë dhe në Shkodër u kryen dy vrasje mafioze. Ekzekutimet me snajper, në mes të ditës dhe në mes të qytetit janë dëshmi e organizatave të fuqishme kriminale që veprojnë të pa shqetësuara nga institucionet e rendit. Pas vrasjeve policia deklaroi se ishte shumë afër gjetjes së aktorëve. Kanë kaluar gati tre javë dhe policia duket ende shumë larg identifikimit dhe jo më kapjes se atyre që kryen vrasjet. Në dy vite, llogariten se janë kryer të paktën 17 vrasje të karakterit mafioz në gjithë vendin. Shumica e tyre janë ende pa autor. Situata i ngjan edhe më shumë Palermos gjatë mbretërimit të mafies, nëse u referohesh zhvillimeve të fundit. Në Kamëz, një person u mor peng para banesës së tij. Historia që vjen pas kësaj pengmarrje mund të krahasohet vetëm me luftën e karteleve të drogës në Meksikë. Sipas të dhënave që ka nxjerrë deri më tani policia, qytetari u mor peng në Kamëz për llogaritë e pambyllura të drogës, të vëllait të tij në Britani. Prishja e pazareve ka bërë që grupet kriminale në Shqipëri të rrëmbejnë familjarët e personit të përfshirë në trafik. Njëlloj si në manovrat mafioze dyshohet se personi i marrë peng është torturuar dhe vrarë diku në Shijak. Policia ka arrestuar disa persona si të dyshuar, por ende nuk ka një skenar të qartë të asaj që ka ndodhur, kush është i përfshirë dhe mbi të gjitha ku është trupi i personit që dyshohet se është vrarë në mënyrë makabre. Historia nuk është skenar filmash dhe as tregim artistik mbi mizoritë e mafies në Itali apo karteleve të kokainës në Meksikë. Ngjarja ka ndodhur në Kamëz dhe Shijak, vetëm pak kilometra nga kryeqyteti ku ndodhen gjithë institucionet e shtetit dhe gjithë strukturat e policisë dhe rendit. Nga ajo që ka rrjedhur në media, flitet se grupi kriminal trafikonte drogë nga Amerika Latine drejt Britanisë, Europës dhe Shqipërisë, në sasi që arrinin deri në 300 kilogramë kokainë. Vetëm një ngarkesë e tillë kushton nga 20 deri 50 milionë euro në treg. Pyetja normale që shtrohet në këtë rast është, si ka mundësi që grupe kriminale me aktivitetet financiare me miliona euro nuk ndiqen me herët nga policia dhe institucionet? Si ka mundësi institucionet kujtohen të verifikojnë pasuritë, të kaluarën kriminale të shumë individëve, vetëm kur ndodhin zhdukje personash dhe ngjarje të rënda kriminale që nuk mund të mbahen të fshehta?
Teksa institucionet numërojnë vrasjet pa autor dhe krimet e pazbardhura, një raport i mediave italiane zbulonte të dhëna shokuese për trafikun e drogës në vend. Televizioni ?RAI 3?, publikoi të hënën dokumente të institucioneve italiane, të cilat deklarojnë se gjatë vitit 2019 mbjellja e drogës në Shqipëri është rritur me 12 herë. Kryeministri Edi Rama dhe Ministria e Brendshme e cilësuan qesharak raportimin e medias italiane dhe e krahasuan me ?kazanin? që trajtojnë mediat në Shqipëri. Burimi i informacionit të medias italiane është prokuroria e këtij vendi dhe Guardia Di Finanza, të cilat konfirmojnë se kultivimi i drogës është rritur. Nëse një media mund të gabojnë në raportim, ka pak mundësi që të kenë gabuar prokuroria italiane dhe institucionet që ka ky shtet kundër krimit dhe mafias. Këto vite qeveria ka investuar gjithçka në mediat vendase dhe të huaja që të bind qytetarët se kultivimi i hashashit në Shqipëri është mashtrim dhe opozita gënjen. Për t?u mbushur mendjen atyre që kanë dyshime, kryeministri thotë se fenomeni i drogës është histori e harruar, ndërkohë autoritet italiane po tregojnë se është e kundërta. Por edhe pa qenë nevoja të përfshihen mediat e huaja, shqiptarët i shohin vet parcelat me kanabis dhe vrasjet mafioze që vijnë për shkak të drogës. Numri i vrasjeve dhe ngjarjet kriminale tregojnë se në Shqipëri, prej kohësh ligjin e bënë mafia dhe jo shteti, shkruan ?Koha Jonë?.
Në të vertetë policia e shtetit nuk ka se ç?të bëjë, kur vetë Rilindja dhe qeveria kanë lidhje me bandat kriminale. Çfarë mund të bëjë drejtori i përgjithshëm i Policisë kur mundohet të luftojë krimin, por krimin e ka sipër në qeveri?! Nuk themi, realisht, për ministrin e brendshëm, pasi ai shquhet për ndershmeri, por janë mbi atë ministra dhe rilindas të tjerë që vendosin. Dhe vendosin me ata që u kapën në Dibër e Durrës duke vjedhur votat, pra pushtetin.
Nese keta lulzimsat mediatike dhe te FB qe ka ndersy Lyl Sor...
Sot, në ditën e tretë të detyrës si ambasadore e SHBA në Shq...
Një nga ligjet e njohura të Mërf thotë: ” Një gjë e nisur ke...
City News Albania (cna.al), një agjensi lajmesh prej gati 6 ...
Edhe pas dështimit të takimit të fundit, zërat që i kërkojnë...
Frika e ardhjes së ambasadores amerikane në Trianë uli në tr...
Politika ka rindezur motorët e saj edhe në këtë prag fushate...
Nga Roland Qafoku* Sot gjeniu i letrave shqipe, Ismail Kadar...
Për një filozofi të re në emergjencat civile!Fakt: Tërmeti p...
Është vendi i listave Shqipëria, traditë kjo e përforcuar 30...
Pjesë e një organizimi të qartë me profil neo komunist. Më n...
Për përsonat që nuk e dinë, unë në çdo proces gjyqësor (sigu...
Nga Rigels Seliman –Më vjen për të qeshur, por edhe për të q...
Ka të paktën tre vjet që nëpër Tiranë bën xhiro një frazë që...
Duket qartazi se partitë politike, ose më mirë krerët e tyre...
Një tjetër dosje e bujëshme gjyqësore është mbyllur paradite...
Përballja e radhës mes dy kryeministrave të dy shteteve shqi...
Kush ia futi? Kush do ta djegë? Këto janë pyetjet e para që ...
Gazetari Spartak Koka, i ftuar në studion e “Byro Politike” ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...