FOTOLAJM/ Pankartat "pikante" në protestën e 46 kundër qeverisë
Vijon protesta e 46 para Kryeministrisë. Protestuesit vijo...
Vijon protesta e 46 para Kryeministrisë. Protestuesit vijo...
Edhe pas dështimit të takimit të fundit, zërat që i kërkojnë Albin Kurtit, një sakrificë të ekstreme për formimin e qeverisë, po insistojnë me këmbëngulje. Çështja po shtrohet sikur, nëse Vetvendosja heq dorë nga posti i kryeparlamentarit, nëse ajo pranon ta trajtojë të porsazgjedhurin Glauk Konjufca, si hyzmeqarët e padinjitetshëm të partive me një pronar të vetëm, gjithçka zgjidhet pa pengesa.
Në fakt, kjo është një përshtypje iluzive, ku ngërçi i fundit mban të fshehur një hendek më të madh. Frika nuk është më se LDK do me ç?do kusht drejtimin e parlamentit, problemi është se ajo nuk do më marrëveshjen.
Provat që e dëshmojnë këtë janë disa.
Kur Konjufca nuk ishte zgjedhur ende, ish partia e Rugovës kishte kushte të tjera. Vetoja e saj vendosej për presidentin apo ministrin e Brendëshëm. Me stilin e atij që do të gjejë sebep për sherr, deputetët e saj pranuan ta votonin kreun e parlamentit të propozuar nga Vetëvendosja. Po të kishin merakun që tregojnë sot për këtë post, nuk qenë të detyruar ta bënin një akt të tillë. Nuk i?a jepnin votat, në emër të mbajtjes gjallë të shpresës për një pakt dhe vazhdimit të bisedimeve. Por, LDK nuk u soll me përgjegjësinë e dikujt që kërkon zgjidhje. Ndërsa tani, në mënyrë po aq të papërgjegjshme, pa u turpëruar aspak për votimin politik që ka bërë as një muaj më parë, i kërkon partnerit të saj të zhbëjë gjithçka për të gjetur rugëdalje.
Natyrisht, fabula absurde e votimit me moskokçarje të Glauk Konjufcës, e pasuar menjëherë nga insistimi psikopatik për dorëheqjen e tij, nuk përbën thelbin e mosmarrveshjeve. Gjatë gjithë kohës LDK është treguar refuzuese ndaj një bashkëpunimi të mundshëm.
Edhe kur nuk pranoi ofertën bujare për koalicion të përbashkët parazgjedhor, me Vjosa Osmanin prijëse të listës, edhe kur zvarritej të ulej në tryezë pas 6 tetorit, me pretendimin se nuk dihej ende rezultati,- pasi gjithë bota veç Isa Mustafës e kishte mësuar atë-, ajo dëshmoi një lloj rezerve për tu përshtatur me frymën e ndryshimit.
Një pjesë e madhe e kësaj partie historike, ndihet më rehat me batakun e botë së vjetër, sesa me të panjohurën e një tronditje të ardhshme. Ata janë më komodë në folenë e gjarprit, sesa në shtëpinë me qira të Albinit, ata kuptojnë më mirë gjuhën e klanit pronto, sesa fjalorin e ashpër kundër oligarkisë, ata më kollaj harrojnë gjakun e Ahmet Krasniqit, Haki Imerit, Enver Malokut, sesa të denoncojnë ish strukturat kriminale të shikut.
Pikërisht frika ndaj një transformimi radikal, që mori hov me frymën e ngritur para 6 tetorit dhe që u çertifikua të dielën e këtyre zgjedhjeve, ishte makthi i vërtetë i LDK.
Zgjuarsia e burokratëve të saj ishte se ditën ta kapin këtë frymë duke i shitur votuesve fytyrën e Vjosa Osmanit. Bizantinizmi i bashkohësve të Rahman Morinës qe se sapo mbaruan punë, e rikthyen Vjosën nga lidere në kukull.
Vetëm të para në këtë mënyrë, si rezistencë ndaj transformimit të shoqërisë dhe ndryshimit real politik, aktet dhe sjellja e LDK, marrin një kuptim. Përpara se të dominohen nga dëshira për të komanduar policinë, për të garantuar presidencën, apo për tu ngërthyer në lojrat qesharake për kryeparlamentarin, aparatçikët që janë në politikë përpara Thaçit, Veselit, apo Haradinajt, i gryen ankthi i një fshese që do spastronte gjithë kastën e vjetër. Makthi i tyre nuk janë postet në qeveri, por përmbysja që po ndodh në shoqëri.
Pikërisht, këtë të vërtetë të thjeshtë duket se nuk po e kuptojnë as Vetëvendosja, as Albin Kurti. Ndoshta me vullnetin për të shpënë deri në fund mesazhin për ndryshim të qytetarëve në 6 tetor, ata po shpërqëndrohen pas detajeve duke humbur thelbin. Sepse mesazhi i gjithë kësaj që po ndodh nuk është tek kleçkat e formimit të qeverisë, por tek pamundësia e bashkjetesës së dy botëve, asaj që imagjinon përmbysjen dhe asaj që shpreson zvarritjen. Për të arritur të parën, as Albin Kurti nuk mund të mbështetet tek bastuni i Isës, as Glauku nuk mund të marrë borxh mustaqet e Agim Veliut.
Ka ardhur koha që ata të dorzohen.
Sa do e dhimbshme qoftë, çasti është që ata ta kuptojnë pamundësinë e së resë për tu ngritur përmes të vjetrës.
Sepse edhe sikur mrekullia të ndodhë, sepse edhe sikur të supozohet që LDK heq dorë nga tekat dhe të vendosë për formimin e qeverisë, kabineti i ri, i dalë nga kjo përzierje botësh, nuk mund të jetë një sukses.
Një qeveri e tillë do ti ngjajë në rastin më të mirë këtyre katër muajve të nevertishëm të bashkëjetesës me LDK.
Kësaj historie i duhet dhënë fund.
Për shpresat që ka ngjallur dhe parimet që ka mbrojtur, Vetvendosjes i shkon më shumë profili i një pakice morale, sesa ai i një mazhorance të korruptuar. Prandaj ajo duhet të fillojë të mendojë edhe për zgjedhjet e reja, pse jo edhe për një opozitë tjetër, duke kujtuar se, për herë të dytë, histoira i dëshmoi që e mira nuk arrihet duke bashkëpunuar me pjesëza të së keqes.
Frika e ardhjes së ambasadores amerikane në Trianë uli në tr...
Politika ka rindezur motorët e saj edhe në këtë prag fushate...
Nga Roland Qafoku* Sot gjeniu i letrave shqipe, Ismail Kadar...
Për një filozofi të re në emergjencat civile!Fakt: Tërmeti p...
Është vendi i listave Shqipëria, traditë kjo e përforcuar 30...
Pjesë e një organizimi të qartë me profil neo komunist. Më n...
Për përsonat që nuk e dinë, unë në çdo proces gjyqësor (sigu...
Nga Rigels Seliman –Më vjen për të qeshur, por edhe për të q...
Ka të paktën tre vjet që nëpër Tiranë bën xhiro një frazë që...
Duket qartazi se partitë politike, ose më mirë krerët e tyre...
Një tjetër dosje e bujëshme gjyqësore është mbyllur paradite...
Përballja e radhës mes dy kryeministrave të dy shteteve shqi...
Kush ia futi? Kush do ta djegë? Këto janë pyetjet e para që ...
Gazetari Spartak Koka, i ftuar në studion e “Byro Politike” ...
Historia po përsëritet tragjikisht, e njëjtë si pothuajse nj...
“Bild” na ka borxh një shpjegim”. Kështu u shpreh në monolog...
Heqja e tatimit mbi vleren e shtuar per ndertimin e banesave...
Të dish të heshtësh, shumë shpesh, është po aq e rëndësishme...
21 Janari është fiksuar tashmë në memorien kolektive të qytet...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...