web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pse kërkojnë sistemin maxhoritar, ata që janë bërë deputetë vetëm nga proporcionali?

21 Janar 2020, 12:43, Politikë CNA

Reforma zgjedhore, duket sikur po merr udhë!
Midis PD-së dhe opozitës parlamentare, sipas një llogjike të ftohte politike, PS sigurisht do zgjidhte atë që përfaqësonte elektoratin e djathtë ndaj zgjodhi PD. Në identifikimin e përfaqësuesve të atij elektorati, çdo njeri me llogjikë do zgjidhte PD, ose ato subjekte politike që sipas shifrave me të fundme të prodhuara në përballje elektorale, përfaqësojnë realisht elektorat.

Deputetët e opozites parlamentare aktuale, me përjashtim të deputetit Permeti, i cili përfaqëson shifrat modeste të votave të zgjedhjeve të fundit, nuk përfaqësojnë elektorat.
Në një përballje individuale të tyre, ata asgjësohen nga skena politike pa filluar ende gara elektorale. Shumica e tyre dalin jashtë loje, (për shkak të asaj që ata nuk përfaqësojnë), duke filluar që nga përballjet në debatet politike mediatike paraelektorale.

Dy partite e mëdha, PS dhe PD nuk kanë pretendime në lidhje me sistemin elektoral. Proporcionali, të dyja palëve i leverdis jo sepse kryetarët e partive kanë në dorë listat, (s’ka gomar që beson se do nominohesh kandidat i një subjekti politik, pa dashur kryetari i partisë), por sepse sistemi proporcional i siguron fituesit stabilitet qeverisës.

Përveç dy subjekteve të mëdha elektorale, për këtë analizë mund të rreshtojmë me rradhë të tjerët.
Partia Bindja që kërkon sistem proporcional kombëtar, duke harruar se sido që t’ja shkruajë togfjalëshin proporcionalit, shifrat e deritanishme nuk e bëjnë sidoqoftë parti parlamentare. Kërkesën e shoqëron me ankesat që rreken të bindin që shifrat ishin të tilla sepse ju desh të luftonte me dy të mëdhenjtë! Por nuk shpejgon si binden, që do asgjësojnë të mëdhenjtë apo si do sigurojnë që të mëdhenjtë të mos i ngacmojnë.

Dash Shehi që është vetë partia e vet, mbeti në televizor pothuajse përditë duke deklaruar që ai vetë është për maxhoritar të pastër, ndërkohë që është personi qe edhe kur ka qenë i ri, jo vetëm nuk ka fituar kurrë në përballje kokë më kokë, (siç i pëlqen të flasë me fjalor demash), por nuk ka marrë dot as votat e tironsave që na plasi duke na thënë që përfaqëson. Fundja nëse do kishte dashur të përplaste briret, edhe në këtë moshe, mund të ishte përballur me subjektin politik që përfaqëson në garat lokale. Maxhoritar më të pastër se zgjedhjet lokale, nuk do gjejë dot për pjesën e jetës që i ka mbetur.

Deputetët e tjerë, pjesë e Kuvendit, janë deputetë ose sepse ishin në lista në zonë preferenciale, (me logjikën e tyre, sepse kryetarëve të partive respektive iu deshte qejfi), ose sepse i bëri të tillë rastësia dhe sjellja antisistem e subjekteve politike e që s’ka lidhje me asnjë sistem zgjedhor.
Sot një pjesë e mirë e tyre, presin me durim 2021 kur mbaron trajtimi me pasaportë diplomatike dhe ose kanë filluar të llogarisin pagesat kalimtare dhe përfitimet e pensionimit, ose vijnë vërdallë nëpër forume e nisma që sidoqoftë në raport me procesin zgjedhor, nuk përfaqësojnë asgjë.
Çuditërisht të gjithë këta, bërtasin (e dikush kondicionon edhe votën) për sisteme maxhoritare si të vetmet që do të përfaqesojnë denjësisht votat e shqiptarëve.

Statistikat e Kuvendit, kanë shembuj mjaft që tregojnë që statusi në politike, në disa raste edhe pavarësisht mungesës së fibrës minimale politike, nuk ka ndryshuar nga kalimi nga sistemi maxhoritar në atë proporcional.
Statistikat personale të secilit prej tyre, nëse ata vetë marrin laps e letër dhe listojnë votuesit e tyre të sigurt, janë të mjerueshme.
Atëherë çfarë po kërkojnë?

Çfarë kërkon Dash Shehi dhe të ngjashmit e tij, nëse nuk po luan presionin e radhës për të marrë premtimin që do jetë sërish në listë të PD?
Çfarë po kërkon Ralf Gjoni kur ndërsa nuk përfaqëson asnjë subjekte politik, kushtëzon votën e vet personale me ndryshimin e sistemit?

Çfarë përfaqëson secili nga deputetët që morën mandatet nga listat PD-LSI, kur kushtëzojnë votën për Kodin Zgjedhor me ndryshimin e sistemit?
Përfaqësojnë bindjet personale, apo thjesht janë të bindur se kjo është e vetmja mënyrë që kanë për tu bërë interesant në syte e elektoratit e që për momentin është i të tjerëve?!

Dhe në fund:A e testojnë mënyrën që kanë zgjedhur (secili të vetën për hall të vet), nëse ndërkohe ka bindur ndokënd?/CNA.al





Lajmet e fundit nga