web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Hetoi komisionerin Lulzim Hamitaj/ Prokurorja drejt përballjes me Vettingun

21 Janar 2020, 11:35, Vetingu CNA

Komisionerët e Vettingut janë imun ndaj hetimeve rreth tyre. Jo se kështu e përcakton ligji, por se prokurorët nuk guxojnë t?i hetojnë dhe gjyqtarët nuk guxojnë të japin vendime rreth tyre.

Dyshohet se frika e një hakmarrjeje gjatë procesit të Vettingut, ?amniston? nga hetimi komisionerët e Vettingut.

Dhe për më tepër nuk ka asnjë sqarim për opinionin publik, i cili i ka sytë dhe veshët nga Komisioni i Vettigut.

Kështu ka ndodhur edhe me rastin e komisionerit të Vettingut Lulzim Hamitaj, për të cilin më herët u raportua se Prokuroria kishte nisur hetimet.

Në muajin gusht 2018, Partia Demokratike, denoncoi dhe i kërkoi Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit të fillonte procedurat disiplinore për shkarkimin e Lulzim Hamitajt nga detyra.

Opozita pretendonte se, certifikata e njohjes së gjuhës angleze në nivelin avancuar C1 mban datën 6 prill 2015, ndërkohë që sipas tyre atë ditë Hamitaj, nuk ka qenë fare në Shqipëri.
Më pas, në media u raportua se komisioneri Hamitaj u thërrit nga prokurorja Ida Ahmetlli për t?u marrë në pyetje.

Më tej çështja mbetet enigmë, ndërsa prokurorja në fjalë pritet të dalë para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

CNA.al bëri një vëzhgim mbi deklaratat e pasurisë së prokurorres Ahmetlli, ku si burim kryesor ajo deklaron pagën dhe prona dhe të ardhura që i ka të trashëguara.
Ajo që bie në sy është se prokurorja në fjalë ka qenë përzgjedhur për të marrë pjesë në seminare dhe takime jashtë vendit.

Kështu ajo deklaron ka kryer vizta studimore dhe seminarem në Hagë, Londër, Bukuresht.

Më poshtë po sjellim të detajuar pasurinë e deklaruar nga prokurrja Ida Ahmetlli.

Viti 2007 (Deklarata fillestare)
Shpërblimi gjatë viteve që ka ndjekur shkollën e magjistraturës, në shumën 200 000 lekë.
Nga data 1.1.2007-3.10.2007, shpërblim nga shkolla e magjistraturës, 411 000 lekë.

Viti 2007 (Deklarata vjetore)
Të ardhura nga paga dhe shpërblimi në shumën 120 853 lekë.

Viti 2008
Kursime, burim i të ardhurave nga paga në shumën 240 000 lekë.
Të ardhura nga paga neto, si prokurore në shumën 739 364 lekë.

Viti 2009
Llogari rrjedhëse, shuma 20 000 lekë.
Blerë automjet me vlerë 4 500 euro.
Të ardhura nga paga si prokurore në Kurbin, shuma 793 607 lekë.
Orë gatishmërie dhe shpërblime në shumat 98 382 lekë dhe 47 250 lekë.

Viti 2010
Llogari bankare, me vlerë 30 278 lekë.
Llogari, depozite bankare, me vlerë 305 596 lekë.
Llogari bankare, në shumat 497 61 euro.
Një automjet në bashkëpronësi me vlerë 4 500 euro.
Të ardhura nga paga si prokurore në Kurbin, shuma 1 363 130 lekë.
Të ardhura nga dieta, seminar në Këshillin e Evropës, Strasburg, me vlerë 170 USD.
Dietë, pjesëmarrje në konferencë, Prokuroria e Përgjithshme me vlerë, 36 euro.

Viti 2011
Të ardhura të krijuara nga paga me vlerë 1 318 624 lekë.
Kursime, shuma 204 208 lekë.
Llogari rrjedhëse, shuma 1 324 91 lekë.
Llogari bankare me vlerë 50 euro.

Viti 2012
Të ardhura nga paga si prokurore, 1 120 701 lekë.
Kursime vetjake në vlerën 523 900 lekë.
Llogari rrjedhëse me vlerë 21961 61 lekë.
Llogari bankare vetjake në shumën 100 euro.

Viti 2013
Të ardhura nga paga si prokurore, 1 139 657 lekë.
Kursime vetjake në vlerën 484 806 18 lekë.
Llogari rrjedhëse me vlerë 61668 58 lekë.
Llogari bankare vetjake në shumën 600 euro.

Viti 2014
Të ardhura nga paga si prokurore,1 303 751 lekë.
Depozitë bankare me vlerë 360 000 lekë.
Depozitë bankare e rinovuar me vlerë 465 000 lekë.
Depozitë bankare me vlerë 2 258 euro.
Mbyllet depozita bankare me vlerë 1 017 06 euro.
Mbyllet depozita bankare me vlerë 306 67 euro.
Të ardhura nga pjesëmarrja në një takim në Eurojust, në Hagë, Hollandë me 16-17 tetor 2014, me vlerë 988 euro.
Të ardhura nga pjesëmarrja në një vizitë studimore në Londër me 5-7 nëntor 2014, me vlerë 330 euro.
Të ardhura nga pjesëmarrja në një seminar në kodin e etikës me 24-26 qershor 2014, në Hagë, Hollandë me vlerë 101 740 43 lekë.
Të ardhura në llogari rrjedhëse sipas një kontrate huamarrje me vlerë, 620 500 lekë.

Viti 2015
Të ardhura, shtesë, të krijuara nga paga, në vlerën 1 241 173 lekë.
Kontratë depozite bankare, me vlerë 2 250 812 32 lekë.
Shitur automjeti në bashkëpronësi me vlerë 1 000 euro.
Pakësim i vlerave monetare, në depozitën bankare, në vlerën 2 258 euro.
Gjendje e llogarisë rrjedhëse, në vlerën 114 112 43 lekë.
Gjendje kesh, krijuar nga kursimet vetjake, në vlerën 40 000 lekë.
Të ardhura nga pjesëmarrja në një takim në Bukuresht me vlerë 872 USD.

Viti 2016
Kontratë depozite bankare, me vlerë 2 692 886 76 lekë.
Kontratë depozite bankare, me vlerë 400 000 lekë.
Gjendje e llogarisë rrjedhëse, në vlerën 136 365 04 lekë.
Gjendje kesh, krijuar nga kursimet vetjake, në vlerën 95 000 lekë.
Të ardhura shtesë të krijuara nga paga, në vlerën 1 305 293 lekë.
Të ardhura nga interesat e depozitave bankare, në vlerën 42 074 44 lekë.

Viti 2017
Të ardhura shtesë të krijuara nga paga, në vlerën 1 113 171 lekë.
Kontratë depozite bankare, me vlerë 2 692 886 76 lekë.
Kontratë depozite bankare, me vlerë 401 004 22 lekë.
Gjendje e llogarisë rrjedhëse, në vlerën 4 234 63 lekë.
Të ardhura nga interesat e depozitave bankare, në vlerën 24 879 61 lekë.
Gjendje kesh, krijuar nga kursimet vetjake, në vlerën 40 000 lekë.
Kontratë depozite bankare, me vlerë 300 000 lekë.
Kontratë depozite bankare, me vlerë 320 000 lekë.
Dhuratë në të holla, në vlerën 300 000 lekë.

Viti 2018
Kontratë depozite bankare, me vlerë 300 000 lekë.
Shtesë nga maturimi i interesave në depozita bankare, në vlerën 22 834 48 lekë.
Gjendje e llogarisë rrjedhëse, në vlerën 92 894 13 lekë.
Pakësuar gjendja cash me vlerë 140 000 lekë.
Ap. me sip.59.8 m2, trashëgimi me vlerë 2 400 000 lekë.
Automjet, trashëgimi ligjore me vlerë 2 483 588 lekë.
Hua e përkohshme dhënë me qëllim investimi në institucione financiare me burim trashëgimi ligjore. Depozita bankare e trashëgimlënësit është 2 400 000 lekë. Investimi në shumën 3 910 818 lekë.
Të ardhura të krijuara nga paga në vlerën, 1133 965 lekë.
Të ardhura si eksperte në Shkollën e Magjistraturës, në vlerën 27 033 lekë./CNA.al





Lajmet e fundit nga