Kërkesa e protestuesve për kufizimin e mandatit të kryeministrit/ Berisha: PD e gatshme ta votojë
Kreu i PD-së, Sali Berisha, deklaroi se Partia Demokratike...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, deklaroi se Partia Demokratike...
Ish kryeministri Sali Berisha ka vijuar me akuza ndaj analistit kosovar Baton Haxhiu.
Teksa ka shpërndarë dhe një shkrim të opinionisit Gani Mehmetaj, i cili ka zbuluar detaje të pathëna nga Gjyqi i Hagës, ku gazetari Baton Haxhiu ishte dëshmitar në këtë proces për krimet e ?Kasapit të Ballkanit?- Sllobodan Millosheviç, Berisha shkruan se ky artikull provon me fakte se Baton Haxhiun se ishte shërbëtor i Serbisë.
Ja sepse une e kam quajtur Baton Stanishiqin ?Argat in chef? i Beogradit.
Miq, une e kam quajtur sepse ne te vertet ai eshte mesazheri numer nje i Beogradit per argatin e Prishtines apo Muladinin shqipfoles dhe argatin e Tiranes apo Zografin bis
Artikulli i meposhtem provon se per Baton Stanishiqin si sherbetor i Serbise kishte dijeni edhe vet kasapi i Ballkanit Sllobodan Millisheviçi!
Lexoni se cfare i perplase ne Hage ne fytyre Sllobo, Baton Stanishiqit! sb
Zbulimi tronditës: ?Ti ke qenë bashkëpunëtor yni, dëshiron ta dëshmoj?, kështu reagoi Baton Haxhiu kur i tha Millosheviçi
?
Opinionisti Gani Mehmetaj, përmes një shkrimi ka zbuluar detaje të pathëna nga Gjyqi i Hagës, ku gazetari Baton Haxhiu ishte dëshmitar në këtë proces për krimet e ?Kasapit të Ballkanit?- Sllobodan Millosheviç.
Mehmetaj shpjegon se, ?Kasapi i Ballkanit e frikësoi keqas Batonin, e frikësoi edhe Bakallin, duke ua bërë me dije publikisht se ishin bashkëpunëtorë të Sigurimit Serb, prandaj s?kishin ç?të dëshmonin pos qyqarisë së tyre?.
Ja shkrimi i plotë i Opinionistit Gani Mehmetaj:
Kush e caktoi Baton Haxhiun dëshmitar në Gjyqin e Hagës, kur gjykohej Milosheviqi, askush nga shqiptarët nuk di ta sqaroj as pas 17 vjetësh. Nuk e thonë as në Tiranë ku Haxhiun e bënë ?kosovarin? kryesor kur duan të na fyejnë në inteligjencë e në arsim, nuk e thonë as në Beograd ku ai shkon shpesh.
Gjyqi i Hagës me dëshmitë shkretane të Baton Haxhiut
Kasapi i Ballkanit e frikësoi keqas Batonin, e frikësoi edhe Bakallin, duke ua bërë me dije publikisht se ishin bashkëpunëtorë të Sigurimit Serb, prandaj s?kishin ç?të dëshmonin pos qyqarisë së tyre. Ende nuk më shqitet thënia e Milosheviqit, drejtuar Baton Haxhiut: Ti ke qenë bashkëpunëtor yni, apo jo? Dëshiron të ta dëshmoj?? Ndërsa dëshmitari Haxhiu që duhej të dëshmonte krimet e serbit, ul kokën, sikur ta kastronin. Ish kreu i Beogradit e paralizon dëshmitarin shqiptar si gjarpri bretkosën.
Është dëshmi e vlefshme kjo lloj dëshmie e gazetarit B. H.? Mund t?i besojë ndokush?
Gjyqi i Hagës zhvillohej me seancat maratonike. Kur nisi të gjykohej krimineli Milosheviq, sepse ata para tij qenë vetëm peshq të vegjël, transmetimet televizive zgjuan kureshtje të përgjithshme. Gjykohej njeriu, mbi supet e të cilit rëndonin krimet në Kosovë, sepse ai para gjyqtarëve jepte përgjegjësi për masakrat e përdhunimet. Nga ky numër jo i paktë i dëshmitarëve të shtresave e të strukturave të ndryshme, asnjëherë nuk e kam kuptuar pse i ftuan M. Bakallin e B. Haxhiun. Ku qe arsyeja? Ata që e përgatitën akuzën donin ta minimizonin krimin monstruoz të kriminelit, apo synohej që t?i gjenin objektet për fyerje, sepse i akuzuari nuk pushonte, i fyente e i përçmonte, ua kujtonte kohë pas kohe kush ishin, duke ua tërhequr vërejtjen, mos më nxisni se unë di edhe më shumë për ju. Nga dëshminë e këtyre dy figurave margjinale, prokurori e gjyqtarët nuk nxorën asgjë për të qenë, pos ia dhanë mundësinë kriminelit nga Beogradi të tregohej superior ndaj tyre.
Kur i dëgjoja dëshmitë e tyre të flashkëta, të pasigurta, shpesh qyqare, sikur të mos qenë prokurorët e gjyqtarët e dëshmuar, do të
krijoja bindjen se dikush e përgatiti këtë ballafaqimin sa për të parë lojën e maces me miun. Dy dëshmitarë, gati kyç, sikurse u paralajmëruan nga mediat tona, po edhe nga mediat e huaja, dolën shterpë, pa asnjë fakt të kapshëm, ndërsa pati mijëra fakte e dokumente. Kur dolën në ekran ish-zyrtari i lartë i Komitetit Krahinor dhe ish gazetari i ?Kohës Ditore? dukeshin të shqetësuar, të frikësuar, herë?herë sikur u bllokohej truri.
Besoj se nuk i druheshin ballafaqimit me kriminelin më të madh në Ballkan dhe në Evropë, në pesëdhjetë vjetët e fundit, as pse atyre u mungonte oratoria a shkathtësia, por në situata i akuzuari për krime lufte, i paralizonte duke u bërë shantazhe. Pyetja e tij cinike: Doni t?ua dëshmoj se keni qenë njerëz të shërbimit tim të fshehtë, në vend se t?i këndellte arroganca e tij, e t?ia kthenin ashtu si e kërkonte, dy dëshmitarët tanë u shushatën si pulat. Më vinte inat. Në të njëjtën mënyrë e përjetuan edhe të tjerët, kur e komentuan të nesërmen.
Doli se ish-kryeredaktori i ?Kohës Ditore?, i shkarkuar nga bosi i vet, disa ditë para se të shkonte në Hagë, bënte konspiracion me një oficer zbulimi të Serbisë!
Me të përfunduar gjykimin, një mik imi, i cili i ka për qejf teoritë e konspiracionit, më tha në mënyrë profetike: Do ta shikosh kur ta bëjnë yll gazetarin B. Haxhiu në Tiranë! E shikova me mosbesim. Ai ishte i bindur se lobi serb ka shumë ndikim në qarqet politike e të mediave shqiptare. Nuk shkoi shumë kohë kur vërtet doli profecia e mikut tim. B. Haxhiu, apo ?Nuk kaka?, sikurse e quanim ndryshe, u bë yll në mediat elektronike të Tiranës, e caktuan nëpër organizata e juri, madje e emëruan në jurinë e Festivalit të Këngës në Radiotelevizion Shqiptar, që ishte kulmi i cinizmit. Sikur bënin garë kush do ta rrëmbente më parë: e djathta apo e majta shqiptare. E mbanin në prehër, e mëkonin dhe e përgjëronin. Një gjysmanalfabeti ia dhanë kompetencat që të përfaqësonte ?kosovarët? kudo dhe kurdo, në Tiranë, në Prishtinë e në Beograd. Vula e shërbëtorit të zbulimit serb, u bë e fuqishme, ia hapi të gjitha dyert. Është ?kosovari? më i privilegjuar në Tiranë e në Beograd.
Milosheviqi në vend se ta turpëronte para shqiptarëve, e bëri yll në median shqiptare të Tiranës, e faktor në Partinë Demokratike të Kosovës. Në Kosovë iu ngjit ?krahut të luftës?, ndërsa ?krahu i luftës? gjithë kohën kinse çirrej kundër bashkëpunëtorëve të Serbisë.
Mbase bashkëvendësin e tyre drenicak e kursyen dhe e shpërblyen. Me patriotizmin lokal s?bëhet shaka!
Mikut tim, ithtar i teorive të konspiracionit, i doli profecia qind për qind. Mbeta gojëhapur, i mbeta borxh një drekë, ashtu ishte basti. Më erdhi inat, që doli parashikimi profetik i mikut tim, ithtar i teorive të konspiracionit për lobin e fuqishëm serb në Tiranë.
Po në Prishtinë? Cili ishte statusi i tij? I afërt me kreun e PDK-së, i lidhur ngushtë me disa qarqe të LDK-së, ndërmjetës i bizneseve serbo-shqiptare.
Yll fare, do të thoshin kalamajtë e Tiranës.
Anëtari i kryesisë së PD, Eno Bozdo, i ftuar në studion e AB...
Kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule nga Derivçani ka kërkuar drej...
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ktheu për rishqyrtim në p...
Anëtari i Bordit Drejtues të Bindjes Demokratike, Fabian Top...
Kryetari i PD, Lulzim Basha ka deklaruar se 15 kryebashkiakë...
Anduel Tahiraj është rizgjedhur me 267 vota pro në krye të P...
Ish deputeti i PD, Bardh Spahia thotë se nesër kryeministri ...
“Kemi tre ditë që kemi hapur çerdhet dhe kopshtet e Tiranës,...
Presidenti Ilir Meta kthyer në Kuvend ligjin për censurën nd...
Ish deputeti i PD, Tritan Shehu thotë se nesër kryeministri ...
Ish ministri i Jashtëm Ditmir Bushati është caktuar i dërgua...
Kryeministri Edi Rama çdo mëngjes vijon me “ritualin” e tij ...
Gjykata e Vlorës i ka hequr emrin e ish-kryeministrit rrugës...
Shqiptaro-amerikani Gjok Deckaj, i persekutuar në kohën e di...
Kandidati që u tërhoq nga gara, për kreun e Partisë Socialis...
Ish deputeti demokrat, Klevis Balliu, ka publikuar një video...
Deputeti Myslim Murrizi ka akuzuar kryeministrin, Edi Rama d...
Deputeti Myslim Murrizi vijon të kërkojë ndryshimin e sistem...
Ju kujtohet Rudina Seseri, më të cilën, u mburr, jo pak, Ram...
Grida Duma, ish deputetja e listka theksuar edhe njëherë qën...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...