web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Babagjyshi ndër vite/ Cilët janë 10 aktorët e famshëm që luajtën këtë rol

1 Janar 2020, 14:45, Aktualitet CNA

Babagjyshi është aktori kryesor në festat e fundvitit, veçanërisht në filmat që përgatiten për Krishtlindje apo Vitin e Ri.

Në filmat e shumtë që i kushtohen festave të fundvitit, rolin e babagjyshit e luajtën aktorë të njohur.

Cila është lista e 10 aktorëve që luajtën këtë rol ndër vite:

Tim Allen veshi kostumin e kuq në seritë e filmit ?Santa Clause?.
Aktori veshi këtë kostum në tre filma të tillë që u lansuar në vitet: 1994, 2002 dhe 2006.

Ed Asner ka luajtur rolin e babagjyshit në disa filma, duke përfshirë këtu edhe filmin, ?Elf?. Aktori është i famshëm për portretizimin e Lou Grant në ?The Mary Tyler Moore Shoë?, i veshur së pari si babagjysh në filmin, ?The Christmas Star? që ishte publikuar në vitin 1986.

Asner luajti rolin e njejtë edhe në filmat: ?Elf?, ?Elf: Buddy?s Musical Christmas? dhe ?Christmas on the Bayou?, shkruan rtv21.tv Në filmin origjinal ?Miracle on 34th Street?, Edmund Gëeen duke luajtur rolin e Kris Kringle. Në vitin 1947 kur është lansuar filmi klasik i ?Miracle on 34th Street? (që ishte ri-bërë edhe njëherë në vitin 1994), rolin e babagjyshit e kishte luajtur Edmond Gwenn.

Jim Broadbent ishte babagjyshi në filmin ?Get Santa?
Aktori i njohur Jim Broadbent, që ju mund ta njihni nga roli i Archmaester Ebrose në ?Game of Thrones?, kishte luajtur rolin e babagjyshit në komedinë familjare, ?Get Santa?.

Paul Giamatti luajti rolin e vëllait të babagjyshit në ?Fred Claus?. Aktori këtë rol e kishte luajtur në vitin 2007 në një film të zhanrit komedi dhe avanturë në ?Fred Claus?.

Chevy Chase ishte veshur si babagjyshi në ? National Lampoon?s Christmas Vacation? Sikur në ?National Lampoon? ashtu edhe në seritë ?Christmas Vacation?, Chevy Chase kishte luajtur rolin e babagjyshit.

Në filmin ?Bad Santa? rolin e babagjyshit e luajti Billy Bob Thornton, shkruan rtv21.tv ?Bad Santa? i publikuar në vitin 2003, akter kryesor kishte aktorin Billy Bob Thornton që luajti rolin e një babagjyshi të keq.

Tyler Perry luajti rolin e një babagjyshi që punon në një dyqan në filmin ?A Madea Christmas? Ky film ishte publikuar në vitin 2013 dhe në rolin kryesor luante aktori dhe komediani i njohur, Tyler Perry.

Kurt Russell portretizoi babagjyshin në ?Christmas Chronicles? Ky film është publikuar në vitin 2018 dhe në rolin kryesor luan Kurt Russell.

Leslie Nielsen në filma luajti rolin e babagjyshit dy herë Aktori kanadez luajti rolin e babagjyshit në filmin ?All I Want for Christmas? në vitin 1991 dhe ?Santa Who?? në vitin 2000.





Lajmet e fundit nga