Balla, pyetje publike protestuesve
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, u është...
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, u është...
Shumica nga ne ?vdesim? për ëmbëlsira. Por sheqeri i tepërt në dietat tona ushqimore, mund të çojë në shtim në peshë, në shfaqjen e diabetit të Tipit 2, dhe në prishjen e dhëmbëve. Ne e dimë se nuk duhet të hamë karamele, akullore, biskota, ëmbëlsira dhe pije me sodë dhe sheqer, por ndonjëherë është shumë e vështirë që t?u rezistosh atyre.
Duket sikur truri ynë, e ka të vështirë të mos i dëshirojë këto ushqime. Në fakt, trupi jonë ushqehet me sheqer, me glukozë për të qenë më të saktë. Glukoza vjen nga fjala greke ?glukos? që do të thotë e ëmbël. Ajo ushqen me enrgji qelizat që përbëjnë trupin tonë, përfshirë edhe ato të trurit, neuronet.
Ushqimet që përmbajnë sheqer janë burime të shkëlqyera energjie, ndaj ne kemi evoluar për t?i pëlqyer dhe shijuar ato. Ushqimet me shije të pakëndshme, të hidhura dhe të tharta, mund të jenë të papjekura, helmuese ose të kalbura, duke shkaktuar sëmundje.
Prandaj, për të maksimizuar mbijetesën tonë si specie, ne kemi një sistem të lindur në tru, që na bën të jemi të prirur ndaj ushqimeve të ëmbla, pasi ato janë një burim i shkëlqyer energjie për trupin tonë. Kur konsumojmë ushqime të ëmbla, në trurin tonë aktivizohet sistemi i shpërblimit, i quajtur ndryshe si sistemi dopaminë mesolimbik.
Dopamina është një kimikat i trurit që çlirohet nga neuronet e trurit, dhe mund të sinjalizojë kur një ngjarje është pozitive. Kur ndizet sistemi i shpërblimit, ai forcon sjelljet, duke na bërë më të predispozuar që t?i përsërisim ato. Mjedisi ynë, është sot i bollshëm me ushqime të ëmbla, të pasura me energji.
Mjerisht, truri ynë është ende funksionalisht i ngjashëm me atë të të parëve tanë, dhe i pëlqen shumë sheqeri. Po çfarë ndodh në tru, kur ne konsumojmë tepër sheqer? Sistemi ynë nervor e rimodelon vazhdimisht vetveten, përmes një procesi të quajtur neuroplasticitet. Ky proces, mund të ndodhë në sistemin e shpërblimit.
Aktivizimi i përsëritur i kësaj zone të trurit nga ilaçet, apo konsumi i shumë ushqimeve që përmbajnë sheqer, bën që truri t?i përshtatet stimulimit të shpeshtë, duke çuar në një lloj tolerance. Në rastin e ushqimeve të ëmbla, kjo do të thotë se duhet të hamë më shumë ëmbëlsira, për të pasur të njëjtën ndjenjë shpërblyese, një tipar ky klasik i varësisë.
Për t?i rezistuar dëshirave të tilla, ne duhet të pengojmë reagimin tonë natyror të kënaqjes me këto ushqime të shijshme. Një rrjet neuronesh frenuese, është thelbësor për kontrollin e sjelljes në raport me ushqimet e ëmbla. Këto neurone, janë të përqendruara në korteksin paraballor, një zonë kryesore e trurit e përfshirë në vendimmarrje, në kontrollin e impulseve dhe kënaqësisë së vonuar.
Neuronet frenuese, janë si ?frenat? e trurit. Studimet tek minjtë, kanë treguar se ngrënia e ushqimeve me shumë sheqer, mund të ndryshojë neuronet frenuese. U vu re se minjtë e ushqyer me sheqer, ishin më pak të aftë të kontrollonin sjelljen e tyre, dhe të merrnin vendime.
Më e rëndësishmja:kjo tregon se ajo që hamë, mund të ndikojë në aftësinë tonë për t?i rezistuar tundimeve, dhe nënvizon faktin pse ndryshimet në dietën ushqimore, janë kaq të vështira për shumë njerëz.
Organizata Botërore e Shëndetit, i këshillon njerëzit të kufizojnë marrjen e sheqernave të shtuar në etëm 5 për qind të kalorive tona ditore, pra vetëm 25 gramë (6 lugë çaji). Duke pasur parasysh për shembull, se vetëm një i rritur kanadez konsumon 85 gramë (20 lugë çaji) sheqer në ditë, ky është një ndryshim i madh në dietë për shumë njerëz.
Ushqimet e pasura me yndyrna omega-3, që gjenden në vajin e peshkut, arra dhe fara, janë neuro-mbrojtëse, dhe mund të forcojnë kimikatet e nevojshme të trurit për të formuar neurone të reja. Ndërsa nuk është e thjeshtë të prishni zakonet e të ngrënit gjithmonë të ëmbëlsirave, truri juaj do t?ju falënderojë që keni hedhur hapa pozitivë. Hapi i pare, është shpesh më i vështiri. Ndryshimi i dietës bëhet rrugës më i lehtë./Sciencealert.com- Përshtatur nga CNA.al
Nga artet marciale braziliane që vallëzojnë deri te rrotulli...
Një efektiv i Policisë së Kosovës ka përlotur të gjithë me n...
Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj janë një ndër çiftet më të dashu...
Vajza e njohur e showbizit shqiptar, Iva Aliko ka folur për ...
Ish kryeministri Sali Berisha thotë, se kryeministri Rama me...
Këngëtari dhe kantautori i njohur Flori Mumajesi është përfo...
Këngëtarja e njohur Miriam Cani ndodhet në muajt e fundit të...
Ish-deputeti i Kosovës Ramiz Lladrovci, aktualisht kryetar i...
Aktorja dhe ish-Missi Arjola Demiri ka folur për jetën e saj...
Një vit më parë këngëtarja Adelina Tahiri u bë nënë për herë...
Detaje të reja janë zbardhur nga grabitja e argjendarisë në ...
Moderatorja e njohur Dajana Shabani ka qenë në qendër të med...
Yjet historikë të kombëtareve të Shqipërisë, Italisë, Greqis...
Zija Muka, intelektuali nga qyteti i Shkodrës i cili gjatë p...
Një e dënuar në burgun e grave në Tiranë është përlotur duke...
Nderohet Konsulli i Përgjithshëm i Nderit të Shqipërisë në L...
Memorie.al publikon disa dokumente të rralla arkivore që bot...
Treni i linjës Shkodër-Podgoricë ka dalë nga shinat në afërs...
Kryeministri në ikje i Kosovës, Ramush Haradinaj ka falender...
Presidenti Ilir Meta ka dekoruar ministrin e Jashtëm të Koso...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ministria e Jashtme e Iranit i cilësoi deklaratat e shefit...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Europë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...