web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

U përfol për shitblerje votash me “Zogun e Tiranës”/ Reagon për herë të parë Dajana Shabani

29 Dhjetor 2019, 16:07, Aktualitet CNA

Moderatorja e njohur Dajana Shabani ka qenë në qendër të mediave pas publikimit të disa bisedave me kolegun e saj Hermes Nikaj i njohur si ?Zogu i Tiranës?.

Emri i saj është përmendur për shit-blerje votash, dhe lidhur me këtë çështje me anë të një video në rrjetet sociale, Dajana bën sqarimin e saj.

Ajo thotë se gjithçka është bërë për batutë mes kolegësh në një emision live.

?Përshëndetje të dashur miq, ju marr vetëm pak minuta për të bërë një sqarim.
Ka një tendencë dashakeqe nga portalet që kur është arrestuar kolegu im, për të më lakuar me se s?bën emrin. Unë nuk mund të mbaj përgjegjësi për jetën personale dhe private të një kolegu.
Më pas po përmendem për shit-blerje vote! Kjo është një batutë e bërë live në emisionin tonë dhe është një batutë mes miqsh. Pra ju lutem në rastin kur përmendni emrin tim, mos bëni tituj që nuk kanë të bëjnë me përfshirjen time në shumë çështje.
Ju uroj gëzuar festat, faleminderit që më ndoqët dhe siç do thoshte një Miss ?Paqe në Botë?, shprehet moderatorja./CNA.al





Lajmet e fundit nga