Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nëpërmjet një video-mesazhi, pas vizitës në Thumanë ka theksuar domosdoshmërinë që ka vendi për një qeveri e përgjegjshme, që nuk pasurohet mbi rrënojat e tërmetit.
?Të dashur miq, jam rrugës për kthim në Tiranë nga Thumana, ku për dy orë vizitova shumë familje të cilat janë në gjendje të mjerueshme. Pas një zallamahie propagande ata janë krejtësisht të harruar, të braktisur.
Ndërkohë që ftohja e motit dhe shirat i kanë nxjerrë jashtë përdorimit çadrat prej plastmasi apo çadrat verore me të cilat janë pajisur një pjesë prej tyre.
Dëshpërimi mbretëron kudo, varfëria është thelluar dhe tashmë ka nisur një pasojë tjetër e tmerrshme e kësaj krize humanitare. Ka shumë fëmijë të sëmurë, ka shumë të moshuar në nevojë për kujdes mjekësor për të cilët kanë nevojë por të cilët e kanë plotësishtë të pamundur të marrin çdo shërbim aty ku janë apo të zhvendosen drejt spitaleve të Krujës, Tiranës apo të Laçit.
Kjo është gjendja e harresës totale, e braktisjes totale të shtetit prej kartoni, e shtetit të babëzisë dhe korrupsionit që është rrëzuar kohë para se tërmeti të rrëzonte shtëpitë e banorëve të Thumanës, Durrësit, Kurbinit dhe zonave të tjera të goditura rëndë.
Jemi në një krizë humanitare, me përmasa të plota, e cila vetëm sa do të thellohet.
Sepse shteti nuk po vepron. Qeveria dhe kryeministri e kanë mendjen tek parada mediatike, propaganda dhe po bëjnë gati të ngrenë mbi rrënojat e tërmetit një tjetër megaaferë korruptive, vjedhje, zhvatje dhe grabitje.
Vendi është në një krizë të thellë humanitare, ekonomike, sociale, politike dhe kushtetuese.
Ruga për ta zgjidhur këtë krizë duhet të nisë me përpjekjet e të gjithë shqiptarëve pa dallime partiake, për të patur një qeveri të përgjegjshme. Një qeveri e cila ndihmon në kapërcimin e pasojave të tërmetit dhe bën gati të gjitha masat dhe të gjitha instrumentet për t?u ardhur në ndihmë njerëzve të goditur kaq rëndë dhe për të ndalur rrokullisjen e ekonomisë kombëtare, në një greminë edhe më të thellë.?-tha Basha.
Më tej, ai theksoi se nga zgjidhja e krizës politike, varet edhe ekonomia.
?Nga zgjidhja e krizës politike, kalon edhe zgjidhja e krizës ekonomike, kalon edhe shpëtimi i dhjetëra mijëra familjeve të cilat ndodhen si asnjëherë në mëshirën e fatit.
Kjo është sot emergjenca e vërtetë kombëtare e vendit.
Ju përshëndes edhe një herë në kthim nga Thumana.?-përfundoi mesazhin e tij kreu i PD./ CNA.al
Shembja dhe dëmtimi nga tërmeti i dhjetëra shkollave të reja...
Abuzimet me tenderat në vendin tonë duket se nuk kanë të sos...
Në datë 17 dhjetor 2019, Bashkia Devoll ka njoftuar shpallje...
Kryeministri Edi Rama në një prononcim për mediat pas mbledh...
Ka përfunduar mbledhja e kryeministrit Edi Rama me kryesinë ...
Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën sot, duke përshëndetu...
Avokati i njohur Altin Goxhaj ka bërë një deklaratë mjaft të...
Ish deputeti i Partisë Demokratike, Aldo Bumçi, teksa ka kom...
Peshkopi i Kishës Autoqefale, Anastas Janullatos ka publikua...
Shkarkimin e ish-ministrit Ditmir Bushati, analisti Andi Bus...
Avokati i njohur Spartak Ngjela, ka shpërthyer në akuza ndaj...
Një tjetër përplasje e ashpër ka ndodhur mbrëmjen e sotme me...
“Kosova duhet të ulet në tavolinë”, kjo deklaratë e gazetari...
Ish-ministri i Jashtëm Kastriot Islami deklaroi se, marrëves...
Ish Drejtori i Institutit për studimin e krimeve dhe pasojav...
Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka shprehur mir...
Avokati i njohur Spartak Ngjela, i ftuar në RTV Ora, teksa k...
Zbardhet kritikat dhe porositë e kryeministrit Edi Rama për ...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka reaguar kun...
Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç , foli mbi samitin...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...