web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Një subjekt i vetëm në garë/ Bashkia e Kamzës shpall fitues të tenderit kompaninë me ofertë sa fondi limit

24 Dhjetor 2019, 10:20, Politikë CNA

Abuzimet me tenderat në vendin tonë duket se nuk kanë të sosur. Së fundi Bashkia e Kamzës, ka shpallur një tender për ndërtimin e rrugës Kosova, plus Argjinaturën e Rrugës.

Më datë 2 dhjetor 2019, është shpallur fitues i tenderit kompania kompania ? EGLAND? shpk, e cila në fakt duket se paska qënë e i vetmi subjekt në garë për këtë tender.

Por, sikurse shikohet nga foto e mëposhtme, një detaj që bie në sy është se ofertuesi i shpallur fitues ofron një çmim pothuajse të barabartë me fondin limit.

Fondi limit i ofruar nga Bashkia e Kamzës është 8.566.080(tetëmilion e pesëqind e gjashtëdhjetë e gjashtë e tetëdhjetë) lekë pa tvsh. Ndërsa oferta e paraqitur nga subjekti fitues është, me një vlerë të përgjithshme prej 8,422,316 lekë pa tvsh, dhe 10,106,779 lekë me tvsh.

Pra, diferenca me fondin limit është një shumë mjaft e vogël, me vetëm 143,764 lekë.

Ndërkohë që supozohet se tenderat kanë si qëllim të gjejnë ofertuesit me çmimin më të ulët, ajo çfarë ndodh me këtët tender të shpallur nga Bashkia e Kamzës, është se fituesi ka pothuajse të njëjtë me fondin limit, gjë që të con në dyshime të forta për abuzime me tenderat./ CNA.al





Lajmet e fundit nga