Nis protesta e pestë e qytetarëve në Tiranë
Mbahet ditën e sotme protesta e radhës e qytetarëve në Tir...
Mbahet ditën e sotme protesta e radhës e qytetarëve në Tir...
Se sa larg mund të shkojë Presidenti i Ukrainës Zelenski në përpjekjet e tij të paqes do të dalë në pah së shpejti.
Është e premte, tre ditë para samitit të Ukrainës Lindore në Paris. Presidenti ukrainas paraqitet në një emision televiziv me titullin “Volodymyr Zelenski në kërkim të paqes”. Kreu 41-vjeçar i shtetit ecën me energji në studio, ai mban veshur pantallona ngjyrë ulliri dhe një xhaketë pëlhure dhe kërkon falje për pamjen e tij me një buzëqeshje: “Nuk kisha kohë të ndërrohesha, isha në front”. Në Paris, ai do të zbulojë “nëse të gjithë duan ta përfundojnë gradualisht këtë luftë të trishtuar”, thotë ai. Me këtë ai nënkupton Presidentin rus Vladimir Putin, të cilin Zelenski do ta takojë personalisht për herë të parë në të ashtuquajturin samit të formatit Normandie, përkrah kancelares gjermane Angela Merkel dhe Presidentit francez Emmanuel Macron.
Paqja si mandat i zgjedhësve
Në fund, takimi në 9 dhjetor në Pallatin Élysée zgjati më shumë se nëntë orë, përfshirë një konferencë për shtyp. U ra dakord për një provë të re për armëpushim, për një shkëmbim të burgosurve deri në fund të vitit dhe tërheqje të trupave në tre lokacione të tjera deri në mars të vitit 2020. Rëndësi qendrore ka sidoqoftë deklarimi në mbështetje të Marrëveshjeve të Minskut, me të cilat që në vitin 2015 u synua t’i jepet fund luftës në rajonin qymyrmbajtës të Donnbasit dhe të cilat akoma nuk janë zbatuar.
Paqja ishte një nga premtimet qendrore të ish-producentit të televizionit, aktorit dhe komedianit Zelenski, i cili e njoftoi kandidaturën e tij për president pak më pak se një vit më pa2rë – më 31 dhjetor 2018. Në programin e tij elektoral, ai premtoi të “përfundojë luftën, të kthejë territoret e pushtuara përkohësisht dhe të detyrojë agresorin të kompensojë humbjet”. Zelenski i fitoi zgjedhjet presidenciale në pranverë me një rezultat rekord. Partia e tij e re “Shërbëtorët e Popullit” gjithashtu përfitoi nga dinamika e tij dhe mori një shumicë absolute në verë. I pajisur me një pushtet të fuqishëm, të cilin zor se e pasur ndonjë president ukrainas para tij, Zelenski që atëherë ndodhet nën presion nga bashkatdhetarët e tij. Dëshira për paqe në shoqërinë ukrainase është shumë e madhe pas pesë viteve të luftës. 71 përqind e të anketuarve në fund të gushtit e cilësuan armëpushimin si detyrën më të rëndësishme për presidentin e ri.
Lëvizje në procesin e paqes
Lëvizje ka pasur me të vërtetë, veçanërisht në anën ukrainase dhe në një drejtim – pas. Zelenski hoqi dorë nga retorika luftarake e paraardhësit të tij Petro Poroshenko. Para Samitit të Normandisë në Paris, ai iu përgjigj kërkesës së Rusisë dhe urdhëroi që trupat të tërhiqeshin në tre vende të dakorduara, pa pritur një armëpushim të plotë dhe të qëndrueshëm. Më në fund, Zelenski u pajtua për një kusht të Vladimir Putin dhe me këtë Ukraina nënshkroi një angazhim për të ashtuquajturën “formula Steinmeier”, e cila rregullon statusin de fakto të autonomisë të zonave separatiste rreth Donetskut dhe Luhanskit në lidhje me zgjedhjet lokale.
Ndër të tjera për këtë presidenti ukrainas mori në Paris vlerësime nga Merkeli dhe Macroni. Në të njëjtën kohë, profesionistit të mediave Zelenski i pëlqen ta inskenojë veten si president i paqes. Në fund të tetorit, disa stacione televizive transmetuan një dokumentar gati 23-minutësh të titulluar “Vetëm një hap deri në paqe”. Prodhimi, siç duket i porositur nga administrata presidenciale, e portretizon Zelenskin si paqeruajtës të afërt me popullin. “Na sillni paqen”, përgjërohet një grua e moshuar në film.
Momenti i së vërtetës do të vijë në vitin 2020
Edhe pse shumica e vëzhguesve i dëshmojnë Zelenskit se ka vërtet vullnet për t’i dhënë fund luftës, hapësira e veprimit e tij është i kufizuar. Përvoja e deritanishme tregon se Zelenski mund të arrijë sukses vetëm kur bashkëpunon edhe Putini, siç është rasti i shkëmbimit të të burgosurve në shtator. Ishte një shkëmbim i pabarabartë sepse Rusia liroi, ndër të tjera, detarët e Ukrainës, të cilët, sipas vendimit të një gjykate të OKB-së, duhej të ishin liruar gjithsesi.
Një pjesë e shoqërisë ukrainase ka frikë për një dorëzim gradual ndaj Rusisë dhe del në rrugë siç bëri para samitit të Parisit. Partitë e opozitës po përpiqen gjithashtu të krijojnë presion me protesta mbi Zelenskin.
Po ta mbajë armëpushimi për të cilin u ra dakord në Paris, ky do të ishte suksesi më i madh i Zelenskit. Shumë përpjekje të tilla tashmë kanë dështuar. Por pas kësaj, për presidentin ukrainas duhet të vijë momenti i së vërtetës. Ukraina u angazhua përsëri në Paris për të zbatuar aspektet politike të marrëveshjeve të Minskut. Një hap në këtë drejtim bëri të enjten Parlamenti duke e zgjatur edhe me një vit ligjin për statusin special për zonat separatiste. Një ligj i ri, së shpejti do të duhet të negociohet dhe miratohet me separatistët, gjë që shkakton shumë polemika në Ukrainë.
Përgatitja për zgjedhjet në zonat separatiste, të cilat Zelenski synon të mbahen në fund të tetorit 2020, ka të ngjarë të rrezikojë paqen tashmë të brishtë. Kur Poroshenko u përpoq në gusht 2015 të avanconte ndryshimet kushtetuese, para parlamentit në Kiev pati protesta të përgjakshme dhe vdiqën njerëz./ DW
Ish Presidenti i Përgjithshëm i Pakistanit, Pervez Musharraf...
Rreth 600 mjekë francezë kanë kërcënuar se do të largohen në...
Elvis Hoxha, përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në degën e...
Pas mbledhjes me krerët e degëve të LDK, kryetari i kësaj pa...
Vajza e ish kreut të Formula Uno-s, Bernie Eçlestone, Tamara...
Australia pritet të përjetojë temperaturat më të larta të re...
Banka qendrore suedeze pritet të nënshkruajë një marrëveshje...
Nëse udhëheqja e të gjitha kombeve do të ishte në duart e gr...
Maqedonia e Veriut dhe Serbia do të nënshkruajnë sot në Shku...
Kina ka pezulluar tarifat shtesë për disa mallra amerikanë q...
Shkon në 16 numri i viktimave në Zelandën e Re pas shpërthim...
Pas dorëheqjes së Shpend Ahmetit, Partia Socialdemokrate në ...
Një avion i vogël, me një motor Cessna, ka pësuar avari gjat...
Shpend Ahmeti ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit në Pa...
Pronari i një hoteli në Buenos Aires, ka mbetur i vrarë gjat...
Presidenti i Republikës, në letër, përfaqëson unitetin e pop...
Në prag të festave të fundvitit, qeveria kosovare ka ashpërs...
Policia ka arrestuar sot ish-kryetarin e Kaçanikut dhe ish-z...
Një vajzë 12-vjeçare është bërë viktimë e përdhunimeve të nj...
Ish presidenti i Sudanit Omar al-Bashir, është dënuar me dy ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...