web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tërmeti/ Paralajmëron Ngjela: Do ketë goditje penale të spektrit të gjerë

17 Dhjetor 2019, 16:49, Politikë CNA

Avokati Spartak Ngjela i ftuar në ?News 24?, teksa  ka komentuar ligjin kundër mediave, shprehu edhe njëherë qëndrimin e tij.

Sipas Ngjelës, ajo që ndodhi me tërmetin, tregoi lidhjen e mafias së ndërtimit me mafien e shtetit, ndërsa e konsideroi nismën e qeverisë për të nxjerrë një ligj të tillë si tentativë për të hequr vëmendjen.

Ngjela  paralajmëroi se do të ketë goditje penale të spektrit të gjërë, ndërsa theksoi se Rama është i frikësuar.

?Kjo që ndodhi me tërmetin, tregoi se rrënjët e korrupsionit janë të lidhura me mafien e ndërtimit dhe me mafien e shtetit. Të gjitha janë të lidhura.

Do kemi një goditje penale të spektrit të gjerë? Unë mendoj se po. Mesa pashë unë,  gjykata i la në burg të gjithë ata që kërkoi Prokuroria.

Në momentin që këta zihen, ky nxjerr këtë paçavuren më mediat. Ai e ka nisur edhe më parë me median, është tërhequr dhe tani e hodhi në treg për të tërhequr vëmendjen.

Nuk ka sens, ky nuk ka zyrë ky kryeministër, në një gjendje kaq të rëndë ekonomike dhe morale, ky ecën me njerëzit, shkon në varrime.

Njeriu që është i trembur e bën këtë. Është i trembur dhe kërkron të fshehë diçka. Të dyja janë shmangie.

Enver Hoxha e konsideronte shpikje të armikut dhe lëshonte broçkulla të tilla, që ishin kalamanllëqve, e varroste të vërtetën. Të njëjtën gjë kërkon të bëjë dhe ky. Ka vënë gjoba të larta duke menduar se do i rrënojë.

Fakti që ka nonsence të tilla të jep të kuptosh që e ka humbur ekulibrin. Në këto momente që ky pësoi dëmin e madh me dëmin e ndërtimit, dhe kur e din që është vetë i implikuar në mafien e ndërtimit, kërkon të disiplinojë shtypin. Pse ndodh kjo?

E dini sa është ligji për shtypin mbrohet dhe me Kushtetutë. Këta nxjerrin nonsensa.  Ky do hyj në histori që donte të kapte median me AMAN.?, theksoi Ngjela./CNA.al

 

 

 

 





Lajmet e fundit nga