web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Horoskopi i ditës, 11 dhjetor 2019

11 Dhjetor 2019, 07:02, Sociale CNA

DASHI 21. mars – 20. prill

Zemra juaj do kaloje goxha peripeci gjate kësaj dite. Shpesh mund te ndiheni keq dhe te brengosur ngaqë partneri nuk ju ka kushtuar shume rëndësi. Beqaret do jene mjaft sensuale dhe do dine te joshin çdo person qe do pëlqejnë. Jeta për ta do filloje te ndryshoje për mire. Për financat ambienti yjor nuk do jete i mire. Do ndiheni shpesh ne momente delikate.

DEMI21. prill – 21. maj

Dite shume e paqëndrueshme ka për te qene kjo e sotmja për te dashuruarit. Shpesh do gjendeni ne vështirësi te mëdha dhe nuk do mbusheni dot me fryme kollaj. Beqaret do kenë mundësi për dashuriçka kalimtare, por asnjë me shume sesa aq. Ne planin financiar do përballeni me surpriza. Gjendja do përmirësohet papritur dhe do mbeteni me goje hapur.

BINJAKET 22. maj – 21. qershor

Te dashuruarit do jene te arsyeshëm dhe do dine si ta mbajnë pas vetes atë qe dashurojnë. Jeta për ta do jete mjaft e këndshme. Beqaret do tërhiqen shume nga disa persona qe ne fakt nuk janë shume te përshtatshëm për ta. Me mire te mos hedhin hapa sepse do gabojnë. Financat kane për te qene me te mire se kurrë me pare dhe do ju dalin paratë edhe për te bere disa investime.

GAFORRJA 22. qershor – 22. korrik

Nëse keni një lidhje do kaloni një dite te mrekullueshme sot e te mbushur me emocione te forta. Mes jush dhe partnerit nuk ka për te ndodhur asgjë e keqe. Ata qe janë vetëm duhet te bëjnë edhe pak durim sepse gjerat nuk do ju ndodhin ashtu si kane ëndërruar. Sektori i financave do mbetet i trazuar edhe për disa kohe. Verifikoni me kujdes çdo gjë para se te bëni ndonjë investim.

LUANI 23. korrik – 22. gusht

Dite shume animuar ka për te qene kjo e sotmja për gjithë ata qe janë ne një lidhje. Emocionet ne çift do jene te forta dhe sytë di marrin një tjetër shkëlqim. Beqaret gjithashtu do jene me fat dhe mund te realizojnë disa nga takimet me te bukura qe kane ëndërruar ndonjëherë. Financat nuk do jene te shkëlqyera, por shume me te qëndrueshme se disa dite me pare.

VIRGJERESHA 23. gusht – 23. shtator

Nuk do jeni me humor shume te mire gjate kësaj dite dhe shpesh mund te futeni ne debate te forta me partnerin. Po nuk toleruat nga pak mundet te keni edhe probleme me serioze. Beqaret nuk duhet te dalin me te parin qe do i ftoje sepse jeta nuk është fushe me lule ashtu siç mund te duket. Për financat nuk do keni asgjë për çfarë te ankoheni. Përfitoni për te bere edhe ndonjë investim.

PESHORJA 24. shtator – 23. tetor

Për te dashuruarit ka për te qene një dite goxha e vështirë. Do gjendeni përballë sfidave dhe marrjes se disa vendimeve delikate kështu qe me shume do ju pushtoje ankthi sesa do jeni te qete. Beqaret do përjetojnë ndjesi shume te forta për disa persona te njohur prej kohës, por qe nuk kishin pare asnjëherë me sy tjetër. Ne planin financiar do kryeni transaksione e investime pa ju dridhur dora.

AKREPI 24. tetor – 22. nëntor

Pasioni ne çift do jete vullkanik gjate gjithë kësaj dite dhe emocionet do jene te papërshkrueshme. Ne çdo çast do mendoni sikur jeni neper ëndrra fantastike. Beqaret duhet te tregohen te qete dhe te duruar nëse duan te gjejnë personin ideal. Sot do kenë vetëm disa njohje. Sektori financiar nuk do ketë as vështirësi, por as nuk do jete ne gjendje te shkëlqyer.

SHIGJETARI 23. nëntor – 21. dhjetor

Nëse jeni ne një lidhje mundohuni t’i qëndroni sa me besnike partnerit sepse nëse ai ve re diçka mund te marre vendim te menjëhershëm për ndarje. Beqaret nuk do kenë një dite me fat dhe do vazhdojnë te mbeten me statusin qe kane pasur. Sektori i financave, për fatin tuaj te madh, ka për te qene i jashtëzakonshëm. Mund te merrni një trashëgimi ose një shpërblim nga puna.

BRICJAPI 22. dhjetor – 20. janar

Dite shume e mire ka për te qene kjo e sotmja për ta dashuruarit. Sytë do ju shkëlqejnë gjithë kohës nga gëzimi dhe çdo çast do jete emocionues. Beqaret do kenë një komunikim me te mire me disa kolege pune dhe me njërin ne veçanti do ndihen me rehat se me këdo tjetër. Ne planin financiar mund te keni disa tronditje te vogla, por asgjë alarmante dhe shqetësuese.

UJORI 21. janar – 19. shkurt

Dite shume e qëndrueshme dhe e bukur do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Pranë partnerit do ndiheni për mrekulli dhe do dashuroheni ne çdo moment pa dorashka. Beqaret nuk do kenë as kohe te reflektojnë dhe do hedhin hapa pa u menduar gjate. Disa do dalin te fituar, por disa mund te gabojnë. Për financat yjet nuk do kenë ndikim shume pozitiv kështu qe here pas here mund te gjendeni ne vështirësi.

PESHQIT 20. shkurt – 20. mars

Nëse doni qe gjerat te rregullohen mes jush dhe partnerit sot, mundohuni ta ndryshoni pak sjelljen dhe te mos tregoheni me aq kokëfortë sa me pare. Me tolerance dhe mirëkuptim gjithçka do ndryshoje për mire. Beqaret do kenë ndryshime radikale ne jetën e tyre dhe emocionet do shumëfishohen. Për te ardhurat duhet t’ua vini veshin këshillave te miqve.





Lajmet e fundit nga