web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Basha propozon paketë për rimëkëmbjen e biznesit/ Të ndalojmë “dimrin ekonomik”

9 Dhjetor 2019, 13:40, Politikë CNA

Kryetari i PD, Lulzim Basha shprehet se tërmeti i 26 nëntorit ka shkaktuar dëme të mëdha në ekonominë e Durrësit dhe zonave të tjera.

Sipas Bashës, mijëra vende pune, biznesi i vogël dhe ekonomia prodhuese janë nën presion.

Kryedemokrati thotë se njësitë e hoteleri-turizmit përballen me rënie konsumi dhe i tremben reduktimit apo anulimit të prenotimeve.

?Për të ndalur futjen e Durrësit në një “dimër ekonomik” me pasoja të rënda sociale që do të vinin nga reduktimi i numrit të të punësuarve, ulja e pagave të punonjësve dhe mbyllja e bizneseve, për të mundësuar një rigjenerim të ekonomisë prodhuese, shërbimeve dhe biznesit të vogël në zonat e dëmtuara, propozojmë këtë paketë të thjeshtë dhe realiste?, shkruan Basha./CNA.al





Lajmet e fundit nga