Braho “shuplakë” politikës: Më vjen mirë që SPAK është i papëlqyer nga të dyja kahet
Kreu i SPAK, Klodjan Braho i ka dhënë një shuplakë politik...
Kreu i SPAK, Klodjan Braho i ka dhënë një shuplakë politik...
Opozita nuk ka shumë gjëra në dorë në situata të tilla. Nuk ka në dorë mekanizma financiarë. Nuk ka në dorë institucione që mund të bëhen efiçente për situatën. Në këtë situatë dramatike të opozitës sonë, që nuk është as në pushtet lokal, as në Parlament, nuk ka as përfaqësim formal politik, që mund ta vinte në lëvizje.
Ndaj qëndrimi normal i një politikani në këto kushte, merr më tepër vlerë. Nuk është pak të sillesh si njeri normal.
Lulzim Basha po përpiqet të bëjë diferencën me liderët e tjerë të opozitës së vjetër në këto ditë të vështira për vendin. Ndryshe nga përpjekjet për të minuar situatën, edhe ashtu të brishtë, ai është shafqur në publik në detyrën e një një lideri politik, për t?i bërë qytetarët të ndjehen të mbështetur nga të gjitha palët.
E vendosur kjo në një kontekst shumë agresiv të disa qëndrave të opozitës, sidomos Berishës e Metës, qëndrimi i Bashës është në kontrast të thellë me ta dhe bën diferencën.
Vizitat në Thumanë apo në spitalin e Durrësit dhe paraqitjet e tij publike, përcjellin përgjegjshmëri dhe pozitivitet.
Ndryshe nga presidenti, që në daljen e parë tek dera e spitalit të Traumës ishte i mërzitur që ne nuk e besuam që do binte tërmet, dhe jo që njerëzit po vdisnin, apo Berishës, që ka ?zbuluar? se tërmetin e ka shkatuar Edi Rama, pasi ka betonuar me 300 trajlera Gjirin e Lalzit tek një vend i quajtur ?Syri i Kuçedrës?, për të shkaktuar tërmet, Lulzim Basha nuk ka rrëshqit në këto marrëzi.
Fusha e minuar e menaxhimit të tragjedisë ka çdo sekondë rreziqe të mëdha. Aty nuk ka vetëm vullnetarë të përgjegjshëm, apo njësi qeveritare që menaxhojnë. Në ato fusha janë vërsulur edhe plot batakçinj e sharlatanë, njerëz që duan të bëhen të njohur se çojnë një batanije apo dy bebelina, mitomanë e delirantë që mendojnë se ka ardhur dita të shfaqen si shpëtimtarë të kombit, duke bërë më shumë rrëmujë e duke ngjallur më shumë dyshime, se sa besim.
Beteja heroike e gazetarëve dhe reporterëve shqiptarë që raportojnë 24 orë nga gërmadhat, prishet shpesh nga ndonjë pronar i neveritshëm, që kënaqet më shumë kur terrorizon njerëzit, se sa kur informon për hallet e tyre.
Por nuk ka katastrofë që i shmang dot këto fenomene. Ndodhin kudo dhe kurdo. E rëndësishme është t?i izolosh dhe të vazhdosh përpara.
Ndaj kur Lulzim Basha sillet si njeri realist, kur e kupton se ata njerëz sot nuk e kanë mendjen tek Edi Rama apo Luzlim Basha, por tek halli që i ka zënë, ai zë vend më shumë se ata të tjerët.
Qëndrimi i Lulzim Bashës merr më shumë vlerë, jo se distancohet prej tyre, por tregon fuqinë që ka për të vepruar me realizëm dhe jashtë psikopatisë politike të liderëve të vjetër të politikës, që mendojnë se çdo e keqe që vjen për popullin, qoftë dhe nga Zoti, vjen për të mirë të tyre.
Kjo është një fatkeqësi natyrore që do ketë pasoja afatgjata për Shqipërinë. Dhe jo vetëm financiare. Kjo fatkeqësi do të duhet të na riformatojë si shoqëri, duhet të na hapë një axhendë të re të zhvillimit urban, të standarteve të sigurisë dhe nevojës ulëritëse për njësi speciale të trajnuara dhe të mirëpajisura për fatkeqësi natyrore.
Kjo është një axhendë që tejkalon mandatet e një qeverie dhe duhet të jetë objektiv kombëtar. Fatkeqësia nuk mbaron kur mbarojnë goditjet e tërmetit. Ajo tamam tamam, atëhere fillon.
Ata mijëra njerëz të mbetur pa shtëpi e punë, duhet të ri-integrohen në jetë. Dhe kjo do të jetë një betejë afatgjate, ku do ketë plot kohë dhe mundësi për të bërë dhe politikë.
Guximi dhe qetësia për t?i parë në sy problemet që shkaktoi dhe do të vazhdojë të shkaktojë kjo tragjedi na e bëjnë më të lehtë të nesërmen e përsëritjes së saj.
Kjo nuk është një paqe politike mes opozitës dhe qeverisë, por një dënim i përbashkët ndaj tyre, për të mbajtur shënim njësoj, atë që po ndodh për fajin e të gjithëve.
Ndjehesh mirë kur shikon se lideri i opozitës e ka kuptuar këtë dhe të duket se të përfaqëson dhe ty në këto ditë të vështira për të gjithë.
Përjashto ata që u duken ditë feste, pasi mendojnë që tërmeti ka shembur qeverinë, dhe jo jetën dhe pasuritë e qytetarëve.
Në 48 orët e para të tragjedisë, pothuajse të gjithë e ndalë...
Nga Ilir Levonja* Nuk kam fjalë ta risjell se çfarë ndjeva, ...
Numri më i madh i viktimave u shkaktua në dy pallate të kalb...
Një tragjedi, një fatkeqësi natyrore, mbi 30 të vdekur, rret...
Nga Nini Dede*– Zoti i ndihmofte shqiptaret ! Bekime per cd...
Nga Enkel DemiArritëm ta çelim transmetimin në orën 05.02 në...
Pak më parë, nëpërmjet një konference shtypi të mbajtur në a...
Sot në daljen e tij publike të radhës, Presidenti i Republik...
Nga Ilir Levonja– Nuk e di përse cave u duket kaq vulgare th...
Nuk ka nevojë fare të zihemi me njëri-tjetrin, se kush është...
Publicisti Mustafa Nano, në librin e tij të fundit “Si e kam...
Asgjë nuk mund t’i ndodhë më as Shqipërisë dhe as bashkimit ...
Mediat dje dhe sot, raportuan me foto një udhëtim të kreut t...
Vini re sa të organizuar janë në spontanitetin dhe kaosin e ...
Pakkush e kujton pamjen klasike e të riut të djeshëm nën reg...
Shpesh në grupet politike dhe në media diskutohet se kush e ...
Këto 6 vite që ka mbetur në opozitë, Lulzim Basha fluturon ç...
Ajo ç’ka ka ndodhur ditët e fundit (si vazhdimësi e viteve t...
Presidenti i Republikës duhet falenderuar sinqerisht që na e...
Nga Ilir Levonja* Mbrëmë vonë dëgjova në një kanal televiziv...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...