“Vetëm një i leshtë mendon që protesta nuk është e manipuluar”/ Spaho: Shqipëria drejt destabilizimit politik
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka f...
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka f...
Nga Ilir Levonja
* Nuk kam fjalë ta risjell se çfarë ndjeva, se nga erdhën ato gulçe gjoksi kur dëgjova zërin e një zonje nga Peja, e mira po luftonte me kancerin, këtë virozë shekullore që po na bren për së gjalli. E bukura ajo jepte 50 euro në ndihmë të të dëmtuarve në Shqipëri. Ishte pensioniste, vlera monetare mujore që merrte qe 75 euro, ajo jepte 50. Kërkonte medoemos të ndihmonte Shqipërinë, nevojtarët, ata që zemërdridhur nuk i zinte syri pikën e gjumit. Bash atë fije fryme thellova e thashë para ekranit se as kanceri nuk po na mund dot, as kanceri nuk po na ndanë dot. Megjithatë na ka ndarë e mundur, na ka vënë përtokë politika, vemja e ndyrë.
Nuk e di se si ta shpjegoj këtë mospërputhje shekujsh mes esnafit dhe njerëzve a shoqërisë sonë? Por një gjë është e qartë që informaliteti i deritanishëm qeverisës dëshmoi se sa i pamundur është një shtet i korruptuar jo vetëm ekonomikisht e ushtarakisht por edhe shpirtërisht. Nuk i kushtonte asgjë duke filluar nga presidenti, kryeministri, kryetari i opozitës të ishin ulur bashkë në gjendje emergjence për të dhënë një mesazh bashkëkohor atë të bashkëjetesës dhe bashkëpunimit. Të jeni të bindur se dhimbja do të dobësohej me okë. Por nuk e bën, thumbojnë njëri-tjetrin megjithëse dështimi është pronë e tyre.
Ta shpif kur shikon se si një kryeministër kërcënon publikisht mediat që sipas tij keq informojnë. Kanë nga një jetë vet që keq informojnë e keq qeverisin dhe nuk i ka kapur asnjë lloj bir ligji, egjithatë kërcënojnë. Ka kaq vjet që bën si i do mender bytha e megjithatë asnjë fije floku nuk i është prekur. Eshtë kohë paniku dhe një qeveritar i korruptuar nuk e kupton dot se i çfarë rëndësie është një apartament i blerë me gjakun e fëmijës emigrant, një apartament të cilit i ka fluturuar faqja e murit dhe ka mbetur ashtu gërmadhë. Nuk ka si ta kuptojnë se nuk e kanë këtë përvojë. Përvoja e tyre është tjetër, ajo e kopjativit që e bën 3-shin 8 dhe se ka problem të të blej një apo dy apartamente. Nuk e ka përvojën e gjakut të dhënë, por të shushunjës që pi gjak. Nuk janë paratë e tia, janë të buxhetit, baxhellos ku nuk ka mbetur gojë shtetari pa u pështymosur. Mirëpo shefi i qeverisë kërcënon dhe u tregon gishtin atyre që tashmë prej ditësh rrinë aty e nuk mund të largohen. I do ekranet të pohojnë çfarë do ai.
Megjithëse nuk e kupton dot atë që ka fjetur përjashta, nuk ka mundur të bëjë dush si ai, nuk ka ngërënë mëngjes të ngrohtë si ai, por ka dërrmuar trutë gjithë natën duke kalkuluar se çfarë do bëj me plasaritjet, me gërmadhat, me të humburit etj. Të thotë supe mbledhur se nuk ka ardhur kërkush të më pyesi. Kush të më thotë se do e ruajmë ne. Kërkush të më thotë që është e pabanueshme ose e banueshme dhe unë të filloj ta meremetoj vet, etj. Pastaj atë refrenin e të të lëshuarit shqiptar që dhëntë Zoti e qeveri vë dorë, edhe pse e di se qeveria e tij nuk as Zot as fe.
Në fakt ai informaliteti 30 vjeçar nxorri blof një shtet të kalbur që kurrë nuk e kuptoj demokracinë si bashkëpunim dhe balancim pushteti, por një Un kokëfortë që vetëm do t’i shkoj e tija. Se nëse sot do ishin të gjithë të unifikuar, i gjithë faktori politik, me siguri që dhe grupet e shërbimeve civile do ishin më të shumta. Sepse nuk ka asnjë diksutim që edhe mes forcave politike opozitare, brenda apo jashtë parlamentit ka me shumicë specialistë a vullnetarë që duan të angazhohen. Por askush nga njëshat nuk e hedh hapin, askush. Në distancë shpallin dhimbje me ca fytyra fallco dhe fjalë thumbuese karshi njëri-tjetrit. Nga ana tjetër, tjetër gjë ndodh mes shqiptarëve, vrapojnë t’i ofrojnë diçka njëri-tjetrit, nuk kanë mëri, nuk kanë zemërata, nuk kanë kokat mënjanë, japin edhe në frymën e fundit.
Numri më i madh i viktimave u shkaktua në dy pallate të kalb...
Një tragjedi, një fatkeqësi natyrore, mbi 30 të vdekur, rret...
Nga Nini Dede*– Zoti i ndihmofte shqiptaret ! Bekime per cd...
Nga Enkel DemiArritëm ta çelim transmetimin në orën 05.02 në...
Pak më parë, nëpërmjet një konference shtypi të mbajtur në a...
Sot në daljen e tij publike të radhës, Presidenti i Republik...
Nga Ilir Levonja– Nuk e di përse cave u duket kaq vulgare th...
Nuk ka nevojë fare të zihemi me njëri-tjetrin, se kush është...
Publicisti Mustafa Nano, në librin e tij të fundit “Si e kam...
Asgjë nuk mund t’i ndodhë më as Shqipërisë dhe as bashkimit ...
Mediat dje dhe sot, raportuan me foto një udhëtim të kreut t...
Vini re sa të organizuar janë në spontanitetin dhe kaosin e ...
Pakkush e kujton pamjen klasike e të riut të djeshëm nën reg...
Shpesh në grupet politike dhe në media diskutohet se kush e ...
Këto 6 vite që ka mbetur në opozitë, Lulzim Basha fluturon ç...
Ajo ç’ka ka ndodhur ditët e fundit (si vazhdimësi e viteve t...
Presidenti i Republikës duhet falenderuar sinqerisht që na e...
Nga Ilir Levonja* Mbrëmë vonë dëgjova në një kanal televiziv...
Agjenda e konferencës mbarëkombëtare që do të mbahet më 25 n...
Nga Nora Malaj – “Vetëm ata që kanë guximin për të shkruar f...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...